Arjoni i ‘Për’puthen’ i ka befasuar ndjekësit e tij, teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto intime nga shtrati me njërën nga konkurrentet. Bëhet fjalë për Anën, me të cilën më herët ka patur edhe takime me të. Por kohët e fundit duket se raporti i tyre nuk është si më parë.
Kujtojmë këtu një pjesë kur Arjoni i dhuroi një trëndafil Teas, për t’i kërkuar falje për sjelljen e tij, ndërsa po në atë moment përkëdheli Anën në faqe.
Arjoni ka publikuar foto nga shtrati. Në fotot e publikuara, Arjoni shkruan: “Datën dhe arsyen pse i publikova, do t’i them në një moment të dytë. Pantera, zgjohu se do ikim te puntata”.