Edhe kompozitori Gazmend Mullahi nuk ka qëndruar indiferent ndaj festivalit të fundvitit. Në një status të gjatë, ai shkruan se askush nuk vë gishtin në plagë, se kjo gjendje vjen si rezultat i mungesës së një stafi profesionistësh.
Për ti dhënë fund kësaj përplasje të madhe, që ende po gëlon në rrjetet sociale, ai e vë theksin tek organizimi. Gazmend Mullahi ka kërkuar që në krye të jetë një staf artistik serioz, të aftë profesionistë, të ndershëm dhe transparent.
Kompozitori Mullahi ka shprehur kërkesën që të punohet me mjaft seriozitet për muzikën shqiptare. Më tej ai shprehet se orkestra e RTSH dhe Radio Televizioni Publik duhet ta këtë obligim të misionit të saj zhvillimin e kulturës muzikore shqiptare, dhe jo vetëm në gjininë e këngës.
Statusi
Ca fjale ne mbyllje per Festivalin e kenges te ketij fund viti ….
…..Nje zhurme e papare si kurre me pare e ndodhur para e prapa Festivalit te kenges se 58 te kenges ne RTSH. Ne rrjete sociale dhe portale mbushur me mllefe e kritika here te vlefshme e here te fryra e te egzagjeruara , here nihiliste , xhelozira e hatermbetje. Pak fjale madje fare pak per fituesen kengetare te ketij eventi, e cila aktualisht ndodhet ne mes te kesaj gare drejt finales jasht vendit. Nuk e njoh, se kisha degjuar me pare, nuk e di as saktesisht se cilat jane vlerat e saj reale ne vokal pasi shume gjera edhe i paragjykoj nese kendon realisht apo eshte ne play- back pavaresisht se i besoj rekomandimit plot kompetence dhe siguri te artististes se njohur, kosovares Adelina Ismajli qe shprehet mesuperlativa per te. Por thene te verteten jam i befasuar dhe se kuptoj dot kur epiqendra e ketij debati qendron se perse doli fitues nje kompozitor jo “citizen” kur ky emer eshte prej shume vitesh prezent ne keto aktivitete te ketij rrangu. Jam i bindur se po te mos ishte fitues as qe ngrihej ky problem tufan.
Me vjen fare keq se askush nuk ve gishtin ne plage se kjo gjendje e kenges shqiptare dhe si rezultat i zbehjes festivalit elitar te kenges ne RTSH eshte mungesa e nje stafi profesionistesh, te ndershem , serioze dhe te devotshem si dhe “seriozitetit” personave drejtues qe kane ne dore “çelsat” e kesaj ndermarjeje te madhe.
“Patriotizem i madh” ka shperthyer vene ne goje emrash te nderuar qe kam dhe ushqej respekt . “Tradheti e madhe” , dikush shkon thelle e me thelle dhe thote se keto jane tendenca te kurdisura dipllomatike e me the e te thashe …gjepura.
Personalisht do e konsideroja kontribut dhe nder qe nje kompozitor maqedonas na afron me bujari nje kenge te bukur me tingellim shqip , per nje kengetare shqiptare dhe qe kendohet shqip. Edhe ky kompozitor i vendosur ne rresht si shume kompozitore te tjere shqiptare eshte perzgjedhur drejt . E çi beri , çfar frike, çfar infeksioni semundjeje solli pjesmarrja e tij ne festivalin tone ? Çlloj “diversati” ishte ky , çi beri festivalit ? Pervec se ngjalli xhelozi dhe smire si dhe thirrje te nenzëshme qe buçet fort: “Tunduni e shkunduni o kompozitore shqiptare dhe vleresojeni seriozisht kete shans dhe mundesi qe keni “ ! Asgje me shume nuk kerkoi .
As e kam njohur , as ja kam ditur vlerat e as profesionin apo portretin. Kurre se kam takuar ne jete.
Me sa kam ndjekur edhe per gjate viteve ky autor ka qene i mireseardhur madje goxha kontribues me modelin e tij profesional dhe njekohesisht krejt modest pa kerkuar dhe pretenduar asgje, madje i propozuar nga ndonje nga pjestaret drejtues kryesor administrativ apo artistik.
Car u be ? U demtua morali i larte , u cenua integriteti, u shemb bota ?
Une nuk e di nese eshte mire apo keq dhe a nese eshte zgjidhja e mire apo jo, por di te them se eshte dhe konsideruar nder qe afrohen per te bashkepunuar madje kontribuar krijues te huaj kompozitore edhe poete po te jete e mundur per kengen shqipe.
Por eshte nje kenaqesi e jashtezakoneshme dhe e pamate kur shikon te huaj qe kendojne kengen shqipe madje nga ato me te veshtirat polifonike sic eshte nje iterpretim brilant i nje grupi studentesh franceze qe kendojne kengen “Janines ci pane syte” . Apo grupit artistik qe kane krijuar Merita Halili ne USA prej 60 -70 amerikane safi te cilet kendojne kenge shqiptare. ( Videot e tyre jane virale ne youtube ) etj etj..mund te permend dhe shume raste te tjere qe interpretohet e perhapur kenga shqiptare dhe e perpunuar nga te huaj qe nga lindja e perendim .
U anatemua gati ne gijotine dhe sa nuk u quajt “armik” e “tradhetar” Thoma Gellci per kete “katraure”qe krijoi lloj-lloj epitetesh i dhane dhe mori i gjori drejtor e gjithe kjo sepse lejoi pjesmarrjen dhe kontributin qe jep nje krijues mik dhe dashamires pa interes i kenges sone. Po a e dini o miq se kompozitori i kryekenges shqiptare, Hymnit tone kombetar eshte Rumun dhe mund te them se eshte nje nga hymnet me te bukur ne bote , konsiderate kjo jo vetem sentimentalisht. Dhe kjo do jete e do qendroje sa jeta , nuk u arrit dhe sdo arrije kurre te zevendesohe megjithe perpjekjet disa here dhe te sforcuara.
As më kryediktatori “ bablok” ska qelluar te jete kaq i ngurte, kaq strikt e ”patriot” sa qe te mos lejonte te xhirohej filmi “Skenderbeu” per kryeheroin tone legjendar dhe kryeemblema jone kombetare me aktor Sovjetik !?!?!
Apo plot raste te tjera te cilat spo i ve ne rradhe….
Jepini doren dhe pershendeteni kete kompozitor dhe ne rradhe te pare jepini mbeshtetje dhe inkurajim kengetares se re plot siguri, shprese dhe te ardhme.
Nese doni qe te vitin tjeter te mos kete te tilla perplasje dhe te kete shperqendrim nga kryesorja le te filloje riorganizimi duke filluar pune qe neser por nga “A-ja” !
Nje staf artistik serioz, te afte profesionistesh , te ndershem dhe transparent dhe jo delenxhij dhe matrapaze.
Orkestra te rikthehet ne funksionin e saj asgje me shume se ne te meparshmin duke hequr dore nga mashtrimi alla “live” !
Dridhem dhe skuqem vertete kur shoh akoma ne transmetim televiziv me ze dhe figure akoma dhe sot dirigjentin legjendar Ferdinant Deda ne disa nga festivalet e ideuar nga drejtoret e shumte artistike e meparshem qe katapultoheshin sipas “ererave” qe frynin , qe me ndjenjen e nje mjerani “drejton” duke levizur duart ne boshllek me kufje ne play-back nje orkester te plote autoritare ne figure por me tingujt e nje tastiere elektronike si sound.
Hiqeni keto nga transmetimi se eshte vertete diskredituese, sa qesharake aq dhe turp.
Nje vit me vone atij nuk i pranonin me kenget si dhe shume te tjereve titullare , kontribues, mjeshtra te ketij zhanri si të…. jasht mode dhe te vjeter, dhe pak me vone….e nxoren dhe ne pension se “doli teper” dhe slinte nevoja per dirigjent , kete pune e “benin dhe vete kushdo “drejtues artistik”. kokorrosh qe “i ben te gjitha” !
Sot salla e orkestres mban emrin e tij.
Si perfundim do deshiroja me zemer , sepse akoma besoj dhe kam nostalgjine e nje pune te sinqerte dhe plot idealizem jo vetem nga une por dhe te tjere te devotshem per te kontribuar ketij institucioni.
Te punohet seriozisht per muziken shqiptare ne pergjithesi. Orkestra Legjendate e RTSH dhe Radio Televizioni Publik duhet ta kete obligim te misionit te saj zhvillimin e kultures muzikore shqiptare dhe jo vetem ne gjinine e kenges e cila padrejtesisht eshte minimizuar si produkt i ketij institucioni gati 99%.
Veprat sinfonike te reja nga krijues shqiptare mungojne pothuaj ne masen 100% ne cdo koncert ( Ja qe ka dhe kompozitore te huaj qe “kontribuojne” pa u ndjere dhe pa pretenduar gje )
Pasojeni diku tjeter “Kengen Europiane” le te dale nga tjeter organizem apo televizion tjeter.
Nuk pati ndonje vlere apo te perfitoje rritja cilesore e kenges ne vecanti, apo ndonje jehone te madhe propagandistike “marketingu” politik , perkundrazi. Pervec se ka krijuar nje “Pauza vacance turistike me flamur kraheve qe brohorisin” disave qe i bashkangjiten grupit, si dhe “gllaberon” edhe ca para nga buxheti i RTSH ne vend qe te perdoren per me shume eficienc ne krijimtari cilesore artistike.
Kjo kenge eshte “shkaktarja” me kryesore qe ka sjelle degradimin e kenges dhe tradites se mrekullueshme te arritur me aq sakrifice shqiptare.
Kjo kenge e krijuar me formatin e eurovizioninit ka “përzene” dhunshem interpretues me nje kariere te gjate e brilante akoma “in forma” per mospjesmarrje ne festivalin e Radios sepse “gjersia e gjoksit” dhe “gjatesija e kofshes” nuk perkon me “standartet e kerkuara”.
Riperseris dhe nje here opinionin tim pervec se disa kengeve te rregullta e normale pa ndonje çudi apo emocion extra, performanca ishte pika me e forte ne vend qe te ishin kenget dhe tekstet e tyre me misionin qe te mbushnin gjokset dhe zemrat dhe melodite e tyre e te zgjasnin edhe kur dilje nga salla ..
Skena, dritat, efektet skenike si dhe paraqitja plot rritem e talent (pavaresisht tensionit te madh sa qe here here “sforconte motorret” pa qene nevoja) e Moderatores ose asaj qe bente “Zonjen e shtepise” ne kete rast Alketa. Vajze te cilen se kam takuar kurre , por do e pergezoja fort duke i terhequr verejtjen per nje lapsus të rende dhe aspak te justifikuar ne deklarime preferencjale gjate ose pas konkurimit.
Uroj nga zemra dhe dua qe ky aktivitet te kete ngjitje dhe rezultate. Le te mos e zbehim kete aktivitet . Mundesite jane dhe njekohesisht luksin e madh qe kemi nje xhevair sic eshte Orkestra Sinfonike si dhe pervoja jo fort e paket aq e lakmueshme edhe per shume fqinj rreth e rrotull pa keto mundesi luksi.
Kengetares fituese te ketij edicioni uroj nga zemra fat dhe suksese ne vijim !
Dhe per mbyllje uroj nga zemra:
Suksese dhe pune te mbare me perkushtim e dinjitet kompozitoreve dhe autoreve artistike shqiptare perfshire kudo te ndodhur ne misionin fisnik te tyre ne evente te rendesishme te ketij kalibri.
Gezuar Vitin e Ri 2020!
Gazmend Mullahi
Kompozitor
“Mjeshter i madh”