Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandal/Si u bë me tokë 11-vjeçari nga Velipoja, që rezulton si “babai” i dy fëmijëve

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Skandal/Si u bë me tokë 11-vjeçari nga Velipoja, që rezulton si “babai” i dy fëmijëve

Drejtuesit e hipotekës treguan sot arsyen se perse është marrë vendimi për të pezulluar dhënien e dëshmive të pronësisë së tokave në bregdet, ku ka nisur edhe një kontroll. Në Velipojë një fëmijë 11 vjeç është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë që të përfitonte tokë nga Ligji 7501. Rasti është zbuluar nga hipotekat dhe po hetohet.

Skemat e mashtrimit për të përfituar tokë, nuk kanë kursyer as përdorimin e fëmijëve. Në Velipojë është zbuluar një rast që po hetohet kur një fëmijë vetëm 11 vjeç, është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë dhe ka përfituar tokë sipas ligjit 7501. Rasti është denoncuar nga drejtuesit e zyrës së hipotekës, të cilët janë duke bërë verifikime të gjendjes së pronave të tokave në bregdet

“Njësia administrative vendore ka marrë plotësuar dhe ka konfirmuar aktin e marrjes së tokës në pronësi për një persona që ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I njëjti minoren, pasi ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babit të tij ka përfituar edhe vetë si kryefamiljar. Ndërkohë që ka qenë vetëm 11 vjeç”, u shpreh Elion Selmanaj, drejtor i Përgjithshëm i ZRPP.

Top Channel mësoi se fëmijës vetëm 11 vjeç, në vitin 1992 i ishte nxjerrë certifikatë familjare dhe ai së bashku me tre anëtarë të familjes së tij merrte toke. Ndërkohë që i njëjti fëmijë, ishte përfitues toke sipas ligjit 7501 si pjesëtar i familjes që sipas ligjit quhej familje bujqësore, por këtë herë me kryefamiljar babain e tij.

Ky rast është nën hetim ndërkohë dhe nuk bëhen të ditura emrat e përfituesve, por ato janë së bashku me shumë raste të tjera të zbuluara nga kontrolli në zyrat e hipotekës. Në disa raste sipas drejtuesve të hipotekës palë janë bërë edhe vetë gjykatat.

“Këto gjetje do t’i referohen edhe task forcës së ngritur pranë kryeministrit dhe në përfundim të një hetimi të thelluar administrativ do t’u përcillen edhe të gjitha organeve ligjzbatuese”, thotë Elion Selmanaj.

Shtimi në mënyrë fiktive i sipërfaqes së tokës nëpërmjet vendimeve gjyqësore, apo edhe skema klasike e ndryshimit të zërave kadastrale, janë mënyrat e tjera të grabitjes së tokave në bregdet. Raste të ngjashme janë verifikuar në Rrogozhinë dhe Kavajë, ndërsa qeveria vendosi të pezullojë efektet e ligjit për ndarjen e tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore. Një Task-Forcë është duke punuar për të verifikuar të gjithë tokën një kilometër e gjysmë nga vija bregdetare.

Tags: babaibemerezultonSiSKANDALtokevelipojavjeçari

TË LIDHURA

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh
Aktualitet

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Next Post
Dokumenti/ Tarifa për “Rrugën e Kombit” u kërkua nga Berisha në 2011

Dokumenti/ Tarifa për “Rrugën e Kombit” u kërkua nga Berisha në 2011

(Video) Minibusi bie në lumë, humbin jetën 8 persona

(Video) Minibusi bie në lumë, humbin jetën 8 persona

Zbulohen viruset që luftojnë kancerin

Zbulohen viruset që luftojnë kancerin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh
Aktualitet

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

by mirseda
08:28 | 07/01/2026
0

Qarku i Elbasanit ka përjetuar gjatë orëve të natës reshje shiu sporadike dhe me intensitet të ulët,...

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

22:03 | 06/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com