Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal/Prokuroria e “bën” me djalë tjetër lezhjanin, fut familjen në sherr

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal/Prokuroria e “bën” me djalë tjetër lezhjanin, fut familjen në sherr

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “Fiks Fare” u ankua Preng Gjikolaj nga Lezha, i cili ishte akuzuar për mashtrim dhe i ishin bllokuar si prova, pasaporta dhe llogaritë bankare të tij.

Teksa Gjykata e Lartë e nxjerr të pafajshëm, Prokuroria nuk ia zhbllokon llogaritë dhe nuk i jep mjetin e identifikimit, pasaportën. Përveç të tjerash, Prokuroria e Lezhës i hap një konflikt familjar, duke i shtuar Prengës edhe një fëmijë tjetër.

Në vitin 2008, Gjykata e Lezhës e dënoi Preng Gjikolajn me 100 mijë lekë gjobë për akuzën e mashtrimit. Çështja më pas shkoi në Apel, ku u dënua me 400 mijë lekë. Por, qytetari nuk e la me kaq. Ai iu drejtua Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit, në vitin 2012 e shpalli të pafajshëm, duke urdhëruar mosekzekutimin e vendimit penal, pra të pagesës së gjobës.

Gjatë gjykimit, qytetarit iu sekuestrua pasaporta dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

“Kam shkuar disa herë në Prokurori dhe gjykatë, ku kam kërkuar që të zhbllokoj llogarinë bankare, por s’kam mundur. Në bankë rezultoj debitor me shumën prej 400 mijë lekësh. Nuk bëja dot asnjë veprim pasi më sekuestroheshin paratë, qoftë dhe të punës. Kam bërë ankesë tek Avokati i Popullit dhe ky i fundit i kërkoi informacion Prokurorisë së Lezhës”, u shpreh Gjikolaj.

Në përgjigje të Avokatit të Popullit, Prokuroria – sipas Preng Gjikolajt, – përveç vendimeve të gjykatave i kishte bashkëngjitur edhe materiale të tjera që i përkisnin qytetarit Florian Gjinkolaj. Dosje, e cila një kopje i shkon në shtëpi edhe Prengut.

“Më thonë se këtij personi i kanë sekuestruar një motor dhe kanë menduar se është djali im. Dokumenti është firmosur nga prokurori Gjergj Rudi dhe drejtuesi i Prokurorisë, Simon Pashuku. Këto materiale më vijnë në shtëpi dhe i shikon edhe bashkëshortja ime, e cila filloi të dyshonte se mos kam ndonjë djalë tjetër, pasi mosha e Florianit ishte afërsisht sa e djalit tim. Fillojnë debatet në shtëpi dhe deri më sot s’kam mundur t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur, prandaj kam kërkuar ndihmën e ‘Fiks Fare’”, u shpreh Preng Gjikolaj.

Fiks Fare ka bërë publike një bisedë të vetë qytetarit me Zyrën e Përmbarimit në Lezhë dhe me prokurorinë. Në prokurori atij i thanë se është një lapsus, ndërkohë në Zyrën e Përmbarimit qytetari rezulton të ketë një gjobë ndaj dhe i kanë lënë të bllokuar llogarinë bankare. Fiks Fare ju drejtua Prokurorisë së Lezhës. Drejtuesi z.Simon Pashuku bëri me dije se “bërja” me djalë e z.Gjikolaj ka qenë gabim. Ai tha se dokumentet janë vendosur gabim. Por ky nuk është i vetmi gabim i prokurorisë , tek urdhri i ekzekutimit të prokurorit Gjergj Rudi thuhet se Zyra Përmbarimore Lezhë duhet t’i kthejë qytetarit pasaportën, ndërkohë që pasaportën duhet ta kthente organi akuzës. Dhe kjo sipas kreut të Prokurorisë Lezhë është një “lapsus”.

“Fiks Fare” iu drejtua edhe Zyrës së Përmbarimit të Lezhës, ku drejtoresha Liza Çuni tha se pasaporta ka një vit në zyrën e Përmbarimit dhe nuk i është vënë në dispozicion qytetarit nga paraardhësit e saj, ndërsa për llogarinë, ajo tha se ka qenë bllokuar dhe e ka zhbllokuar vetëm pas këmbënguljes së emisionit “Fiks Fare”.

Ndërkohë që në kamerën e fshehtë, që ka bërë vet qytetari në zyrën përmbarimore, i thuhet se pasaportën e ka Prokuroria duke e sorollatur.

Pas këmbënguljes së “Fiks Fare”, qytetari Preng Gjikolaj arriti më në fund të marrë pasaportën. “Ju falënderoj, që më në fund pas kaq vitesh mora pasaportën dhe zgjidha sherrin në familje. Atë që s’e bënë institucionet, e bëtë ju”, përfundoi Gjikolaj./tch/

Tags: bëndjalefamiljenfutlezhjaninProkuroriasherrSKANDALtjeter

TË LIDHURA

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë
Politikë

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

19:57 | 27/11/2025
Osmani në Shkodër: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara drejt integrimit në BE
Politikë

Osmani në Shkodër: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara drejt integrimit në BE

18:04 | 27/11/2025
Next Post
Tahiri: Nuk më intereson nëse më vendosin prangat

Tahiri: Nuk më intereson nëse më vendosin prangat

Iniesta fillimisht refuzoi Barcelonën, por vizita në një park ujor ndryshoi gjithçka

Iniesta fillimisht refuzoi Barcelonën, por vizita në një park ujor ndryshoi gjithçka

Rama kërcënon bizneset: Do t’ju ul qepenin!

(Video) Dorëheqja e Tahirit/Rama: Humbje kohe që të merremi me llafe







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

by mirseda
20:32 | 27/11/2025
0

Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste...

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

19:57 | 27/11/2025
Spanjë, ish-ministri i Transportit, José Luis Ábalos, lihet në paraburgim i akuzuar për korrupsion

Spanjë, ish-ministri i Transportit, José Luis Ábalos, lihet në paraburgim i akuzuar për korrupsion

19:36 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com