E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Skandali me tenderat/Inxhinieri ‘fundos’ nipin e Sadri Abazit

Pas skandalit me dokumente flasë që përfshiu kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, reagon edhe

Inxhinieri i mjedisit Bekim Selmani ka reaguar menjëherë pas skandalit me dokumente flasë që përfshiu kompaninë e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

 Bashkia e Elbasanit deklaron se kjo kompani i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”.

Ndërkohë, në lajmin e bërë publik nga mediat përmendet edhe emri i shtetasit kosovar Bekim Selmani, si inxhinier mjedisi, i cili sipas bashkisë nuk ka diplomë për inxhinier mjedisi.

“Komunikat për media

Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më është keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijeninë time. Për përdorimin e diplomës time, keqpërdorimin e të dhënave personale, dhe keqpërdorim të dhënave personale në falsifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse. Dua të theksoj se unë që 4 vite jetoj dhe punoj jashtë Kosovës dhe të gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijeninë time. Me respekte Bekim Selmani” – shkruan Selmani në reagimin e tij.

Lexo edhe :   Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...

Liverpulit i kthehet mbrojtja, Virgil Van Dijk pas 9 muajsh pritet në fushë

Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk duket se do të kthehet në fushë këtë javë pas një ndërprerje nëntë mujore me një dëmtim serioz...

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të...