Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Skandali me radarët/Dy ministra i dhanë tenderat biznesmenit Karkini

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali me radarët/Dy ministra i dhanë tenderat biznesmenit Karkini

Dokumentet zyrtare të rrjedhura nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se mirëmbajtja e sistemit të radarëve detarë është një histori e mbushur me tenderë të dyshimtë dhe abuzime të mëdha financiare
Saga nis në vitin 2011, kur pas largimit të gjigantit amerikan “Lockheed Martin” në lojë hyn kompania shqiptare “Idea Tel” me administrator Idlir Karkinin. Në gusht të vitit 2011 komanda e forcave detare përmes një tenderi të sekret i jep kompanisë “Idea Tel” mirëmbajtjen e radarëve një periudhë 4 mujore deri në fund të vitit me vlerë 487 mijë dollarë.

Ndërkohë për 2010-ën, sistemi ishte mirëmbajtur nga “Locked Martin” për të gjithë vitin me vetëm 330 mijë dollarë. Kontrata me “Idea Tel” e forcave detare u gjet në shkelje nga një “Audit” i Ministrisë së Mbrojtës. Përveç shkeljeve financiare, kontrollet e mëvonshme për zbatimin e saj treguan se radarët nuk mirëmbaheshin siç duhej dhe disa prej tyre ishin jashtë funksionit.

Pas këtyre shkeljeve Ministria e Mbrojtjes e përjashtoi kompaninë nga pjesëmarrja në tenderin për radarët. Por “Idea Tel” rikthehet sërish në lojë në vitin 2013.

Në gusht të 2013-ës, kur kishin përfunduar zgjedhjet por ishte ende në pushtet qeveria e Partisë Demokratike, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një tjetër tender, këtë herë të hapur. Për mirëmbajtjen e radarëve dhe rivënien e tyre në gatishmëri të plotë me fond limit 560 mijë dollarë. Fituese u shpall kompania shqiptare “AR and TI”.

Por dy javë pas formimit të qeverisë, ish ministrja Mimi Kodheli e anuloi tenderin. Një muaj më vonë, qeveria miraton një vendim për ribërjen e tenderit, saktësisht me të njëjtin objekt, por fondi limit u rrit me 50 për qind nga 560 mijë dollarë në 850 mijë dollarë.

Tenderi sekret u bë pa garë, sipas një procedure ku ministria e mbrojtjes ftoi kompanitë e përzgjedhura nga vetë ajo që të bënin ofertë. Nga ftesat u përjashtua “Locked Martin” dhe tenderi u fitua pikërisht nga “Idea Tel” në një bashkëpunim të paqartë me italianen “Gem electronica”. Çmimi fitues rezultoi saktësisht sa fondi limit pra 850 mijë dollarë ose 50 për qind më i lartë nga tenderi i anuluar vetëm 4 muaj më parë. Ministria e Mbrojtjes jep pak të dhëna në lidhje me këtë kontratë sepse e klasifikon si sekret. Por ministrja Olta Xhaçka i tha “Top Ceno” se kontratën e ka me kompaninë italiane “Xhem electronica” edhe pse në të gjitha raportet e kontrollit rezulton vetëm emri i “Idea Tel” si partner në këtë tender.

Çështja e radarëve shpërtheu publikisht në vitin 2015 kur një “Audi”-t i KLSH gjeti se procedura ishte e paligjshme. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes duhet të bënte tender të hapur dhe të thërriste në garë kompaninë “Locked Martin”, e cila përveçse ndërtuesja e sistemit më parë e kishte mirëmbajtur atë për vetëm 220 mijë dollarë në vit.

Por rritja e kostos nuk ka qenë abuzimi I vetëm në tender sipas institucioneve shtetërore. Më vonë një raport kontrolli i AKEP gjeti se një pjesë e madhe e radarëve të instaluar nga “Idea Tel” funksiononin në frekuenca të pautorizuara. Ndërsa një “Audi”-t i vetë Ministrisë së Mbrojtjes gjeti se funksionimi i radarëve ishte problematik./Top Channel/

Tags: "radarët"biznesmenitdyi dhanëKarkiniministraskandalitenderat

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Video/Harrojeni Barcelonën, afrikanët dhurojnë “show” dhe turpërojnë kundërshtarin

Video/Harrojeni Barcelonën, afrikanët dhurojnë “show” dhe turpërojnë kundërshtarin

Dora Bakojani shuplakë Kotziasit: Po negocioni fshehurazi me Shqipërinë

Dora Bakojani shuplakë Kotziasit: Po negocioni fshehurazi me Shqipërinë

33-vjeçari tenton të përdhunojë baristen me bikini (Video)

33-vjeçari tenton të përdhunojë baristen me bikini (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com