Policia ka arrestuar dhe një tjetër person i cili dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.
Në pranga ka përfunduar Lekë Frroku, 57-vjeç, i cili është arrestuar në Rinas. Frroku po lëvizte me një automjet tip ML, ai njihet dhe si organizatori i skemës mashtuese. Arrestimi i këtij shtetasi bëhet në kuadër të operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun, një zonë shumë pak e shfrytëzuar.