Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandali i Fatmir Xhafajt/Basha: T’i arrestohet vëllai dhe të dorëhiqet!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali i Fatmir Xhafajt/Basha: T’i arrestohet vëllai dhe të dorëhiqet!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp duke theksuar se shqiptarët po kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajn. Duke iu referuar rastit të audio-përgjimit ku shfaqet i vëllai i ministrit të Brendshëm, i cili drejton trafikun e drogës , Basha kërkoi që Agron Xhafaj të arrestohet ndërsa vetë ministri të japë dorëheqjen dhe t’i nënshtrohet hetimeve sipas ligjit antimafia. 

“Shqiptarët kanë pritur prej një jave që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej. Agron Xhafaj ka zgjedhur të mbetet në arrati. Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe sipas ligjit antimafia pasuritë e Xhafajt t’u sekuestrohen. Xhafaj ka dalë kundër ligjit antimafia.  Fatmir Xhafaj është një nga kokat e trafikut të drogës. Nuk mund të kalojmë nga një ministër i Brendshëm, trafikant droge po tek një tjetër që mbron të vëllanë si trafikant droge. Kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt”, u shpreh Basha.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.

Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.

Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.

Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.

Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.

Fatmir Xhafaj ka mundesuar qe:

Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia

Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Fatmir Xhafaj është rasti I vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

 Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.

Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

TIRANA TODAY

Tags: arrestohetbashadorehiqetFatmir Xhafajtskandalivëllai

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
“Të dielën e dasmave, biri yt zgjodhi qiellin”, përlot shkrimtarja: Ky lajm, plumb…

“Mam, prova jote fillon tani!”, shkrimtarja rrëqeth me vargjet për të birin e ndjerë

Foto+Video/ “Ik q*** ore…”, Alket Rizai ofendime dhe kërcënime gjyqtarit grek

Foto+Video/ “Ik q*** ore…”, Alket Rizai ofendime dhe kërcënime gjyqtarit grek

Ushtari mysliman i mbushur me tatuazhe, po frikëson botën

Ushtari mysliman i mbushur me tatuazhe, po frikëson botën







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com