E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Skandali/ Dhunon avokaten, oficeri i dehur: Provokime, nuk e kam prekur

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku avokatja Orgesa Serani rrëfen se është dhunuar në ambientet e prokurorisë së këtij qyteti nga një Oficer i Policisë Gjyqësore, Martin Pali.

Avokatja i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan, duke treguar të gjithë ngjarjen e ndodhur më 22 Janar. Ajo thotë se është përballur me dhunë verbale dhe fizike prej tij, e kjo pasi i kishte kërkuar këtij të fundit një informacion lidhur me një klient që e përfaqësonte.

Avokatja shprehet se Pali shpesh është në gjendje të dehur në punë, dhe në ditën që ajo i ka kërkuar informacion, ai e ka nxjerrë zvarrë nga zyra.

Vetë Martin Pali, i pyetur nga “Stop”, e mohon të ketë ndodhur një incident i tillë, edhe pse avokatja u detyrua të merrte ndihmë mjekësore pas ngjarjes.

Por skandali po sfumohet nga Policia e Gjirokastrës, e cila nuk ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së korridorit hyrës të Prokurorisë, ku duket sesi OPGJ Martin Pali, ka nxjerrë zvarrë avokaten Orgesa Serani.

“Në dijeninë time, nuk janë marrë pamjet filmime, duke qenë se dhe vetë prokurori i rrethit, ka qenë prezent në momentet kur unë kam njoftuar policinë, dhe nuk i ka lejuar forcat e policisë të marrin pamje, duke favorizuar një oficer i cili shumicën e kohës është i dehur”.

“Stop” tregon vendndodhjen e kamerës brenda në Prokurori dhe informon dhe SHÇBA Gjirokastër, për të kontrolluar procedurën, që po ndjek Policia.

Nga drejtuesi i saj, gazetarit të emisionit investigativ, iu tha se policia duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat dhe duhet të sekuestrojë pamjet, për të zbardhur këtë skandal në institucionin e prokurorisë.

Gazetari: Nga kush u dhunuat?

Orgesa Serani: Nga OPGJ Martin Pali. Ditën e sotme jam drejtuar oficerit Martin Palit për të marrë një informacion lidhur me një klient të cilin unë e përfaqësoj, në cilësinë e avokates, për një kallëzim që kishte ushtruar klienti im. Nga ana e oficerit marr një përgjigje shumë arrogante, më thotë që duhet t’i drejtohem sekretarisë për të marrë informacion. Në atë moment i drejtohem sekretarisë. Në bisedë e sipër me sekretaren, të cilës po i kërkoja informacionin, ndërhyri përsëri oficeri Martin Pali, i cili doli nga zyra dhe filloi të bërtiste dhe të më ofendonte. Pasi mbarova bisedën me sekretaren, i drejtohem përsëri Palit dhe i them të ketë kujdes me komunikimin duke qenë se ndodhet në ambientet e një institucioni shtetërorë dhe nuk mund t’u drejtohet qytetarëve apo avokatëve në atë lloj forme.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Orgesa Serani: Më pas oficeri Martin Pali më shtyu, më goditi, dhe më nxori jashtë zyrës së tij për të mos më dhënë më informacion. Menjëherë pas incidentit telefonova policinë e Gjirokastrës. Pranë prokurorisë u paraqitën oficerët e policisë të cilët më shoqëruan në komisariat ku bëra dhe kallëzimin. Më pas iu drejtova ambienteve të spitalit ku mora mjekimin e nevojshëm, bëra disa injektime.

Pas deklaratës dhe ankesës së bërë nga avokatja Orgesa Serani, për të qenë transparent, gazetari i emisionit “Stop”, iu drejtua edhe oficerit Martin Pali për të marrë versionin e tij.

Gazetari: Ne kemi më shumë se 5 orë që presim panë prokurorisë së Gjirokastrës, por ai nuk është pranë vendit të tij të punës, dhe pse orari zyrtar i këtij OPGJ është nga ora 08:00 deri në 16:00… por ai duket se e ka braktisur sot detyrën.

Ndërkohë ajo, avokatja thotë se Pali shpesh është në gjendje të dehur gjatë orarit të punës.

“Shumicën e kohës është në gjendje të dehur, kam rastisur dhe në raste të tjera kur kam qenë me klientë, dhe ky oficer ka qenë në gjendje të  dehur”.

 (Gazetari telefonon Martin Palin)

Gazetari: Zoti Pali, përshëndetje.

OPGJ, Martin Pali: Përshëndetje…

Gazetari: Ka ndodhur një konflikt midis teje dhe një avokateje..

OPGJ, Martin Pali: Ëëëë…

Gazetari: Në ambientet e Prokurorisë Gjirokastër…

OPGJ, Martin Pali: Pooo…

Gazetari: Si qëndron e vërteta? Pse ka ndodhur ky konflikt? Kush është versioni juaj?

OPGJ, Pali Martin: Normalisht do kem kontakt, pooo…,do kem ndoshta pak atë ditë, e mësova më vonë, e mësova më vonë, po nuk e njihja fare. Jo, jo!

Gazetari: A mundemi të takohemi, ku ndodheni?

OPGJ, Martin Pali: Aktualisht jam larguar pak…

Një ditë më pas gazetari i “Stop”, është paraqitur sërish pranë ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës për t’u takuar me OPGJ.

Gazetari: Sipas informacioneve oficeri është diku në një lokal, dhe ne do të shkojmë që ta takojmë për t’i marrë versionin e tij, pse ka ndodhur ky incident.

(Gazetari e takon oficerin ndërsa ndodhej në makinën e tij.)

Gazetari: Ora është 09:00, kemi që në orën 08:00 që të presim tek Prokuroria por s’ke ardhur… po të të pyesim për incidentin. Të lutem.. pse e keni goditur avokaten?! Dy minuta more zotëri… tek puna? Ok…

Gazetari, pasi OPGJ i komunikoi se për incidentin do të flasin tek puna, ndjek lëvizjet me makinën e tij… i cili nuk drejtohet për në Prokurori.

(Pasi ndalon makinën)

Gazetari: Zoti Pali, na thatë te puna?! T’ju marrim një prononcim lidhur me incidentin që ka ndodhur ditën e djeshme.

OPGJ, Martin Pali: Po më thuaj, por unë kam dhënë një shpjegim në polici, është ngjarje e pavërtetë, e stisur totalisht, provokim i hapur…

Gazetari: Po ju e keni prekur me dorë, ne e kemi të filmuar…

OPGJ, Martin Pali: Nuk e kam prekur.

Gazetari: Po është kqyrur nga mjekët.

OPGJ, Martin Pali: Është këqyr por nuk e di, vazhdon punë policia. Vazhdon punë policia…

Gazetari: Ju e mohoni kategorikisht?

OPGJ, Martin Pali: Po po, nuk bëhet fjalë… kam 30 vjet punë.

Gazetari: Dyshohet në fakt, avokatja thotë që ju keni qenë në gjendje të dehur….

OPGJ, Martin Palit… (I merret goja)

Gazetari: Madje dhe ju ka filmuar pas incidentit duke pirë birra tek lokali përballë…

OPGJ, Martin Pali: Të lutem këto janë ofendime.

Gazetari: Jo ne i kemi të provuara.

OPGJ, Martin Pali: Ajo mund… në rregull pra, po kaloni s’ka gjë.

Gazetari: Si të kalojmë, po nuk lejohet të pish alkool në krye të detyrës.

OPGJ, Martin Pali: Nuk ka pirë kush alkool…

Pas komunikimit me Palin, gazetari është interesuar pranë Prokurorisë për të mësuar nëse janë marrë apo jo pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat ndodhen në korridorin e zyrës së OPGJ.

Gazetari: Si jeni?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko: Përshëndetje!

Gazetari: Genci Angjellari, i televizionit Klan i emisionit  “Stop” , në lidhje me këtë rastin, se kemi ardhur urgjent nga Tirana për këtë incidentin me avokaten. A i keni sekuestruar..?

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko:– Nuk prononcohem dot, të lutem!

Gazetari: Kamerat…

Shefi i krimeve, Dhurim Çeko – Janë veprime të…po po!

Gazetari: Janë sekuestruar ëëë …,ok! Faleminderit! Punë të mbarë!

Pas konfirmimit të marrë prej shefit të Krimeve, zotit Çeko, gazetari i “Stop” ka komunikuar edhe me shefin e SHÇBA-së, Vaso Kaculli.

Shefi i SHÇBA-së, Vaso Kalluci -Nuk kam informacion. Po në qoftë se është një çështje hetimore, duhet policia, duhet të veprojë në raport me atë.., detyrime ligjore, që ka procedura.

Tani na mbetet të presim përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e këtij incidenti të paprecedentë, brenda ambienteve të Prokurorisë së Gjirokastrës, ku dhunohet një avokate nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Martin Pali”.  /tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...