E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

S’ka sinjale radio, busullat ç’orientohen/ Çfarë ndodh në “Zona del Silencio”

Në shkretëtirën Çihuahuan në veri të Meksikës, ndodhet një zonë misterioze ku nuk funksionojnë sinjalet radio, dhe ku busullat rrotullohen jashtë kontrollit, kur vendosen në tokë pranë gurëve. Ajo quhet jo pa qëllim “Zona del Silencio” (Zona e Heshtjes).

Ajo ndodhet në Rezervatin e Biosferës Mapimi, një hapësirë ​​e madhe, kryesisht e pabanuar me një sipërfaqe thuajse 400.000 hektarë. “Kjo zonë është pasioni im”, thotë Benxhamin Palasios, teksa shëtisim nëpër zonë me një fuoristradë.

Palasios është rritur në qytezën Eskalon në shtetin e Çihuahuas, në periferi të Zonës, dhe tani zotëron një fermë ku vijnë njerëz të interesuar për UFO-t. Ndërsa depërtojmë në zemër të Zonës së Heshtjes, Palasios, një burrë karizmatik, e drejton mjetin në një shteg të shkretëtirës.

Në rrugën kryesore, vetëm disa km larg, sinjali i radios ishte shumë i qartë. Tani, ai kërkon për valë, por nuk gjen asnjë sinjal.

Kjo anomali besohet se shkaktohet nga depozitat nëntokësore të magnetit, si dhe mbetjet e meteoriteve të rëna nga qielli. Efektet e përgjithshme të Zonës (dhe madje edhe vendndodhja e saj) janë të diskutueshme. Por s’ka asnjë dyshim se Zona, që ndodhet në kufijtë e shteteve meksikane Çihuahua, Durango, dhe Koahuila, ka shumë aktiviteteve qiellore, përfshirë pretendojnë disa vizitat nga UFO-t dhe jashtëtokësorët.

Gjatë shekullit XX-të, meteoritë të mëdhenj ranë në jug të Çihuahuas afër Zonës së Heshtjes.

Madje 2 prej tyre ranë në të njëjtën fermë, njëri në vitin 1938, dhe tjetri në vitin 1954. Një meteor i tretë ra në vitin 1969 në Luginën Alende, pak më në perëndim të Zonës.

“Meteori  më zgjoi befas nga gjumi, dhe unë pashë një dritë verbuese. Njerëzit shumë larg nga këtu, panë dritën e fortë dhe dëgjuan zhurmën e jashtëzakonshme, që u shkatërroi dritaret e banesave. Ajo ngjarje, tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga e gjithë bota”, shprehet Palasios.

Kjo zonë e mori emrin që ka sot në vitin 1966, kur “Pemex”, kompania meksikane shtetërore e naftës, dërgoi një ekspeditë për të eksploruar zonën. Udhëheqësi i ekspeditës Augusto de la Pena, u irritua me problemet që kishte me radion e tij. Ishte ai, që e pagëzoi me emrin “Zona del Silencio”.

Kjo e shndërroi zonën në një vend që ngjalli shumë kureshti. Gjithsesi zona bëri bujë në mëdia më 11 korrik1970. Aty u rrëzua raketa “Athena”, e lëshuar nga një bazë e forcave ajrore amerikane në Grin River, Utah, si pjesë e një misioni shkencor për të studiuar atmosferën e sipërme të Tokës.

Raketa duhej të zbriste pranë Uajt Sends në Nju Mekiko. Në fakt, u rrëzua në qendër të Zonës së Heshtjes. Nga ai moment, Zona u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, dhe disa banorë vendas e panë atë një mundësi për të nxitur turizmin.

Verner Von Braun, shkencëtari i famshëm i raketave në kohën e Gjermanisë naziste, dhe që i ndihmoi amerikanët të ndërtojnë programin e tyre hapësinor, erdhi këtu për të hetuar në emër të SHBA-së. Ai u përshëndet në stacionin e trenit nga babai i Palasios, që asokohe ishte kryetari i bashkisë së Eskalon.

Von Braun kreu disa fluturime me një avion të vogël “Cessna”, për të konfirmuar vendin e përplasjes. Me ndihmën e 300 punëtorëve meksikanë, u ndërtua një linjë hekurudhore 16 kilometra e gjatë në të gjithë gjatësinë e shkretëtirës, deri në vendin e përplasjes.

Pastaj erdhi një ekip amerikanësh që nisi gërmimet. “Von Braun qëndroi këtu 28 ditë pas aksidentit. Amerikanët ndërtuan disa godina për fjetje, laboratorë, kuzhina, një spital të përkohshëm. Ata ndërtuan madje edhe një pistë avionësh, për t’i transportuar ngarkesat drejtpërdrejti në bazën e NASA-s në Hjuston. Edhe përmes linjës hekurudhore, ata morën me vete shumë tonë mbetje”, kujton Palasios.

Tani gjithçka i përket së shkuarës. Nuk ka asnjë edhe një dëshmi të raketës, që ishte e gjatë sa një godinë 5-katëshe, dhe peshonte 7 tonë, as të kraterit që shkaktoi përplasja, dhe as të linjës hekurudhore, apo ndonjë shenjë të ndonjërës prej strukturave të ngritura aty.

Rrëzimi i raketës ngjalli shumë interes për zonën, dhe disa vjet më vonë qeveria meksikane krijoi Rezervatin e Biosferës Mapimí. Ai ka një stacion studimi, ku vijnë shkencëtarë nga e gjithë bota, shumë prej të cilëve janë biologë në profesion, të tërhequr nga flora dhe fauna e pazakontë, përfshirë zvarranikun më të madh tokësor të Amerikës së Veriut, breshkën Goferus e kërcënuar nga zhdukja.

Miliona vjet më parë, Zona e Heshtjes ishte nën Detin Tetis, mbetjet e së cilit mund të shihen sot tek guaskat e detit të fosilizuara, dhe tek depozitimet mëdha të kripës. Sot, kripa nxirret nga punëtorët me lopata. Është një terren i vështirë, dhe jo një zonë ku turistët e huaj mund të shëtitin të vetëm.

Për breza të tërë, ka pasur shumë histori për brenda dhe përreth Zonës, për takime me qenie të çuditshme, drita të pazakonta në qiell, dhe një bollëk meteorësh që janë rrëzuar aty. Zakonisht, histori të tilla vijnë nga njerëz që jetojnë në fusha të largëta, apo nga të huaj që kanë humbur rrugën në shkretëtirë.

Njerëzit raportojnë se kanë parë topa të zjarrtë në qiell, dhe nganjëherë edhe flakë që rrokullisen anash maleve si gurë të mëdhenj të përflakur. “Në zonë ka shumë histori mbi alienë dhe objekte fluturuese të paidentifikuara”, thotë Geraldo Rivera, një zyrtar shtetëror, njëherazi investiguesi më i përkushtuar i UFO-ve në Çihuahua./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës...

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...