Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“S’ka pasur një infrastrukturë të mirëzhvilluar në Shqipëri”, Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e mirë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj. Të dy patën një konferencë për shtyp, ku shprehën vlerësimet e tyre për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Një ndër çështjet e diskutuara mes Presidentëve ishte edhe ajo e energjisë dhe gazit. Aliyev u shpreh se Azerbajxhani është gati të ndihmojë, për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

“Në të njëjtën kohë lidhur me infrastrukturën e gazit, vendi ynë kërkon ta ndihmojë për zhvillimin e saj në Shqipëri. Kemi folur për këto alternativa. Ka shumë ide. Deri më tani nuk ka pasur një infrastrukturë të mirëzhvilluar në Shqipëri. Azerbajxhani mund të marrë pjesë si investues në këtë fushë. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, u shpreh Presidenti i Azerbajxhanit.

Ai vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në projektin e TAP, dhe tha se gazsjellësi që kalon përmes Shqipërisë pritet ta dyfishojë kapacitetin për në Evropë deri në vitin 2027.

“Sigurisht ndaj pikëpamjen tuaj sa i takon fushave ekonomike dhe të industrisë për të pasur takimin e parë të grupit të përbashkët, sepse ka shumë çështje për të diskutuar. Kemi folur për bashkëpunimin tonë në fushën e gazit, si për arritjet që kemi përftuar po kështu edhe për punën që shtrihet përpara nesh.

Megjithatë mendoj që ka mundësi shumë të mira edhe në fusha të tjera dhe ndërveprimi midis kompanive shqiptare dhe azerbajxhanase, në turizëm, bujqësi në teknologjitë moderne e di që të gjitha këto fusha janë përparësi për të dy ne, kësisoj në këto fusha jam besimplotë që do të bëjmë hapa përpara vendimtare.

Sa i takon furnizimit me gaz, Azerbajxhani dhe Shqipëria janë anëtarë të projektit TAP dhe gjithashtu edhe në zbatimin e Korridorit Jugor të gazit, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses. Nën drejtimin tonë ka patur takim të këshillit të 1 mijë përfaqësuesve të gazit, ndërkohë që Shqipëria ka marrë pjesë në të gjitha takimet e këtij këshilli.

Aktualisht gazi natyror i Azerbajxhanit po i kontribuon sigurisë energjetike të Europës. Në këtë korrik patëm Komisionin mes BE dhe Azerbajxhanit. Nënshkruam memoranumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin strategjik dhe deri në 2027 mbështetur në këtë memorandum, kemi planin të dyfishojmë vëllimin e furnizimeve me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë. Depozitat tona të energjisë së gazit janë shumë të pasura”, u shpreh Aliyev.

Tags: gaziIlham AliyevPresidenti i Azerbajxhanitshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Pushimet brenda vendit, shqiptarët preferojnë gjysmën e vitit Korçën më pas Durrësin dhe Vlorën

Masakra në Stamboll/ Autorja, agjente speciale e inteligjencës. Ja si komunikonte me bashkëpunëtorët

Shqiptarët nuk tërhiqen, ja kur do të mbahet protesta e radhës në Londër







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com