Sikundër u bë me dije më herët, gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisioneve politike, Eni Vasili, do i bashkohet “Top Channel”.
Gazetarja ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani.
Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.
Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.