Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije se marrëveshja me LDK-në për arritjen e koalicionit qeverisës – ka dështuar.
Nëpërmjet një video-mesazhi në “Facebook”-un e tij, Kurti është shprehur se në mbledhjen e Parlamentit që do të bëhet do të shkohet pa një marrëveshje me LDK-në. Ndërsa ka treguar edhe ofertën që i ka bërë kësaj force, që sipas tij është refuzuar.
Sa i përket çështjes së Presidentit, Kurti propozon të lihet për më vonë.
“Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, tha Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/2438442559749009/?t=5