Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Situatë e qëndrueshme me pandeminë, ja sa persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Situatë e qëndrueshme me pandeminë, ja sa persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri, paraqitet e qëndrueshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 8 raste me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se me të dhënat e fundit, ka shkuar në 850 numri i personave të infektuar me COVID-19.

Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19. Nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Ministria e Shëndetësisë, ndonëse vë në dukje se situata është e qëndrueshme, kërkon nga ana e qytetarëve që të respektojnë masat.

Kjo si një formë për parandalimin e koronavirusit, duke na dhënë mundësinë për lehtësimin më tej të masave.

Njoftimi

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik. Rritja e vigjilencës, hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik i rasteve në mënyrë aktive bëhen të rëndësishme me rënien e nivelit të përhapjes së virusit.

Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19.

Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.

Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.

Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.

Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm. Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju. Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Nëse keni shenja të sëmundjes Covid-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (8 Maj 2020)
Teste të kryera 10044
Raste pozitive 850
Raste të shëruara 620
Raste Aktive 199
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan 3
Mirditë 2
Bera 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiseshqiperia

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës
Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

10:21 | 27/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

09:06 | 27/06/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

08:51 | 27/06/2025
Next Post
DOKUMENTI/ Ministrja Shahini merr vendimin e papritur, publikon urdhrin

DOKUMENTI/ Ministrja Shahini merr vendimin e papritur, publikon urdhrin

“Hiq fashat orare dhe rihap kufijtë”, operatorët turistikë letër Ramës

“Hiq fashat orare dhe rihap kufijtë”, operatorët turistikë letër Ramës

Tiranë/ Kapet 34-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

Tiranë/ Kapet 34-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës
Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

by mirseda
10:21 | 27/06/2025
0

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros...

Hajdutët hyjnë me forcë në shtëpinë e Brad Pitt.

Hajdutët hyjnë me forcë në shtëpinë e Brad Pitt.

10:02 | 27/06/2025
E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

10:00 | 27/06/2025
Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

09:59 | 27/06/2025
Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?

Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?

09:39 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com