Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Situatë alarmante/Kush po i dëbon shqiptarët nga Presheva?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Serbia nuk njeh diplomat e Kosovës, penalizohen nxënësit e Luginës së Preshevës

Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa shqiptarë janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës, gjendja atje nuk është e mirë. Kjo për shkak të represionit të politikës serbe e cila përgjatë viteve bëri që të shpërngulën më shumë se gjysma e popullsisë.

Madje, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka vendosur një akt intern për shqiptarët për t’ua pamundësuar vazhdimin e dokumentacionit personal dhe praktikisht, mohim i të drejtës për të pasur vendbanim, gjë që pamundëson kthimin e të shpërngulurve.

Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, tani anëtare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Ardita Sinani në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se procesit të shpërnguljes i ka kontribuar në veçanti qasja shtetërore ndër vite ndaj pakicës kombëtare shqiptare, qasje e cila ka sjellë në degradimin ekonomik të kësaj treve.

“Komuna e Preshevës fatkeqësisht nuk ka ndonjë organ i cili merret me statistika, sidomos sa i përket numrit të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës. Mirëpo, si pasqyrë më e saktë apo si pikë reference gjithherë merret numri i paraleleve dhe i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Nga viti në vit numri i nxënësve dhe i paraleleve në këto shkolla të Luginës të Preshevës shënon rënie, që është tregues i pamohueshëm se në vazhdimësi kemi shpërngulje të banorëve Shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Tragjedia më e madhe është fakti se këta të shpërngulur shteti serb ka filluar tash e sa vite t’i shlyej nga evidenca, edhe pse ata vazhdojnë të kenë pronat dhe patundshmëritë e tyre në vendbanimet e veta. Faktikisht këta persona janë shndërruar në persona juridikisht të padukshëm, sidomos temë e ndjeshme është çështja e Shqiptarëve të larguar nga Lugina e Preshevës gjatë luftës në Kosovë dhe konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore në Luginë të Preshevës”, ka thënë ish kryetarja e Preshevës.

Ajo ka shtuar se gjendja e papunësisë i ka kontribuar në masë të madhe shpërnguljes së shqiptarëve.

“Lugina e Preshevës është përjashtuar nga çdo mundësi e shfrytëzimit të IPA fondeve të Unionit Europian për bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërajonal, sepse ky bashkëpunim vite me radhë zhvillohet me të gjithë fqinjët tjerë por jo me Kosovën për shkaqe politike që janë të njohura, por as me Maqedoninë, për të vetmen arsye që të mos përfitojë komuna e Preshevës, e cila është e banuar me popullsi absolute shqiptare. Në këto rrethana sot kemi shkallë rekorde të papunësisë që është rreth 70 %”, ka shtuar Ardita.

Sipas saj, shteti serb deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë projekt që do t’i paraprinte krijimit të kushteve për kthimin e Shqiptarëve të dëbuar dhe të shpërngulur nga trojet e veta, gjë për të cilën kishte marrë obligim me marrëveshjet e nënshkruara pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, dhe ku ndërmjetës kanë qenë edhe faktori ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, analisti politik, Fatmir Arifi për Indeksonline ka thënë se shteti serb në Luginë po aplikon projekte shtetërore diskriminuese kundrejt qytetarëve autoktonë shqiptar.

“Se pari, fëmijëve shqiptarë në shkollat e Luginës së Preshevës, u është mohuar përdorimi i librave shqip, sidomos të atyre të shkencave shoqërore si p.sh. Historia, Gjeografia etj. Për më tepër aty nuk lejohet as përdorimi i Abetares. Së dyti, Lugina e Preshevës, për fat të keq njihet si poligon i forcave të kombinuara serbe. Pothuajse çdo fshat ka nga një bazë mobile të këtyre forcave që mbajnë nën presion të egër qytetarët shqiptarë. Njësitet lëvizëse të Xhandarmerisë Serbe nëpër këto vendbanime shqiptare ushtrojnë presion psikologjik dhe përhapin panik te qytetarët shqiptarë. Së treti, vetëm gjatë 15 viteve të fundit, nga represioni i politikës shtetërore serbe, është shpërngulur gjysma e popullsisë shqiptare nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se MPB-ja e Serbisë nuk po u lejon vazhdimin e dokumentacionit, çka iu mohon të drejtën atyre për të pasur vendbanim.

“Ekspozimi i shqiptarëve ndaj kësaj politike diskriminuese ka bërë që shumë qytetarëve shqiptarëve, praktikisht t’u fshihen vendbanimet dhe si pasojë të fshihen edhe nga regjistrat manualë. Çështja shqiptare e Luginës së Preshevës do të marrë kahe të duhur për zgjidhje vetëm në qoftë se dy shtete tona Shqipëria dhe Kosova zbatojnë me Serbinë parimin e reciprocitetit dhe respektit të ndërsjellë për pakicat në shtetet gjegjëse”, ka përfunduar Arifi.

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka theksuar se pozita aktuale e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është nën nivelin e pozitës që ata e kishin në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar./Indeksonline/

 

Tags: alarmantei dëbonkushPreshevashqiptaretsituate

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Dzeko dhe Perroti, Roma drejt asaj që ndodhi me Barcelonën (Video)

Dzeko dhe Perroti, Roma drejt asaj që ndodhi me Barcelonën (Video)

Gjenerali: Diktatura jonë më e egra, Enveri vrau bashkëkombësit

Gjenerali: Diktatura jonë më e egra, Enveri vrau bashkëkombësit

Liverpool “shkatërron” Romën, por italianët besojnë tek e pamundura (Video)

Liverpool “shkatërron” Romën, por italianët besojnë tek e pamundura (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com