Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave Civile zjarret janë përhapur nga veriu në jug duke përfshirë pyje, kullota dhe prona private në 13 rrethe: Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë ku 9 vatra zjarri janë aktive.

Dëmet e deritanishme janë të mëdha. Zjarret shkaktuan të martën (03.08) edhe një viktimë: Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, banor në një fshat në Njësinë Administrative të Lunxhërisë, (qarku i Gjirokastrës) u gjend i pajetë në kopshtin pranë banesës, nga asfiksia në përpjekje për të shuar flakët që kishin përfshirë vreshtin e tij. Bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital; i plagosur është edhe një efektiv i Forcave të Armatosura bëjnë me dije burime nga Komiteti i Emergjencave Civile. Në Vlorë dhe Fier janë shkatërruar qindra hektarë me pyje, kullota e mijëra rrënjë ullinj. Banorët e 3 fshatrave në luginën e lumit Drino në Gjirokastër, janë evakuar nga forcat e Policisë dhe të Ushtrisë.

Peleshi: Situata serioze në Karaburun

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë publike e quajti situatën serioze sidomos në gadishullin e Karaburunit, (qarku i Vlorës) ku vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktive që prej tri ditësh dhe “ka marrë përmasa të rrezikshme, e ndihmuar nga era”, ka theksuar ai të marten.

Edhe në malet e fshatrave Tragjas dhe Dukat, po në qarkun e Vlorës, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Mbi 500 forca ushtarake dhe zjarrfikës ndodhen në gadishull dhe në këto dy fshatra, ku po përdoren edhe helikopterë për të shuar zjarret nga ajri. Por situata është vënë nën kontroll në pyjet me pisha të Parkut Kombëtar të Llogarisë dhe është evituar arritja e zjarrit në bazën ushtarake të Pashalimanit, bëjnë me dije burime zyrtare nga Agjencia e Mbrojtjes Civile. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një zjarr i madh ka përfshirë edhe pyjet e Fushë-Arrëzit, në Pukë.

Kapacitetet e Shqipërisë në mjete për të përballuar një përhapje të tillë zjarresh pothuajse në të gjithë territorin e saj janë modeste. Përfshirja e të gjithë rajonit nga zjarret si pasojë e tempetaturave të larta të fundkorrikut dhe fillim gushtit vështirëson ardhjen e mbështetjes nga vendet fqinjë dhe partnere.

Mbështeje nga BE, SHBA dhe rajoni

Burime zyrtare thanë për DW se autoritetet në Shqipëri kanë biseduar ndërkohë për të marrë mbështetje nga Mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile, i cili e mbështeti fuqimisht Shqipërinë në përballimin e zjarreve të verës 2017 me avionë zjarrfikës dhe harta satelitore Kopernikus, që ndihmojnë në identifikimin e vatrave të zjarrit dhe efikasitetin për t’i shuar ato. Presidenti Meta u bëri thirrje të martën autoriteteve “për t’i drejtur sa më parë kërkesën për ndihmë këtij mekanizmi dhe çdo vendi partner që ka mundësi të ndihmojë”

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes deri tani janë bërë bisedime me qeveritë e Kosovës, Italisë dhe Kroacisë për mbështetje me mjete në vartësi nga zhvillimi i situatave të tyre, lidhur me zjarret.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,(SHBA) në Tiranë, në një reagim në median sociale për situatën e rëndë nga zjarret, vë në dukje se “SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqiperisë në kohë nevoje. Pajisjet e Forcave të Armatosura  për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurate prej 360 mijë dollarësh nga Komanda Europine e SHBA.”

Zjarre të qëllimshme, zjarrvënës të arrestuar

Situata e vështirë, që i duhet të përballojë Shqipërtisë, në një përhapje kaq të gjerë të zjarreve nuk është shkaktuar vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius. Policia në një njoftim zyrtar, bëri  me dije se arrestoi të martën tre persona, në qarkun e Vlorës dhe një në qarkun e Përmetit të dyshuar për zjarrvënie. Zv.Kryeministri, Erion Braꞔe në median sociale i quan madje të gjitha zjarret në territorin e Shqipërisë, “të qëllimshme dhe gjithë autorët e tyre ,kanë kryer krim dhe duhet të përgjigjen para ligjit”. /DW

Tags: ministri i mbrojtjesNiko Peleshishqiperizjarr

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com