Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Situata kriminale/ Lamallari: Pandemia s’ka penguar policinë për hetimet

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Situata kriminale/ Lamallari: Pandemia s’ka penguar policinë për hetimet

Këtë të premte në “Provokacija” i pranishëm në studio ishte në pjesën e dytë Besfort Lamallari, zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht edhe prefekti i Shkodrës.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Lamallari u shpreh se mes tyre janë të vendosura marrëdhënie institucionale të imponuara nga ligji dhe kushtet e bashkëpunimit.

Gjatë bisedës në studio u fol rreth bilancit të viktimave në Shkodër, “rigjallërimin” e kriminalitetit në vend ditëve të fundit si dhe për performancën e policisë në këto ditë krize.

Sa i përket akuzave të ngritura nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për manipulim të të dhënave për vdekurit në qytet, zv/ministri i Brendshëm u shpreh se në një hapësirë të vogël siç mund të jetë një qytet, është e vështirë që të fshehësh shifra pasi njerëzit flasin.

Lamallari u shpreh: E para në një vend të vogël si Shqipëria dhe aq më pak në një qytet është e vështirë të fshehësh të dhënat, pasi informacionet qarkullojnë mes njerëzve. Ekziston edhe rreziku i frikërave, panikut, spekulimeve thashethemeve që mund të vijnë nga qoshe të ndryshme. Unë nuk shoh arsye pse organet zyrtaret do të fshihnin apo manipulonin të dhënat.

Prefekti i Shkodrës gjithashtu mohon gjithashtu që të ekzistojë një “trukim” i të dhënave aktuale duke dashur që të tregohet se autoritetet e kanë në dorë situatën.

I pyetur se pse nuk ka një qëndrim zyrtar për deklaratat e Voltanës, Lamallari shpjegon:

“Mjafton sqarimi i mjekëve, byrimet zyrtare janë Ministria e Shëndetësisë që jep të dhënat..Unë mendoj që çdokush mund të spekuloje, por të dhënat e besueshme janë zyrtare.”

Kohëve të fundit në vend janë raportuar një numër krimesh në qytete si Lezha, Korça apo Durrësi, në këto raste autorët e dyshuar janë arrestuar dhe kjo sipas Lamallarit tregon punën e mirë që ka bërë policia.

Besfort Lamallari: Ishin 5 ngjarje serioze që u zhvilluan në dy muajt e fundit. Autorët e dyshuar janë arrestuar. Kjo është tregues i efiçencës së policisë kriminale. Me gjithë keqkuptimet që janë krijuar nga situata, duke menduar se gjithë ky angazhim i policisë në rrugë për t’u përballur me pandeminë, ndoshta linte shkak për të besuar se kishim një çalim nga pjesa e hetimit të krimit. Në fakt kjo nuk është fare e vërtetë.

Më tej gjatë bisedës, zv/ministri i Punëve të Brendshme është shprehur se së fundmi ka pasur një ulje të krimeve që ndodhin për motive të dobëta, duke shtuar se këtë vit kemi pasur 15 vrasje ndërsa në vitin e kaluar kanë ndodhur 22 të tilla.

Ndërsa, sa i përket situatës së kanabisit në Shqipëri, Lamallari thotë se është e pamundur të flasim për një “zero absolute”, por shton se vendi ynë nuk është më pjesë e hartës së vendeve problematike për kultivimin e kanabisit.

Sot si është situata e kanabisit në Shqipëri? Mbillet sot kanabis në Shqipëri?

Besfort Lamallari: Do ishte shumë e arsyeshme dhe realiste të themi që synojmë në reduktimin e problematikave. Nuk mund të themi që mund të kemi një zero absolute. Në çdo vend të botës ka kanabis që mbillet. Ajo që ka rëndësi sa janë nivelet e mbjelljes. Shqipëria nuk është më në hartën e vende problematike për kultivimin e kanabist.

Kur mbyllet Vettingu në polici?

Besfort Lamallari: Kanë mbetur njerëz në rrjetën e Vettingut, nuk merrem me emra konkretë, kushdo që përballet me këtë sitë, duhet të garantojë të gjitha kriteret. Punonjësit e SHÇBA-së do pasojnë listën e personave që do t’i nënshtrohen Vettingut. Nuk mund të ketë vetëm një herë Vetting.

Si përfundim, Besfort Lamallari shpjegoi se njerëzit nuk kanë pse të jenë të trembur se policia po merret vetëm me krizën e koronavirusit duke lënë boshllëqe diku tjetër. Gjetja e autorëve të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale, sipas tij, tregon që policia është duke punuar me efiçencë. /abcnews.al/

 

Tags: Besfort Lamallarisituata kriminalezv/ministër i Punëve të Brendshme

TË LIDHURA

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë
Aktualitet

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve
Aktualitet

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025
Next Post
Horoskopi ditor: 2 maj 2020

Horoskopi ditor: 2 maj 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

U zhduk për rreth një muaj, Kim Jong-un shfaqet sërish në publik (Fotot)

U zhduk për rreth një muaj, Kim Jong-un shfaqet sërish në publik (Fotot)

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com