Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme 2 maj, gadishulli i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme më të freskëta Atlantike të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në territorin e vendit.

Si rezultat moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu me intensitet mesatar dhe stuhi në zonën perëndimore.

Në mesditë përgjatë zonave malore reshje e shiut do të jenë lokalisht në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara. Parashikohet mjegull lokale në lugina.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të jenë me rënie duke shënuar vlerat 8/18°C në zonat malore, 12/22°C në zonat e ulëta dhe 13/21°C në bregdet.