Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Situata e rënduar në disa Prokurori”, kryeprokurori jep paralajmërimin e fortë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në fjalën e marrë në tryezën e 5 vjetorit të Reformës në Drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar ndryshim të hartës gjyqësore. Ai pohoi se situata në disa Prokurori të vendit është e rënduar, për shkak të shkarkimeve nga Vettingu dhe se në vjeshtë parashikohet që të përkeqësohet, ku stoku i dosjeve do të bëhet i papërballueshëm. Olsian Çela shtoi më tej se ky nuk është i vetmi hap, pasi kërkohen masa të tjera.

“Është një moment i rëndësishëm ndërtimi i kësaj strategjie. Në fakt unë do të vlerësoja qasjen e treguar nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që është formuluar ajo. Mendoj që u tregua qasje e duhur, misioni i duhur. Kjo vlen shumë dhe në kontekstin e realitetit të ri.

Në këto kushte do të vlerësoja shumë dhe realizimin, që pasqyron vetë strategjia. Ajo merr në konsideratë vakancat e krijuara, si dhe merr hapa për të rritur eficencën e sistemit të drejtësisë. Do të doja të vlerësoja disa çështje që meritojnë vëmendje.

Do ta nisja nga harta gjyqësore, nevoja e saj është emergjente. Situata disa nga Prokurorive të vendit është e rënduar, ne parashikojmë që në vjeshtë situata do të përkeqësohet më tej.

Stoku i dosjeve do të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturave të Prokurorisë. Ky nuk është i vetmi hap, kërkohet masa të tjera. Do të doja ndryshimin e ligjit për magjistraturë, shtimin e viteve të studimeve të saj. Unë them që viti i tretë i magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin.

Një çështje tjetër që e vlerësoj të rëndësishme, ka të bëjë me çështjet që lidhen me rritjen e eficencës. Ka nevojë për rikuilibrim të eficencave. Garantimi i pavarësisë së prokurorëve duhej shoqëruar dhe me një llogaridhënie të performancës, gjë që mungon. Mungon matja e performancës. Mendoj që sot sistemi aktual, përtej zgjedhjeve të rëndësishme ka nevojë për përmirësime. Rritja e eficencës është sfida jonë.

Ne duhet të shohim drejt së ardhmes, e cila është digjitalizimi. Duhet të ecim shpejt. Duhet të dimë se kur do të jemi pas 10 vitesh. Ne duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, ajo duhet të jetë synimi ynë. Ajo do të rrisë eficencën, do të ulë kostot, burimet njerëzore, do të rrisë kontributin tonë dhe në nivel ndërkombëtar në goditjen e krimit.

Vlerësoj largpamësinë që është ndërtuar, strategjia që ka marrë parasysh këto vizione që ne kemi dhe është munduar të integrojë brenda një kuadri më të gjerë komunitetesh”, tha Çela.

Tags: olsian celaProkurori i PergjithshemVETTINGU

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Apeli vendos për anëtarin e KLGJ-së, Aban Toro: Do hetohet për falsifikim!

Apeli vendos për anëtarin e KLGJ-së, Aban Toro: Do hetohet për falsifikim!

‘Godet’ Kim Mehmeti: Rilindasit do heqin plisin, tangat do i bëjnë veshje kombëtare

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com