Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sistemet e reja raketore, Rusia: Gati për dialog me SHBA

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Sistemet e reja raketore, Rusia: Gati për dialog me SHBA

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu tha sot se Moska nuk do të vendosë raketa të reja, përderisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë në Evropë dhe Azi. Ai tha se vendi i tij është i gatshëm për dialog me SHBA-në lidhur me raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi dhe ripërsëriti qëndrimet e fundit të Moskës se nuk ka plane për dislokime të reja të raketave.

“Ne do t’i përmbahemi kësaj. Nëse nuk ka sisteme të tilla në Evropë (të vendosura nga Uashingtoni) ne nuk do të bëjmë asgjë atje”, tha Shoigu. Agjencia e lajmeve Tass citoi Shoigu të thoshte se “ne po e mbajmë derën hapur, ne ende besojmë se për sa kohë SHBA-ja nuk vendos sisteme të tilla në Evropë, ne nuk do të vendosim dhe për sa kohë nuk ka raketa amerikane në Azi, në atë rajon nuk do të ketë as raketa tona”.

Deklaratat e Shoigu janë të fundit në një varg deklarimesh lidhur me raketat, pasi Rusia dhe SHBA-ja, muajin e kaluar braktisën Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, që ishte nënshkruar më 1988.

Tërheqja nga ky traktat, ngjalli frikën se një garë e re armësh mund të nisë ndërmjet fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Presidenti rus, Vladimir Putin, më 5 gusht kishte thënë se shteti i tij do të përgjigjej nëse SHBA-ja zhvillon raketa bërthamore me rreze të shkurtër apo të mesme veprimi.

Rusia në fillim të kësaj jave njoftoi se kishte testuar dy avionë me kapacitete për të mbajtur raketa bërthamore në rajonin e Lindjes së Largët, përtej territorit të Alaskës, një veprim ky që sipas medias shtetërore ruse, dëshmon aftësitë e Kremlinit për të vendosur avion të tillë luftarakë pranë radarëve të SHBA-së.

Avionët supersonik të tipit Tupolev TU-160, janë të aftë që të mbajnë 12 raketa bërthamore me rreze të shkurtër veprimi dhe të fluturojnë 12 mijë kilometra, pa pasur nevojë që të furnizohen me karburant. Presidenti amerikan, Donald Trump, në fillim të gushtit u pati thënë gazetarëve se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje të re me Rusinë, që do të zvogëlonte të gjitha forcat bërthamore dhe ndoshta në këtë marrëveshje do të mund të përfshihej edhe Kina.

Tags: raketorerusiaSHBAsisteme

TË LIDHURA

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë
Bota

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë

12:37 | 13/06/2025
Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme
Bota

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

11:53 | 13/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

11:33 | 13/06/2025
Next Post
Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mungojnë mjekët

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mungojnë mjekët

Skenarët/ “Luftë politike” në Shkodër, çfarë pritet të ndodhë

Skenarët/ “Luftë politike” në Shkodër, çfarë pritet të ndodhë

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë jep detaje: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu!
Aktualitet

Murtaja e dhenve, evidentohet vatër infeksioni në Devoll, fermer

by mirseda
16:37 | 13/06/2025
0

Të shumta janë rastet e infektimeve me murtajën e bagëtive në vend. Raste të tilla nuk kanë...

Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

16:27 | 13/06/2025
Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

16:04 | 13/06/2025
I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

15:49 | 13/06/2025
Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

15:37 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com