E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Singapori, vendi i parë në botë që publikon ”pasaportën Covid-19”

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë linja ajrore të fillojnë kërkimin e mënyrave të reja për ruajtjen e sigurisë së pasagjerëve.

Kompania ajrore “Singapore Airlines” është bërë e parë në botë që prezanton të ashtuquajturën ‘pasaportë COVID-19’.

Sipas tyre, kjo do t’u lejojë klientëve të “ruajnë dhe prezantojnë në mënyrë të sigurt informacionin në lidhje me testet Covid-19, si dhe statusin e tyre të vaksinimit në të ardhmen”.

Klientët do ti nënshtrohen testeve të koronavirusit në klinikat e zgjedhura në Xhakarta dhe Kuala Lumpur dhe do të pajisen me çertifikata shëndetësore dixhitale ose letre me një kod QR.

Linjat ajrore kanë thënë gjithashtu se zyrtarët e aeroportit të Singaporit do të verifikonin vërtetësinë e tyre përmes një aplikacioni celular për të siguruar që pasagjeri i plotëson kërkesat e hyrjes së vendit.

Fillimisht, shërbimi do t’u ofrohet pasagjerëve që udhëtojnë nga Xhakarta ose Kuala Lumpur në Singapor nga 23 Dhjetori, Nëse rezulton i suksesshëm, shërbimi do të shtrihet edhe në qytete të tjera

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...