E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Vrasja e Klodian Rashës, rikthehet në detyrë kolegu i efektivit të arrestuar

Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave,  i cili ishte në shërbim së bashku me Nevaldo Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë.

Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen.

Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi i akuzës është duke kryer edhe verifikimin e fundit nëse viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme.

Ky fakt do të ndikojë në akuzën që do i ngrihet Hajdarit në momentin kur dosja do të shkojë për gjykim.

Në lidhje me armën e gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertimin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të dhjetorit, ku efektivi Nevaldo Hajdaraj ekzekutoi 25-vjeçarin, Klodian Rasha për shkak se theu orën policore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...