Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së. Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së. Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Demokratët e Tiranës votuan këtë të shtunë për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në Bashkinë Tiranë e njëkohësisht në Vorë, Kamëz, Kavajë, Paskuqan.

Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare” provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e krydemokratit Basha. Gazetarët e “Fiks Fare” kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Të shtunën 140 kandidatë garuan për të qenë pjesë e listës me 35 emra që Partia Demokratike do të paraqesë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Sipas statutit të PD-së, 80 % e kandidatëve për deputetë do zgjidhen nga anëtarësia dhe 20% nga kryesia. Ky statut përcakton qartë edhe rregullat në procesin e votimit nga anëtarësia e PD-së, ku kanë të drejtë vote vetëm anëtarët e partisë.

Gjë të cilën “Fiks Fare” e demostroi me pamje se komisionerë të disa degëve të ndryshme nuk e zbatuan këtë rregull. Ata lejuan të votojnë edhe qytetarë që nuk ishin anëtarë të PD-së.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit.

Në “Fiks Fare” u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetari nuk ishte anëtar i PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi, banimi i tij nuk përkonte me qendrën e votimit. Gazetari i Fiksit votoi më shumë se një herë në dy degë të ndryshme. I vetmi dokument që iu desh ishte karta e identitetit.

Gazetari i “Fiks Fare” prezantohet si student të cilin e kishin orientuar të rinjtë e FRPD që të votonte në qendrën e votimit te Shkolla e Baletit, por ai nuk ishte banor i asaj zone.

Anëtarët e komisionit nuk i kërkuan gazetarit kartë anëtarësie, dhe e lanë të votonte duke i mbajtur vetëm emrin shënim. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha. Gazetarja e Fiksit menjeherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

Gazetarja e “Fiks Fare” e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në. Anëtarët e komisionit i japin fletën e votimit pa kryer asnjë verifikim dhe pasi gazetarja hedh fletën e votimit në kuti, i mbajnë shënim atësinë dhe nr e telefonit.

Edhe pse në rregullore përcaktohet qartë se votojnë vetëm anëtarët qe kanë kartën e anëtarësimit të PD-së dhe kanë të drejtën vetëm të një vote, Fiksi provoi me figurë dhe zë se këto rregulla nuk u zbatuan në këto zgjedhje. /Top Channel

Tags: bahkia tiranePDZgjedhjet

TË LIDHURA

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur
Politikë

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur

18:51 | 28/11/2025
Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme
Aktualitet

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Next Post
Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

“Kjo është çështje për jetë a vdekje!”, Meta: Ja si qëndron e vërteta e telefonatës me Ylli Ndroqin

Partia Socialiste tërhiqet nga shkarkimi i Metës

Debati për dekoratat/ Meta: Ja akti më i madh që do bëj pas 25 prillit

Kreshnik Spahiu: Çfarë do ndodhte sikur Albin Kurti të kandidonte kundër Ramës, Metës dhe Berishës

“Rama do jap dorëheqjen para zgjedhjeve!”, Kreshnik Spahiu zbulon strategjinë e kryeministrit







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës
shendetesi

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

by mirseda
21:06 | 28/11/2025
0

Sot në 28 Nëntor në Garanë të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e...

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com