Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bëre një deklaratë të fortë sot në emisionin “Open” në Top Channel. Ai tha se Rama do të ndjekë shembullin e Zoran Zaev në Maqedoni, duke mos qenë kryeministër në ditën e zgjedhjeve.
“Pasi Shqipëria të kalojë stafetën e udhëheqjes së OSBE, Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”, tha Spahiu.
Po pse e refuzoi Rama kërkesën për qeveri teknike?
“Është strategji e Ramës. Kështu ai tenton të fitojë edhe më ndërkombëtarët”, shtoi Spahiu.