Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si Turqia po e vë nën këmbë Ballkanin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Si Turqia po e vë nën këmbë Ballkanin

Turqia e Erdoganit, po e pozicionon veten si një model politik për vendet e Ballkanit që gjenden jashtë institucioneve shumëpalëshe, dhe që i mungojnë shembujt nga Perëndimi.

Nga Vuk Vuksanoviç “National Interest”, Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Më 10 tetor 2017, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkoi në një vizitë shtetërore në Serbi. Atje ai u takua me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, dhe deklaroi: “Së bashku me Serbinë dhe me të gjithë Ballkanin, duam të hedhin hapa përpara për të zgjidhur të gjitha problemet”. Vuçiç ndërhyri duke thënë se “sot Serbia e konsideron Turqinë si miken e saj”.

Edhe pse vizita e Erdoganit në Serbi ishte kryesisht e natyrës dypalëshe, ajo tregoi gjithashtu se Turqia është bërë sërish një lojtare e rëndësishme në Ballkan. Në fakt, duke pasur parasysh gjendjen e nderë të marrëdhënieve ndërkombëtare të Turqisë, Ballkani duket të jetë vendi ku politika e jashtme turke është një histori suksesi. Me hijen e gjatë të historisë së Perandorisë Osmane, theksimi i lidhjeve të forta midis Turqisë dhe Ballkanit, mund të mos jetë diçka revolucionare.

Megjithatë, ai shënon një distancim të rëndësishëm nga thuajse një shekull i politikës së jashtme turke. Pas humbjes së Perandorisë Osmane në Luftërat Ballkanike, dhe kolapsit që pasoi vetë Perandoria pas Luftës së Parë Botërore, Ballkani pushoi së ekzistuari për Turqinë e Ataturkut. Diplomacia e Turqisë udhëhiqej nga parimi i famshëm i Ataturkut, “Paqe në shtëpi, paqe në botë”. Dhe duke vepruar sipas këtij parimi, Turqia pushoi së qeni një fuqi e madhe në ish-provincat e saj otomane.

Kjo politikë mbeti në fuqi për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, duke u reduktuar kryesisht në diplomacinë dypalëshe. Rajoni ishte i rëndësishëm për Ankaranë, vetëm në kontekstin e kundërshtimit të kërcënimeve të mundshme sovjetike, veçanërisht Paktit Ballkanik të dështuar të viteve 1950 ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.

Shembja e Bashkimit Sovjetik dhe pavarësimi i vendeve turqishtfolëse në Azinë Qendrore, së bashku me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftërat që pasuan atje, e rikthyen konceptin e Turqisë si një fuqi rajonale në Euroazi. Mbështetja e Turqisë për myslimanët boshnjakë dhe shqiptarë në luftërat e Bosnjës dhe të Kosovës, zgjoi frikën në kryeqytetet e Ballkanit, veçanërisht në Beograd dhe Athinë, se po rizgjohej një kërcënim i harruar.

Gjatë viteve 1990, kjo frikë u simbolizua nga koncepti i “Harkut Islamik”, ndonjëherë i quajtur si  “transversalja e gjelbër”, një term artistik që përdoret për të përshkruar një varg territoresh të banuara nga myslimanët ballkanikë. Këto territore lidhin Turqinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë, krahinën serbe të populluar me myslimanë në Sanxhak, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Politika ballkanike e Turqisë, mori një formë më të prekshme dhe koherente nën drejtimin e Ahmet Davutoglu, një shkencëtar politik i cili më vonë u bë ministri i Jashtëm i Turqisë në periudhën 2009-2014, dhe kryeministër në vitet 2014-2016. Në cilësinë e akademikut Davutoglu shkroi librin “Thellësia Strategjike”, ku argumentonte se Turqia duhet të bëhej sërish një fuqi e madhe në Euroazi.

Dhe kjo do ta arrihej duke rivendosur ndikimin e saj në ish-provincat osmane, përfshirë edhe ato në Ballkan, përmes një politike të huaj aktive. Davutoglu nënvizonte se vetëm nëpërmjet pranisë turke në Ballkan, Turqia mund të poziciononte veten si një fuqi evropiane, dhe se pa këtë prani s’do të qe në gjendje të ushtronte ndikimin e saj në mënyrë efektive as në Lindjen e Mesme, në Euroazi më të gjerë.

Për të arritur këto objektiva komplekse, shkruante Davutoglu, Turqia duhej të formonte aleanca dhe të forconte komunitetet myslimane në të gjithë Ballkanin. Kriza financiare e vitit 2008, i  shërbeu në mënyrë të përkryer synimeve turke. BE dhe Shtetet e Bashkuara u shpërqendruan nga problemet e brendshme. Turqia, ekonomia e së cilës nuk vuajti dhe aq shumë se sa ato të vendeve më të mëdha perëndimore dhe fuqive të tjera të jashtme, e mbushi këtë vakuum me diplomacinë dhe mbështetjen ekonomike.

Ankaraja u bë mjaft e sigurt në promovimin e rolit të saj të ri në Ballkan, dhe marrëdhëniet e saj të veçanta me myslimanët e rajonit. Shpeshtësia e deklaratave bombastike nga ana e zyrtarëve turq e tronditën Beogradin. Në mënyrë të vazhdueshme, gjatë vizitës së tij në Prizren të Kosovës, kryeministri i atëhershëm turk tha: “Mos harroni, Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi!”.

Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2016, pak para se të largohej nga detyra, Davutoglu tha gjatë përurimit të një xhamie të shkatërruar nga lufta në Banja Luka, e cila gjendet në pjesën serbe të Bosnjës: “Ne ishim këtu, ne jemi këtu, ne do të jemi këtu për përjetësi!”. Turqia ka punuar me nisma të tjera diplomatike në Ballkan. Ajo ndërmjetësoi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy komuniteteve myslimane, njëra me seli në Beograd dhe tjetra në Sanxhak.

Ballkani duket të jetë vendi ku politika e jashtme e Turqisë ka qenë një histori suksesi. Në Azinë Qendrore dhe Kaukaz, Turqia hasi në rezistencën ruse. Në Lindjen e Mesme, marrëdhënia e Turqisë me fqinjët e saj është e mbushur me armiqësi dhe dyshime, gjë që ka kompromentuar plotësisht atë që Davutoğlu e cilësoi fillimisht si qasja e re turke e “zero problemeve” me fqinjët.

Që nga vala e parë e krizës së refugjatëve në vitin 2015, Turqia ka fituar një shtytje të mëtejshme shtesë në Ballkan. Për shkak të aftësisë së Erdoganit për të kërcënuar BE-në përmes “kontrollit” të shumëllojshëm të flukseve emigratore, të cilat kanë efektin anësor të rrezikimit të vendeve të Ballkanit në këtë proces, Turqia është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për vendet e Ballkanit. Ajo është përpjekur të fitojë zemrat dhe mendjet e myslimanëve vendas, diçka që mund të shihet edhe në financimin e xhamisë së Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, e cila është planifikuar të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Në dritën e rritjes së tendencave autoritare në Ballkan, Turqia e Erdoganit po pozicionohet gjithashtu si një model politik për vendet e Ballkanit që gjenden jashtë institucioneve shumëpalëshe dhe u mungojnë shembujt nga Perëndimi. Kjo prani në rritje e Turqisë nuk ka kaluar pa u vënë re nga BE-ja.

Ndërsa kriza në marrëdhëniet BE-Turqi është rritur, Turqia, ashtu si Rusia, akuzohet shpesh për përpjekjet e saj për të zvogëluar ndikimin e BE-së në Ballkan. Disa njerëz madje pretendojnë se Turqia mund të shkojë aq larg sa të mbështesë unifikimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm shqiptar. Por pavarësisht disa sukseseve, Ankaraja përballet me pengesa reale në përpjekjet e saj për ta kthyer Ballkanin në një rajon me ndikim strategjik.

Së pari, shumica e kombeve të krishtera të Ballkanit e konsiderojnë Turqinë një ndërmjetës të njëanshëm, që i jep përparësi myslimanëve në rajon. Kjo u pa shumë qartë në vitin 2013, kur Beogradi në përgjigje të deklaratës së Erdoganit në Kosovë, u tërhoq nga një takim trepalësh me Turqinë dhe Bosnjën.

Së dyti, për Turqinë, lagja e saj problematike në Lindjen e Mesme do të jetë gjithmonë një prioritet në krahasim me Ballkanin, dhe kështu do të devijonte shumë nga përpjekjet dhe burimet turke. Së treti, përpjekjet e Turqisë do të kërcënoheshin nga marrëdhëniet e forcuara diplomatike midis Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Së bashku, këto vende do të përpiqeshin të kundërshtonin influencën turke rajonale. Mbi të gjitha, prania ekonomike e Turqisë në rajon është e dobët krahasuar me atë të BE-së.

Për Turqinë, mënyra më efektive për të vazhduar riangazhimin e suksesshëm në Ballkan, do të ishte ndjekja e një bashkëpunimi realisht pragmatik me interesat e kryeqyteteve të Ballkanit. Dhe kjo duhet të bëhet pa evokuar trashëgiminë otomane, e cila krijon një tendosje të rëndë emocionale tek vendet që kanë kujtime të gjata të pushtimit islamik.

Duke vepruar me kujdes, Turqia dhe vendet e Ballkanit mund të krijojnë një model shumë të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal. Prania turke në Ballkan, nuk duhet të shihet si diçka negative. Është e vërtetë se Turqia është dukshëm më e fortë se sa fqinjët e saj ballkanikë. Është normale që Ankaraja të dëshirojë ta përkthejë këtë forcë në ndikim. Kryeqytetet e Ballkanit e presin këtë, dhe nuk kanë shumë opsione të tjera përpara.

BE dhe Perëndimi e kanë marrë ndikimin në Ballkan si diçka të mirëqenë, dhe i kanë lënë vendet e këtij rajoni në pritje për një kohë të gjatë. Qytetarët e Ballkanit mund të dëshirojnë t‘i bashkohen BE-së, por s’mund t’u kërkohet të presin përgjithmonë. Në mungesë të ofertave më të mira, Ballkani do të jetë më i ndjeshëm ndaj nismave të fuqive të jashtme, si Turqia. Perëndimi nuk mund të thotë se nuk është paralajmëruar.

Shënim: Vuk Vuksanoviç është studiues në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomikë në Londër. Ai ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme Serbe, dhe si këshilltar politik në Beograd.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ataturkuBallkaniberajonirusiaSerbiashqiperiaTurqia

TË LIDHURA

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.
Kryesore

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

11:56 | 13/10/2025
Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”
Kryesore

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

08:55 | 13/10/2025
Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
Next Post
LSI do të votojë pro kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit

LSI do të votojë pro kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit

Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante

Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante

Meta takohet me Arifin, në fokus integrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Meta takohet me Arifin, në fokus integrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi
Politikë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

by mirseda
14:53 | 13/10/2025
0

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake...

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

14:47 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com