E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Si shitet përgjigja e tamponit për udhëtim tek ‘Intermedica’ pa bërë testin

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe figurë, sesi merret përgjigja e tamponit për Covid 19, pa e bërë fare testin. Një zotëri i drejtohet klinikës private “Intermedica”, duke kërkuar një test për Covid, pasi i duhej të udhëtonte drejt Gjermanisë me avion.

Sekseri e drejton personin në fjalë në klinikën e Intermedica-s në Fushë-Krujë. Pas disa bisedash i interesuari arrin të marrë përgjigjen e testit të tamponit për Covid-19 për të udhëtuar, edhe pse mund të ishte i infektuar e të kthehej në rrezik për të gjithë pasagjerët e tjerë.

Sekseri: Alo!

Klienti: Rxx ça bone shok? Si kalove?

Sekseri : Si ia çove ti?

Klienti: Pashë Zotin si me ia bo re, kam me u nis për Gjermani e më duhet një tampon, se s’bën, or ti!

Sekseri: Po s’e di për Zotin!

Klienti: Se s’më lë agjencia.

Sekseri: Veç me e bo privat.

Klienti: Ku të jetë or burrë, veç kam hall me mbaru punë. A je tu kuptu shokun tënd, se më duhet për sonte?

Sekseri: Kur je për të ik?

Klienti: Sonte.

Sekseri: Sonte?

Klienti: Po!

Sekseri: Ore ti nuk po të njoh. Kush je ti?

Klienti: Për Zotin ma ka dhënë Gxxx, ma ka dhënë numrin, or burrë tash, unë jam tu ik.

Sekseri: Kush?

Klienti: Gëzimi, një shok i jemi, ma ka dhënë numrin, që të njoh unë jam prej…

Sekseri: Kush the?

Klienti: Një shok, një shok i jemi po them, unë jam prej Laçi. A më kupton? Ai më tha “mere në telefon këtë numër, se ndoshta të ndihmon tha të kryen punë”, a më kupton?

Sekseri: Oh po prit pa të pyes në telefon, a e kanë mbyll ata, prit një sekondë, se të flas, aty në Fushë- Krujë ke me shkuar, me e bo!

Klienti: Po mirë hajt njëherë, se e kam shumë urgjent aman!

Sekseri: Hë për kur, ça ore të duhet?

Klienti: Po sonte nga ora 8 e gjysmë e kam avionin, 8 e gjysmë duhet me qenë në aeroport, or ti!

Sekseri: Mirë pra do shkosh Fushë– Krujë, ke për ta marrë!

Klienti: Po mirë!

Sekseri : Ta bëjnë ata në privat, po më ço të dhënat me whatsapp e të them unë orën, kur ke me shkuar me e marr mbrapa!

Klienti: Në rregull!

Sekseri: 85 mijë Lekë bënte.

Klienti: Sa bon?

Sekseri: 85 është privat.

Klienti: 85 m’rregull!

Sekseri: 85!

Klienti: Po pra 8, 5 otto-cinque.

Sekseri: Po, më ço të dhënat ti mu, ose tash të jap numrin e asaj gocës.

Klienti: Më jep numrin t’ia çoj unë në whatsapp direkt!

Sekseri: Çoja, jam shoku i Rxxx thoj asaj!

Klienti: Po mirë!

Sekseri: Vetëm se do vesh vetë, do e takosh, do e marrësh atë!

Klienti: Në rregull, në rregull!

Sekseri: Hajde!

Pas kwsaj telefonate sekseri shkon tek klinika Intermedisa për të marrë përgjigjen e testit pa e bërë tamponin fare.

Klienti: Si kalove?

Klinika Intermedika: Mirë!

Klienti: Për një tampon!

Klinika Intermedika: Si e ke emrin?

Klienti: Unë Gxxxxxx, Gxxxxxx, unë jo shoku im, po..

Klinika Intermedika: Po, Gxxxxxxx kush?

Klienti: Për Zotin Gxxxxxx, kush dreqin ia ka mbiemrin, e ka ndru, është martu nja tri herë, po sikur ta marr ktu?

Klinika Intermedika: S’ka dalë këtu, kur e ke bo ti këtë, në mëngjes?

Klienti: Në 7 e gjysmë i ka thënë ajo.

Klinika Intermedik: Ah ti je ai?

Klienti: Poo!

Klinika Intermedika: Po jo nuk ka dalë, nga ora 7, 7 e gjys, se e keni bo mbrapa ju atë.

Klienti: Po pra, ka ardhur pak me vonesë.

Lexo edhe :   I shkojnë kot studimet Bachelor e Master, specialistja e QSHA: Të bëjë tjetër

Klinika Intermedika: Jo me dorën e parë, që shkojnë në laborator. Ti s’e ke bo pagesën, hë?

Klienti: Jo, m’i ka dhënë do lekë se sa, ka gjet një gabele e ka marr, s’e di nga ka gjet një gabele, e ka martu.

Klinika Intermedika: 85 (merr lekët)

Klienti: 85!

Klinika Intermedika: Në rregull!

Klienti: A të pres pra diku këtu unë?

Klinika Intermedika: Ok!

Klienti: Se është në Rinas ai, a më kupton? Do Zoti mos vonohet pas orës 7 e gjysmë. A e kupton shokun tënd?

Klinika Intermedika: Që ka ora 7 e 20-të.

Klienti – Hë?

Klinika Intermedika: Nuk është puna, se është në dorë e ka, kur të mbaroj laboratori procesin.

Lexo edhe :   Roskovec, si u hoq padrejtësisht nga puna ish-drejtoresha e shkollës

Klienti – Po mirë, hë mirë, po ai u kujtuar vonë, o burrë!

Klinika Intermedika – Është vonë ajo, se kjo do 24 orë e kanë çuar urgjencë këtë kështu, sikur është shumë sëmurë.

Klienti: E kuptoj! Veç për Zotin a janë të sigurta, se po ia çoj. Me bo, me e kthyer e fikën dreqin.

Klinika Intermedika: S’ka shanse o burrë krejt, që i kanë bo, krejt për jashtë janë.

Klienti: Po mirë!

Klinika Intermedika: Jo mor burrë, s’i bëj unë ashtu, merret vesh.

Klienti: Mirë, mirë s’i dihet. Kot po pyesja.

Klinika Intermedika:- Po s’bohet.

Klienti: Po njohin çuna sa të duash, dunë me ik mër burrë, këtu janë pa punë.

Klinika Intermedika: Mirë, po nuk bëhen, se janë me barcod.

Klienti: Ah, e kontrollojnë.

Klinika Intermedika: Fut barkodin aty, del në sistem, të thotë kthehu mbrapsht, shnet! Jam me këtë Gzzzzz, si e ka emrin. Në 7 e gjysmë i ke thënë, hë? Ja t’i marr edhe njëherë ata te laboratori.

Klinika Intermedika: Sa më shpejt, në qoftë se ke mundësi! Faleminderit, ciao!

Duke qenë se koha nuk premtonte për përgjigjen e laboratorit, përgjigja klientit mund t’i nisej me whatsapp.

Klinika Intermedika: Ka dalë thotë si përgjigje dhe sa ta skanojmë, ta firmos ajo.

Klienti: Aman, ça tha ajo në orën 8?

Klinika Intermedika: Maksimumi deri në 8 thotë.

Klinika Intermedika: Ja, se e nxjerr tashi. Në ça ore e ka avionin?

Klienti: Në 8 e gjysmë, or burrë.

Klinika Intermedika: Ouuu…!

Klienti: Në 8 e gjysmw, or burrë, unë e porosita.

Klinika Intermedika: Ça thuA or ti? Pse kaq vonë ju?

Klienti: Ai ka fol në telefon, se s’di gjë, or burrë!

Klinika Intermedika:  Ja se i them asaj, flasim vetë me të, oh ju e paskeni kwshtu re…

Klienti: Jo re, e ka në 8 e gjysmë o burrë, pisk o burrë puna, iku burri i huaj, iku janë ta kthyer mbrapsht, po…

Klinika Intermedica: Nuk e kthejnë o jo, nuk ashtu jo, se ia çojmë dhe me foto në whatsapp direkt, sikur më e keqja.

Klienti: S’ka ku e skanon mo burrë, mo!

Klinika Intermedika: Jo, jo s’ka nevojë, se ia jap atyre aty më e keqja, nuk ka për të ngel pa ik. Mos ki merak, se sikur të dali…

Klienti: Mundohu ta marr në dorë, o burrë pashë Zotin!

Klinika Intermedika: Po në dorë po e po, po them.

Klienti: Kush dreqin merret me të?!

Klinika Intermedika: Hajt, se nuk vonoj, se fola unë.

Klienti: (Flet në telefon) Vetë ke fol me atë ishallah kalon, po s’kalove…

Klinika Intermedika:  Jo mo jo, se kalon thuj, se vjen tashi.

Klienti: (Flet në telefon) Hajt, se vjen tashi.

Klinika Intermedika: O shok, më shpejt nuk kishte shanc me u bo.

Klienti: Hajde, o burrë!

Klinika Intermedika: Çoja me foto, që ta kenë ata njëherë ik mos u vono!

Klienti: Hajde të rujt Zoti!

Klinika Intermedika: Ciao!/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...