Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si ra Shqipëria në kanal, bashkë me makinën e Prokurorit   

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

Nga: Alfred Lela

Të gjithë të dyshuarit kryesorë, janë edhe ‘të dyshuarit e zakonshëm’. Dhe kjo është tash për tash humnera e Shqipërisë: ajo është kthyer në një vend të ‘të dyshuarve të zakonshëm’.

Ata që marrin koncensionet e mëdha, janë ‘të dyshuarit e zakonshëm’; ata që bien në prita janë ‘të dyshuarit e zakonshëm’; ata që dalin në pritë janë ‘të dyshuarit e zakonshëm’; ata që bëjnë sikur qeverisin janë ‘të dyshuarit e zakonshëm’; ata që bëjnë sikur bëjnë opozitë, janë ‘të dyshuarit e zakonshëm’.

‘Të dyshuarit e zakonshëm’ nuk i ndan asgjë, në të kundërt i bashkojnë shumë gjëra.

Arjan Ndoj, i etiketuar si pjesë e bandës KÇK nga kryeministri, me lehtësinë që ka damkosur ‘kazan’ median dhe gazetarët psh, u gjend ‘zog’ i një prite në rrugën nacionale Tiranë-Durrës dhe përfundoi në një kanal në anë të rrugës, diku afër nënkalimit të Sukthit. Ndoj është pjesë e ‘të dyshuarve të zakonshëm’, jo vetëm për hir të kryeministrit, por edhe opozitës. Edhe eksponentët e saj e patën ‘targetuar’ prokurorin, dikur avokat të ‘të fortëve’ të Shqipërisë.

Ai mbetet megjithatë vetëm i dyshuar si objektiv i atentatit.

Ndoj ishte në makinë me Rumin, një personazh i ‘nënbotës’ së Durrësit për të cilin ka shumë dyshime, por asnjë provë apo padi zyrtare. Ndoshta mjafton fakti që ka ndërruar emrin katër herë si provë! Edhe Rumi është ‘i dyshuari i zakonshëm’.

Pak ditë pas atentatit, një tjetër ‘i dyshuar i zakonshëm’ u shfaq në raportet e Policisë: Redjan Rraja, një mjek nga Nikla me klinikë në Fushë-Krujë, ‘i gjendur’ në një tjetër atentat ku mbeti i vrarë Elton Çiço te Bar ‘de Niro’ në Bllok. Ai qëllon të jetë nipi i një tjetër ‘të dyshuari të zakonshëm’, deputetit socialist Rrahman Rrahja, të përfshirë në një sagë mediatike pas ‘rastit Xhinsela’ dhe pjesës së të birit në të.

Sipas Policisë, Redjan Rrahja është i dyshuar si pjesëmarrës në rrethin e atentatorëve.

Gjithë kjo skenë e përshkruar nga faktet, emrat, ngjarjet, ditët dhe dramatizimi i tyre kriminal, e përmbyllur në një kanal anës rrugës te nënkalimi i Sukthit, nuk bën gjë tjetër veçse forcon idenë se vendi ku jetojmë dhe shteti, i cili është kujdestar i këtij vendi është banal.

Riciklimi i ngjarjeve, emrave, pistave, dyshimeve, përfshirjes në to të njerëzve që i përkasin infrastrukturës së Republikës, në një mënyrë a në një tjetër kullon banalitet.

Në banalitet përzihet me qëndrime jo serioze edhe ana tjetër e medaljes së shtetit, opozita. E cila, për qëllime dhe përfitime politike, ditën e parë nxjerr në pritë si atentator kryeministrin Rama dhe e ndërron padinë ditën e dytë kur kujtohet për Rumin, ushtarin e Ramës, ‘të fortin’ e zgjedhjeve, që gjendej në makinën e Prokurorit.

Në rast se opozita nuk ka pasur në mendje ndonjë skenar hollivudian ku Rama i ka ‘paketuar’ të dy në një makinë me qëllim për t’i vrarë, në çdo rast tjetër ai duhet të shpallet fajtor vetëm për njërin ‘krim’: ‘heqjen qafe’ të Prokurorit, ose ‘lidhjen’ me gangon.

Kjo mungesë kthjelltësie, kjo babëzi akuzatore dëshmon se, nëse njëra anë e medaljes e ka humbur kontrollin e shtetit dhe mban vetëm pushtetin, ana tjetër ka humbur kontrollin e vetes në kërkim të pushtetit.

Drama e Shqipërisë është bash këtu: ka humbur kuptimi i shtetit. Shihet kanali ku ka rënë, diku në një kthesë idiote pranë nënkalimit të Sukthit, por nuk e nxjerrim dot prej andej.

Duke qenë një gjë jofizike, nocioni i shtetit, serioziteti mbi të, nuk nxirret nga makina, nuk hipet në ambulancë, nuk dërgohet në spital, nuk mjekohet. Ai është (ose jo) në zemrën dhe idenë e atyre që vetëquhen politikanë.

Shumë prej tyre, në mos të gjithë, janë në atë kanal, bashkë me prokurorin, Rumin dhe ‘të dyshuarit e zakonshëm’.

 

Tags: alfred lelaprokurorishqiperi

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Fakulteti i Ekonomikut merr masa pas sherrit

Fakulteti i Ekonomikut merr masa pas sherrit

Braçe: Berisha po na kërcënon me jetë, Kokoneshi s’e njeh prokurorin

Braçe: Berisha po na kërcënon me jetë, Kokoneshi s’e njeh prokurorin

ISIS ndryshon strategji, thirrje ekstremistëve: Ndizni zjarre në Evropë e SHBA

ISIS ndryshon strategji, thirrje ekstremistëve: Ndizni zjarre në Evropë e SHBA

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Seanca në Parlamentin Europian, Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Politikë

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

by mirseda
13:19 | 14/06/2025
0

Farsa elektorale primitive e 11 Majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit...

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

12:55 | 14/06/2025
Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

12:50 | 14/06/2025
Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

12:47 | 14/06/2025
Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura

Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura

12:19 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com