pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişcasinopercasibomcasinopercasinopercasibombetciopusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinobetcioonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Si po ndërtohen 22 km autostradë në by passin e Fierit me 2.7 mln euro për kilometër

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km.

Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro ose me 1.7 milionë euro për kilometër. Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptare, bëri që italianet të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do të kalojnë të 2.7 milionë euro për kilometër.

Të dhënat tregojnë se autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.

Skeda e by passit të Fierit, 3 ura dhe 21 nënkalime

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor, by passi i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI. Bypass-i i Fierit është pjese e korridorit të rëndësishëm Veriu në Jug.

Aksi rrugor kalon në perëndim te Fierit, midis qytetit dhe vijës se bregut. By passi konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishme në bujqësi. Aksi rrugor aktual kalon (rreth 2.5 km) larg nga aksi në ndërtim.

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila ne Llumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë te Pojanit.

Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime ne disnivel si dhe 2 gjysmë kryqëzime dhe gjithashtu 21

Si rrugët me financim të huaj kushtojnë 10 herë më

Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj.

Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj.

Shifrat zyrtare të ministrisë së infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.

Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.

Ndërsa po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër.

Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Siç shihet nga të dhënat kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më larte se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon kostot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj.

Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 2×2 me një shumë 5.3 miliardë lekësh vetëm me fonde te brendshme. Kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. /Monitor/

Tags: 2.7 mln22 kmautostradëby passineurofieritkilometërndërtohen

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Modelja që pushtoi finalen gjobitet 15 mijë euro, por fiton një shifër të frikshme (Video)

“Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore”

Kryeson Rihanna, kush janë 5 femrat më të pasura në botën e muzikës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com