Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si pastrohen paratë nëpërmjet Bitcoin në vendin tonë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Si pastrohen paratë nëpërmjet Bitcoin në vendin tonë

Bitcoin, paraja virtuale ka nisur të përdoret edhe në Shqipëri. Të parët janë pjesëtarët e botës së krimit, por edhe politikanë, të cilët shfrytëzojnë fshehtësinë e monedhës për të transferuar dhe pastruar paratë e pista.

Gent PROGNI: Bitcoini përdoret për pastrim parash.

– Përse nuk ka kontroll nga shteti?

Gent PROGNI: Është i paaftë, edhe bota është e paaftë për momentin që ta kontrollojë bitcoinin. Por është edhe shumë i sigurtë, sepse, nuk ekspozohet asnjë e dhënë personale e personave që përdorin bitcoin.

Bitcoin është paraja virtuale që përdoret në shumë vende të botës dhe nga dita në ditë po zëvendëson atë konvencionale. Top Channel ka realizuar intervistë me një person që prodhon bitcoins, por kërkon të qëndrojë i fshehur ashtu si paratë e tij virtuale.

Ai thotë se në Shqipëri bitcoini përdoret nga organizatat kriminale dhe politika.

– Kur ke filluar të merresh me bitcoin?

DENONCUESI X: Bitcoin ka pothuajse 2 vjet që i prodhoj, majner (minierë) quhet. Në Shqipëri ka shumë hotspote që i prodhojnë bitcoins. Mënyra më e thjeshtë për prodhimin e bitcoinve janë pajisjet haitminer që prodhojnë therium ose kriptomonedhë tjetër që në fund konvertohet në bitcoin.

– A është e ligjshme një gjë e tillë?

DENONCUESI X: Prodhimi i bitcoin nuk është i paligjshëm, sepse cdo mjet që prodhon bitcoin është i ligjshëm. Por mënyra se si aparaturat sillen këtu duke përdorur energjinë e papaguar e bën atë të paligjshëm.

– Kush i prodhon këto bitcoin, pra kush janë porositësit?

DENONCUESI X: Hapin e parë e bëjnë organizatat kriminale. Organizatat kriminale bitcoinin e përdorin për pastrim parash, për konvertimin e parave të pista, për dërgesa të parave që fitohen në mënyrë kriminale jashtë vendit dhe i sjellin në Shqipëri.

– Porositës të bitcoinit në Shqipëri a kemi njerëz që merren me politikë?

DENONCUESI X: Po. Ka persona me poste të larta që kanë krijuar hotspotet e tyre dhe prodhojnë bitcoin.

Po përse bitcoin porositet nga organizatat kriminale?

”Dy janë arsyet kryesore, ulja e kostos së transaksioneve dhe shmangia e kontrollit e sistemit bankar”, shprehet Agim Kukeli, ekspert ekonomie. Të prodhosh bitcoin ka kosto të lartë, ndërsa fitimi është marramendës.

“Një bitcoin në këto momente që flas kushton 23 mijë euro. Çmimi i lartë justifikohet me faktin se oferta e bitcoinit është e kufizuar”, shton më tej Kukeli.

– Sa është kostoja e prodhimit të një bitcoini?

DENONCUESI X: Prodhimi i një bitcoini sot kap koston e 32 mijë dollarëve. Pajisja që përdoret për prodhimin e bitcoinit kushton nga 300 dollarë deri në 3.500 dollarë, plus që energji elektrike kushton shumë diku tek 3000 mijë dollarë.

-Dhe sa fiton?

DENONCUESI X: Sipas pajisjes fitohet nga 2.5 dollare në 25 dollarë në ditë.

-A nuk të duket kjo si firmat paramidale, është e frikshme mënyra se si i rritet vlera kësaj monedhe virtuale?

DENONCUESI: Për dikë nuk ka infomacion nga teknologjia tingëllon si skemë mashtrimi. Bitcoini është si bursa botërore.

” Kriptomonedha është një monedhë elektronike që është tepër e sigurt, madje më e sigurtë se një llogari bankare”, shprehet Gent Progni.

Tags: Bitcoinkriminelëpastrim parashpolitikane

TË LIDHURA

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Shqipëria

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

20:20 | 16/12/2025
Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s
Shqipëria

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

19:53 | 16/12/2025
Next Post
Universiteti i Tiranës publikon rregulloren për provimet online

Universiteti i Tiranës publikon rregulloren për provimet online

Yuri Kim: Në Shqipëri do zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan

Yuri Kim: Në Shqipëri do zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan

Kim mesazh krerëve të partive për listat: A meritojnë qytetarët kriminelë?

Kim mesazh krerëve të partive për listat: A meritojnë qytetarët kriminelë?







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

by mirseda
21:00 | 16/12/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi...

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

20:20 | 16/12/2025
Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

19:53 | 16/12/2025
19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19:32 | 16/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

19:15 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com