Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si mund të parandalohet meningjiti? Çfarë duhet të keni kujdes, masat

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Si mund të parandalohet meningjiti? Çfarë duhet të keni kujdes, masat

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha dje se polici 27-vjeçar nga Durrësi ndërroi jetë si pasojë e infeksionit të rëndë të meningjitit, duke konfirmuar kështu viktimën e parë nga ky infeksion.

 

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Mariglen Mestani, nuk arriti ta fitonte betejën për jetën.

Rasti i shënuar ka rikthyer frikën te qytetarët për një epidemi të mundshme, duke qenë se sëmundja mund të përhapet lehtësisht përmes ajrit. Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP bëri të qartë se nuk ka vend për panik. Rastet sipas saj janë sporadike dhe asnjë prej tyre nuk është konstatuar me simptomat e gripit. “Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Të gjitha rastet janë testuar për gripin dhe kanë rezultuar negative. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet, dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Ne po e monitorojmë të gjithë situatën epidemiologjike”.

Meningjiti është një inflamacion i membranave (meninges) që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Prekja nga meningjiti zakonisht shkakton simptoma të tilla, si dhimbje koke, ethe etj. Disa raste të meningjitit përmirësohen pa trajtim në disa javë.

Të tjerët mund të jenë të rrezikshëm për jetën dhe të kërkojnë trajtim urgjent me antibiotikë. Trajtimi i vonuar rrit rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit ose mund të çojë në humbjen e jetës.

Infeksionet virale janë shkaku më i zakonshëm i meningjitit, i ndjekur nga infeksione bakteriale. Për shkak se infeksionet bakteriale mund të jenë kërcënuese për jetën, identifikimi i shkakut është thelbësor për trajtimin në kohë të sëmundjes.

 

GRIPI

Duke qenë se jemi në kulmin e stinës së dimrit, Bino ka këshilluar që personat të cilët manifestojnë vështirësi në frymëmarrje apo temperaturë, duhet të paraqiten për ndihmë të specializuar për të parandaluar shfaqjen e komplikacioneve, të cilat mund të çojnë deri në humbjen e jetës.

“Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorimet. Jemi në një sezon normal të gripit. Deri më tani nuk kemi intensitet të lartë. Natyrisht, kemi qarkullim të virusit të gripit, por është e rëndësishme të dihet për ata që kanë probleme, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë nuk duhet t’i neglizhojnë”.

Masat për parandalimin e meningjitit

Bakteret e zakonshme ose viruset që mund të shkaktojnë meningjit mund të përhapen përmes kollitjes, teshtitjes, puthjeve ose ndarjes së mjeteve për të ngrënë, një furçë dhëmbësh ose një cigare. Larja e kujdesshme e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së mikrobeve. Mos ndani pije, ushqime, enë kuzhine, balsam buzësh ose furça dhëmbësh me askënd tjetër. Mësoni fëmijët dhe adoleshentët të shmangin ndarjen e këtyre sendeve gjithashtu. Po ashtu, ruani sistemin tuaj imunitar duke pushuar mjaftueshëm, duke u ushtruar rregullisht dhe duke ndjekur dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe drithëra. Dhe së fundmi, kur keni nevojë të kollitni ose teshtini, sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën./Panorama.al

Tags: gripISHPmenengjit

TË LIDHURA

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Politikë

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët
Aktualitet

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

13:13 | 01/12/2025
Next Post
Merrnin deri në 7 mijë €, zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarët e policisë

Merrnin deri në 7 mijë €, zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarët e policisë

KPK-ja bën bilancin e vettingut, sa e kanë kaluar me sukses, detaje

KPK-ja bën bilancin e vettingut, sa e kanë kaluar me sukses, detaje

Sjellja e çuditshme e shpendëve që po përhapin zjarret në Australi

Sjellja e çuditshme e shpendëve që po përhapin zjarret në Australi







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj
Bota

Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj

by mirseda
18:12 | 01/12/2025
0

Pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyn në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

17:43 | 01/12/2025
Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

17:18 | 01/12/2025
Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com