Duket se kryeministri Rama parashikoi dje fatin e Berishës, para se të shpallej “non grata” nga Britani e Madhe. Kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend, i duket sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)
“Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet.
Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije.
Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ja ngulni Kosovën. Sa herë ju duhet t’ia ngulni thikën Kosovës dhe me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë, historia tregon që ju e furnizuat Millosheviçin jo PS-ja. Historia nuk ikën kurrë, del përpara. Mblidhet dhe të del përpara, je i padëshirueshëm, “non grata”, ik tani. Vjen historia thotë prit o vëlla, se je i fortë por historia është më e fortë se ty”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Berisha pohoi se do të fitoj sërish, pasi është personi që e njeh më mirë mprehtësinë e popullit shqiptar për raportin me të vërtetën.
“Unë kam fituar gjithmonë se u besoj shqiptarëve. E njof më mirë se askush tjetër mpreftësinë e tyre dhe unë do fitoj për sa kohë do mbrojë interesat e tyre.
Shëmbëlltyrën psikologjike të shqiptarëve e kanë studiuar antropologët më të mirë të të gjitha kohërave, dhe të gjithë kanë dalë në një përfundim, inteligjentë. Nuk mund t’ua shesësh mashtrimin si të vërtetë. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian. Nuk mund të them unë për qeverinë”.