E shtunë, 21 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Si i kanë trajtuar krizat e shëndetit publik presidentët amerikanë

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Pothuajse të gjithë presidentët amerikanë janë përballur me një krizë në detyrë, qoftë ky një skandal politik, katastrofë natyrore, fatkeqësi ekonomike apo terrorizëm.

Por jo të gjithë kanë patur fatin e keq për t’u përballur me epidemi dhe pandemi. Ja disa prej tyre dhe si i shikojnë historianët veprimet e tyre.

Woodrow Wilson – gripi spanjoll

Presidenti Woodrow Wilson u përball me pandeminë e gripit të vitit 1918-19 që vrau 20 deri 50 milion njerëz në mbarë botën ndërsa Shtetet e Bashkuara po luftonin në Luftën e Parë Botërore.

“Edhe pse Presidenti Trump ka thënë se jemi në luftë me pandeminë, në rastin e Wilson-it dhe gripit spanjoll, Shtetet e Bashkuara me të vërtetë ishin në luftë,” thotë Thomas Schwartz, profesor i historisë në Universitetin Vanderbilt.

Lufta ishte arsyeja që administrata Wilson e minimizoi krizën, që nga momenti kur filloi shpërthimi, derisa përfundimisht gjetën vdekjen 675,000 amerikanë.

“Woodrow Wilson asnjëherë nuk bëri një deklaratë publike të çfarëdo lloji në lidhje me pandeminë,” thotë John M. Barry, profesor në degën e Shëndetit Publik në Universitetin Tulane dhe autor i librit The Great Influenza: The Story of the Deadliest Pandemic in History.

“Ishte një tregues i përqëndrimit intensiv të Wilsonin në luftë – ishte gjithçka për të cilën ai kujdesej,” thotë zoti Barry.

Ashtu si Britania, Franca dhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara e mbajtën sekret shpërthimin e pandemisë sepse nuk donin t’i tregonin dobësi armikut.

Në kulmin e shpërthimit, Wilsoni dërgoi trupa jashtë vendit të ngjeshur me anije që ishin “kuti transferimesh të virusit”, thotë Max Skidmore, profesor i shkencave politike në Universitetin e Misurit-Kansas City dhe autor i librit Presidents, Pandemics and Politics.

Përfundimisht një e katërta e të gjithë amerikanëve u infektuan, përfshirë disa që punonin në Shtëpinë e Bardhë. Shumë historianë besojnë se vetë Wilsoni u sëmur.

Zoti Barry thotë se gjatë negociatave përpara Traktatit të Versajës në vitin 1919 në Paris, Wilson kishte temperature “39, 40 gradë, kollë të rëndë dhe simptoma të tjera që ishin unike për virusin e vitit 1918.”

Ndërsa shtetet dhe qytetet filluan të udhëzonin banorët për atë që ne tani e quajmë distancim social – mbylljen e bizneseve dhe shkollave, ndalimin e tubimeve publike – administrata e Wilson vazhdoi të minimizojë pandeminë.

Spanja, një palë neutrale në luftë, ishte i vetmi vend që raportoi me saktësi numrat e viktimave, duke i dhënë pandemisë emrin gripi spanjoll, edhe pse gripi nuk e kishte origjinën atje.

Dwight Eisenhower – gripi aziatik

Virusi H2N2 u raportua për herë të parë në Singapor në shkurt të vitit 1957 dhe arriti në Shtetet e Bashkuara atë verë.

Presidenti Dwight D. Eisenhower ishte në dijeni të pandemisë kërcënuese, thotë Skidmore, por fillimisht refuzoi të fillojnte një program vaksinimi të mbështetur nga qeveria në shkallë kombëtare”.

Ai kishte besim në aftësinë e vaksinimit në tregun e lirë për t’u kujdesur ndaj krizës që afrohej,” thotë Skidmore. “Dhe si rezultat, shkalla e vdekjeve ishte ndoshta dyfishi I asaj që mund të kishte qenë.”

Në gusht të vitit 1957, Eisenhower i kërkoi Kongresit 500,000 dollarë fonde dhe autorizimin për të zhvendosur një shumë prej 2 milion dollarësh, nëse do të ishte e nevojshme, për të luftuar virusin.

Ai vendosi si qëllim prodhimin e 60 milion doza vaksinash, të mjaftueshme për të vaksinuar një të tretën e popullsisë, rreth 171 milion në atë kohë. Deri në fillim të nëntorit, ishin administruar rreth 40 milion doza, dhe pandemia filloi të humbasë vrullin.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e llogarit numrin e vdekjeve nga virusi H2N2 në 1.1 milion njerëz në mbarë botën dhe 116,000 në Shtetet e Bashkuara.

Gerald Ford – gripi i derrit

Udhëheqësit shpesh janë fajësuar për minimizimin e krizave, por Gerald Ford u akuzua nga disa për reagime të tepërta.

Jo shumë kohë pasi vdiq një ushtar nga një formë e re e gripit në shkurt të vitit 1976, Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies njoftoi se virusi mund të kthehej në një epidemi deri në vjeshtë.

Shkencëtarët në CDC menduan se ky virus mund të ishte edhe më vdekjeprurës sesa ai i vitit 1918. Për të shmangur një epidemi, CDC-ja tha se të paktën 80 përqind e popullsisë amerikane duhej të vaksinohej, duke bërë që Presidenti Ford të nënshkruante në mes të prillit legjislacionin e emergjencës për Programin Kombëtar të Imunizimit të Gripit të Derrit. Brenda disa muajve, afro 50 milion amerikanë u vaksinuan.

Presidenti Ford ndërmori veprime të shpejta, por difektet me vaksinën shkaktuan në fund më shumë probleme, thotë historian Schwartz. Qindra njerëz u prekën me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik, pasi morën vaksinën e gripit.

“Ironikisht, ishte sofistikimi i vetë sistemit të monitorimit të qeverisë që i bëri ata të identifikonin këto raste dhe t’i lidhnin ato me vaksinat”, thotë historiani.

Ndërsa Ford demonstroi efikasitetin e qeverisë në mobilizimin e burimeve, programi i tij i gjerë i vaksinimit, së bashku me gabimet e tjera politike, kontribuoi në përpjekjen e Ronald Reagan për të mposhtur nominimin republikan të Fordit në 1976. Fordi humbi ndaj demokratit Jimmy Carter më vonë atë vit.

“Konsensusi i përgjithshëm është se ai reagoi shumë,” thotë Skidmore, i cili megjithatë e lavdëron qasjen e presidentit. “Ai dukej se ishte i bindur, dhe në retrospektivë mendoj se kishte të drejtë, se do të ishte shumë më mirë të bëhej një vaksinë dhe të mos kishte pandemi, sesa të kishte një pandemi dhe të mos bëhej vaksinë.”

Në kohën kur filluan imunizimet në tetor, nuk kishte arritur të shfaqej ndonjë shpërthim i madh dhe gripi i derrave u bë i njohur si pandemia që nuk ndodhi kurrë. Përvoja kontribuoi në hezitimin e disa amerikanëve për të përqafuar vaksinat, madje edhe tani.

Ronald Reagan – kriza e SIDA-s

Administrata Reagan është kritikuar për mos marrjen seriozisht të Sidës dhe për lejimin e stigmatizimit të burrave homoseksualë në Amerikë. Regjistrimet audio të konferencave për shtyp në fillim të viteve 80 zbulojnë sekretarin e Shtypit të Presidentit Ronald Reagan duke bërë shaka me gazetarët në lidhje me epideminë duke përdorur termin “plagë holoseksualësh”.

Qasja e Reaganit sigurisht nuk ishte ” një model për presidentët e ardhshëm,” thotë Schwartz.

Kjo ka të bëjë pjesërisht me faktin se në fazën e hershme të shpërthimit, shumica e viktimave ishin ose homoseksualë ose njerëz të varur nga droga, grupe jashtë koalicionit konservator të Reaganit.

Megjithëse homoseksualët amerikanë kishin shenja të asaj që më vonë do të quhej SIDA qysh në 1978, Reagan nuk e përdori publikisht fjalën “SIDA” deri në 17 shtator 1985, në mandatin e tij të dytë.

“Reagani thjesht nuk arriti të njohë ashpërsinë e epidemisë së Sidës,” thotë historiani.

Reagani gjithashtu besonte se qeveria ishte problemi, jo zgjidhja, kështu që predispozicioni i tij ishte të zvogëlonte rolin e saj edhe në kriza, shton historiani Skidmore.

Në prill të vitit 1987, Reagani e shpalli SIDA-n “armikun Nr 1 të shëndetit publik”. Ai caktoi 766 milion dollarë për hulumtimin dhe edukimin për SIDA-n, duke e çuar atë në 1 miliard dollarë në vitin fiskal 1988. Por ai këshilloi kufizimin e marrëdhënieve seksuale në vend të metodave të mbrojtjes.

Lexo edhe :   Putin me Covid? Liderin rus e “mbyt” kolla gjatë fjalimit (VIDEO)
Lexo edhe :   Kosovë: Gjyqtari shpall kandidaturën për president

“Le të jemi të sinqertë me veten,” tha Reagani. “Informacioni për SIDA-n nuk mund të jenë ato që disa i quajnë vlera neutrale”.

Mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për parandalimin e SIDA-s, a nuk japin mjekësia dhe morali të njëjtat mësime?”

Në fund të presidencës së Reaganit në vitin 1989, Shtetet e Bashkuara kishin pësuar 89,343 vdekje nga SIDA.

George W. Bush – kriza e SIDA-s dhe SARS

Presidenti Xhorxh W.Bush ka marrë lavdërime si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët për angazhimin në luftimin e HIV / AIDS globalisht dhe veçanërisht në Afrikë.

Suksesi i tij ishte në kundërshtim me trashëgiminë e përzier të babait të tij, George H.W. Bush.

Gjatë kohës që ishte në detyrë, Bushi i vjetër nënshkroi dy pjesë të rëndësishme të legjislacionit – Aktin për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara, i cili mbronte njerëzit me HIV dhe SIDA nga diskriminimi, dhe Ligjin e Emergjencës Gjithëpërfshirëse të Burimeve, i cili siguroi fonde për trajtimin e SIDA-s. Por disa vërejnë mungesë urgjence nga administrata dhe kritikojnë Bushin për refuzimin e ndryshimit të një politike që bllokoi njerëzit me HIV të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2003, administrata e George W. Bush krijoi Planin e Urgjencës për Ndihmën ndaj SIDA-s (PEPFAR), një iniciativë për të adresuar epideminë globale.

“PEPFAR ishte ndoshta një nga gjërat më të mira në presidencën e tij,” thotë historiani Barry. “Ai mori shumë vlerësime universale.”

Që nga fillimi i saj, PEPFAR ka siguruar më shumë se 80 miliard dollarë për trajtimin, parandalimin dhe hulumtimin e HIV / SIDA, duke e bërë atë programin më të madh global të shëndetit në histori të përqendruar në një sëmundje të vetme.

Programi vlerësohet gjerësisht se ka ndihmuar në shpëtimin e miliona njerëzve, kryesisht në Afrikën Nën-Sahariane.

Në prill të vitit 2003, pas një shpërthimi në Azi, Bush nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shtuar sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) në një listë të sëmundjeve ngjitëse që mund të çojnë njerëzit të karantinohen në mënyrë të pavullnetshme.

Përfundimisht, më shumë se 8,000 njerëz në mbarë botën u sëmurën me SARS, dhe 774 vdiqën gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2003. Në Shtetet e Bashkuara, vetëm tetë persona kishin prova laboratorike të infeksionit.

Në 2005, administrata Bush krijoi Strategjinë Kombëtare për Gripin Pandemik, e cila bëri thirrje që qeveria federale të mirëmbajë dhe shpërndajë një rezervë kombëtare të furnizimeve mjekësore në rast të një shpërthimi, dhe një infrastrukturë që presidentët e ardhshëm të mësojnë dhe ta përditësojnë në rast të një pandemie.

Barack Obama – H1N1, Zika dhe Ebola

Disa muaj në mandatin e parë të Presidentit Barack Obama në vitin 2009, filluan të vijnë raportet rreth H1N1, ose gripit të derrit, i cili u zbulua së pari në Shtetet e Bashkuara dhe u përhap shpejt në të gjithë botën.

Sipas CDC-së, rasti i parë u raportua më 15 prill të vitit 2009. Administrata Obama caktoi një ekip dhe shpalli H1N1 një emergjencë shëndetësore publike më 26 prill, gjashtë javë para se të shpallej një pandemi dhe para se të kishte ndonjë vdekje të regjistruar në Sh.B.A.

Administrata Obama “u angazhua menjëherë sapo u shfaq virusi,” tha zoti Barry. “Ata ishin të angazhuar 100% të gjithë, si në aspektin e hulumtimit shkencor, ashtu edhe në përpjekjet për të gjeneruar vaksina dhe në masat e shëndetit publik.”

Gjashtë muaj pas asaj deklarate fillestare, me humbjen e më shumë se 1.000 amerikanëve, Obama e shpalli gripin e derrave një emergjencë kombëtare.

CDC vlerësoi se nga prilli 2009 deri në prill 2010, kishte 60.8 milion raste të gripit të derrit dhe 12,469 vdekje prej tij në Shtetet e Bashkuara. Organizata Botërore e Shëndetit shpalli fundin e pandemisë më 10 gusht 2010.

Katër vjet më vonë, Obama u përball me një krizë tjetër – shpërthimi i Ebolës 2014-16 që vrau më shumë se 11,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

Obama aktivizoi Qendrën e Operacioneve të Urgjencës CDC në Korrik 2014 për të ndihmuar në koordinimin e asistencës teknike, përfshirë vendosjen e personelit në Afrikën Perëndimore. CDC trajnoi pothuajse 25,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Afrikën Perëndimore në praktikat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

Vetëm 11 persona u trajtuan për virusin në Sh.B.A. Megjithatë disa republikanë e kritikuan Obamën për mos vendosjen e ndalimeve të udhëtimit nga vendet ku shpërthimi i Ebola ishte i përhapur.

Obama luftoi një virus të ndryshëm në frontin e brendshëm – Zika, një virus i transmetuar nga mushkonjat.

Përhapja e Zikës në 2015 u regjistrua për herë të parë në Brazil, dhe deri në vitin 2016 rreth 40,000 raste u raportuan në Sh.B.A. Administrata Obama kërkoi 1.9 miliardë dollarë fonde federale të emergjencës për të luftuar virusin në shkurt 2016, 1.1 miliardë dollarë nga të cilat u miratuan nga Kongresi atë shtator.

Në vitin 2015, këshilltarja e Sigurisë Kombëtare në administratën Obama, Susan Rice, krijoi njësinë globale të Sigurisë Shëndetësore dhe Biombrojtjes, një ekip përgjegjës për gatishmërinë pandemike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një forum i personelit të Shtëpisë së Bardhë që këshillon presidentin për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Në maj të vitit 2018, gjatë presidencës së Donald Trumpit, njësia globale e sigurisë shëndetësore dhe biombrojtjes u shpërbë. Drejtuesi i saj u largua nga administrata, dhe disa prej anëtarëve të saj u shpërndanë në njësi të tjera brenda Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mësimet e nxjerra

Historianët thonë se përballë krizave të shëndetit publik, presidentët që janë të informuar, të përqendruar, të organizuar dhe transparentë kanë shumë të ngjarë të jenë të suksesshëm.

Skidmore, nga Universiteti I Misur-Kansas City, thotë se presidentët amerikanë mund të mësojnë nga paraardhësit e tyre, veçanërisht në krijimin e një koordinimi të fortë midis qeverisë federale dhe shteteve, dhe duke siguruar që sektori privat të jetë plotësisht i angazhuar.

Zoti Skidmore tha se administrata Obama përfitoi shumë nga Strategjia Kombëtare e George W. Bush për Gripin Pandemik, një plan që shtrihej në çdo departament të qeverisë federale, çdo shtet dhe degë të gjera të sektorit privat për të grumbulluar ilaçe antivirale dhe u siguron shkencëtarëve burime për të zhvilluar vaksina.

Schwartz, nga Universiteti Vanderbilt dhe Barry, nga Universiteti Tulane, thonë se udhëheqësit duhet të jenë optimistë dhe të japin shpresë.

Por, më e rëndësishmja, ata duhet të jenë transparentë, si për të parandaluar përhapjen e informacionit të pabazuar në fakte, ashtu edhe për të krijuar besueshmërinë që do t’i inkurajojë njerëzit të ndjekin udhëzimet në vend që të jenë skeptikë ndaj qeverisë së tyre. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...