E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Si e vranë tropojanin, do lirohej pas 13 ditësh/Dëshmia e mjekut të burgjeve

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Dashnor Kaloçi

                         Pjesa e shtatë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Jetullah Gashit me origjinë nga katundi Mramor i Prishtinës, i cili në vitin 1964, kur ishte gjimnazist vendosi që të arratisej dhe kaloi kufirin shtetëror në zonën e fshatit Zogaj të rrethit të Tropojës, ku pasi e mbajtën disa ditë duke e marrë në pyetje në Degën e Punëve të Brendëshme të qytetit “Bajram Curri”, e sollën në qytezën e Shijakut, duke e sistemuar në një bazë të Sigurimit të Shtetit, e cila quhej “Qëndra e filtrimit e emigrantëve kosovarë”, që arratiseshin nga Jugosllavia dhe vinin në Shqipëri, ku për disa muaj ai i’u nënshtrua hetuesisë intensive nga ana e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që vinin nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe që mbulonin “emigracionin kosovar”.

Dërgimi i tij në rrethin e Korçës ku mbaroi shkollën e mesme në qytezën e Maliqit dhe më pas në Tiranë, ku ai ndoqi studimet e larta universitare në fakultetin e Mjeksisë, të cilat ai i përfundoi në vitin 1971 dhe u emërua në Elbasan si mjek pranë spitalit të atij qyteti. Arrestimi i tij në vitin 1977 pas disa kohësh survejimi dhe ndjekje nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, “si agjent i UDB-së”, ku pas disa muajsh tortura ç’njerzore, u dënua me 25 vite burg politik, të cilat i vuajti në kampet e Spaçit, Qafë-Barit, Burrelit etj., xhesti i jashtëzakonshëm i Jetullah Gashit kur vuante dënimin, duke dorëzuar bluzën e bardhë të mjekut e hyri të pununte me turne në galerinë e Spaçit, nga ku dhe ai u lirua në fillimin e vitit 1991, me shëmbjen e regjimit komunist.

“Ishte data 30 gusht e vitit 1964, kur unë pasi preva biletën e trenit nga Prishtina për në Shkup (ku ponoja me babën), gjatë gjithë rrugës, vetëm mendoja se si do të arrija në Shqipëri, gjë që kishte kaq ditë që e bluaja në kokë. Unë në atë kohë nuk kisha asnjë lloj informacioni për kufirin shtetëror, Jugosllavi – Shqipëri dhe nisur nga ky fakt, vajta në stacionin e autobuzit në Shkup, ku preva biletën e autobuzit për në Gjakovë dhe aty mbrrita në orët e vona të natës. Zbrita nga autobuzi dhe nuk dija nga të shkoja, pasi s’kisha qenë asnjë herë në Gjakovë. Kam bërë gjithë përpjekjet për të shmangur njerëzit dhe mora rrugën që kishte më pak qarkullim. Në fund të kësaj rruge, pashë një furrë buke, e bleva disa simite dhe vazhdova të njëjtën drejtim rruge në errësirën e natës. Në krahun e djathtë të rrugës, pashë një gardh, të cilin e kalova dhe hyra brenda në kopësht. Vendosa  të flija aty. Afër rrethimit, gjeta një vend të sigurtë që më mbronte, pasi herë pas here kishte të lehura qenësh, por pas pak kohësh ata pushuan. I lodhur më kishte zënë gjumi. U zgjova në mëngjes, pasi shikova rreth e qark vëndin, u ngrita kapërceva gardhin e dola përsëri në rrugë. Kushëriri im Kadriu, më kishte thënë që kufiri për në Shqipëri, kalon nga majat e disa kodrave të ç’veshura”. Kështu e kujton 75 vjeçari Jetullah Gashi nga Kosova, momentin e arratisjes nga Jugosllavia në Shqipëri, ku ai pasi u diplomua në fakultetin e Mjeksisë në Tiranë dhe shërbeu disa vite si mjek në spitalin e qytetit të Elbasanit, në prillin e vitit 1977, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, duke u akuzuar si “agjent i UDB-së” dhe u dënua me 25 vjet burg. Torturat gjatë hetuesisë dhe dënimi me 25 vite burg, kalvari i gjatë në kampe dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës deri në fillimin e vitit 1991, duke u liruar me të dënuarit e fundit  që dolën nga “ferri komunist”, largimi për në Zvicër tek të afërmit e tij, kthimi në Shqipëri dhe largimi përfundimisht për në Kosovë, ku jeton dhe sot me familjen e tij. Lidhur me këto dhe ngjarje e fakte të tjera nga jeta e tij e dhimbëshme, mjeku Jetullah Gashi, i dëshmon ekskluzvisht për Memorie.al

Zoti Jetullah, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në kampe dhe burgje, a fituat ulje dënimi me ndonjë amnisti?

Nga fundi i vitit 1982, regjimi komunist i atëhershëm, shpalli gjoja një amnisti për të burgosurit politik dhe ordiner. Ne të burgosurit politik, nuk përfituam pothuajse asgjë. Shumica e të burgosurve politik që kishin bërë mbi 20 vite, nuk përfitoi. Rexhep Koçi, që kishte bërë mbi 18 vite burg, për 13 ditë që i kishin mbetur nga vuajtja e dënimit, vajti për të pyetur në Komandë, dhe ata i thanë: se nuk lirohesh, do të përfundosh edhe këto 13 ditë.

Për 13 ditë nuk e liruan me atë amnisti…?!

Po për 13 ditë nuk e liruan dhe Rexhepi u mërzit shumë e kishte frikë se mos gjatë këtyre dy javëve që i kishin mbetur, mund ta ridënonin përsëri. Rexhepi kishte punuar shumë, për të përfituar këto 4 – 5 ditë dhe ndërkohë unë dhe Sandër Sokoli, u munduam ta qetësonim, duke e parë që ai u trishtua e ligështua shumë. Të nesërmen kur u nisëm për në punë, po shikoja Rexhepin që nuk kishte dëshirë dhe forcë për t’ju ngjitur kodrës, për në galeri! E pyeta disa herë se mos ishte i sëmurë. “Jo’, tha Rexhepi, ‘mirë jam doktor”. Arritëm te barakat, ku do të ndërronim veshjet, me ato të punës për në galeri. Unë dola i pari nga baraka dhe po e prisja Rexhepin jashtë, por ai nuk po dilte dhe e thirra përsëri, e ai m’u përgjigj: “Ecni ju, se po ju ndjek nga pas”. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej atij njeriu të çeliktë. Unë u nisa e shkova në frontin e punës në galeri dhe sapo kisha fillur me vendos trupat e drurit, m’u afrua një nga të dënuarit. e më tha: “Doktor shpejt, po na kërkojnë me dalë jashtë”.

Çfar i kishte ndodhur Rexhepit?

Kur dolëm jashtë, marr vesh se ushtari në vëndroje, kishte qëlluar me armë automatike mbi Rexhepin, pasi, sipas tyre, ai kishte tentuar të kalonte telin e rrethimit, që ishte jo më larg se një metër e gjysëm, nga baraka ku ne ndërronim rrobat që rrinim në kamp, me atë të punës që hynim në galeri. Mjeku i dënuar, Fadil Spahiu, me ndihmës mjekun, Isuf Hoxha, ishin munduar që t’i jepnin ndihmën e shpejtë Rexhepit, por Rexhepi nuk arrit as deri në kamp, i gjallë.

Ç’ndodhi më pas?

Të gjithë drejtuesit e Komandës, kishin dal e na vrojtonin më egërsinë më të madhe, se mos do të reagonim! Pas kësaj që ndodhi u duk se pati një gjëndje të tensionuar dhe disi të frikëshme në kamp nga ana e Komandës dhe kështu ata dyfishuan rojet, të cilët rrinin në gatishmëri e të armatosur drejt nesh. Të nesërmen do të fillonte rutina e përditshme drejt galerisë, por Rexhepin nuk e kisha më! Gjatë gjithë rruges për në galeri, mallkoja veten që pse e lashë vetëm Rexhepin, duke e ditur që ai kishte problem me shikimin dhe mendoja e isha plotësisht i bindur, se: ai mund ta kishte kaluar gabimisht telin rrethues? Po e ndjeja veten keq dhe shkova i vetëm në frontin e punës, e nga mërzitija, punova e vendosa shumë shpejt trupat në galeri.

Përveç kësaj ngjarjes me Rexhepin, cilat kanë qënë momentet më të vështira gjatë vuajtjes së dënimit?

Pas humbjes së mikut Rexhep Koçit, ka qenë dhe një tjetër moment shumë i vështirë që kujtoj, jo vetëm i imi, por edhe i gjashtë bashkëvuajtësve të mi, kur na kanë detyruar të zbritnim në galeri në një furnel, mbi 40 metra të lartë, duke kaluar peripeci të mëdha, të cilat na rrezikonin jetën. Edhe një rast tjetër, kur më është shëmbur materiali (pirit), ishte një vdekje e sigurt, po të mos manovroja, e të dilja duke u zvarritur, nga ai front i vështirë pune. Një trishtim të madh kam kaluar, kur mua më transferuan në burgun e Burrelit, në fundin e korrikut të vitit 1984, aty u takova me Nuredin Skraparin, i cili më tregoi se: “Me urdhër të komandantit, Edmond Caja, policia ka torturuar Sandër Sokolin, deri sa i ka thyer shtyllën kurrizore dhe si pasojë, Sandëri, kishte ndërruar jetë”.

Lexo edhe :   Ulje e ndjeshme e të infektuarve me Covid-19 në vend, 12 viktima
Lexo edhe :   Pavarësia/Kush ishin vëllezërit që “shkrinë pasurinë” për Qeverinë e Vlorës

Kur e përfunduat dënimin, qëndruat në Shqipëri apo vajtët në Kosovë?

Pas lirimit nga burgu më 6 shkurt të vitit 1991, kam qëndruar në Tiranë deri më 30 maj dhe atë ditë kam udhëtuar me linjën ajrore për në Gjenevë të Zvicrës. Këtë ma ka bërë të mundur nipi im, që punon dhe jeton edhe sot në Gjenevë, Halil Abdullai, i cili më siguroi vizën, si vizitor me të drejtë nisje në datën e caktuar, që ishte 30 maj 1991.

Në çfar qyteti apo kantoni shkuat në Zvicër dhe sa qëndruat aty?

Gjatë qëndrimit në Gjenevë tek nipi, erdhën të më vizitonin vëllai Hajrullai, e dajë Bajrush Brestovci. Pas mbarimit të afatit, me ligjet e shtetit zvicerian, nipi më rekomandoi që të paraqitesha si azil-kërkues politik, në një qendër që ndodhej në Gjenevë. Këtu kam qëndruar afër një javë, e pas kësaj kohe, na kanë intervistuar 5-6 herë dhe në fund më kanë pyetur se ku mendoja të qëndroja në Zvicër, pasi të më mbaronte afati aty, gjë e cila ishte kopetencë e organeve zviceriane. Në Lugano, kam qëndruar tri javë dhe më pas na kanë trasferuar në Zyrich, Oberengstringen Frangatoat.

Çfar ishte ajo, qëndër qëndrimi azil kërkuesish?

Po, në këtë qëndër banimi të azil-kërkuesve ishin të gjithë shqiptarë. Gjysma ishin shtetas nga Shqipëria dhe pjesa tjetër shqiptar të Kosovës. Shteti zvicerian na paguante 208 franga në muaj dhe ato ne merrnim të ndara në katër këste, çdo javë 52 franga. Në qendër kishim të gjtha kushtet të siguruara, si fjetja, pastërtia e higjena, kuzhina për gatim, si dhe frigorifer e televizor, kishim në çdo dhomë, të cilat ishin me ngrohje qëndrore.

Si shkonin dhe si ishin aty marrëdhëniet në mes azilantëve të Shqipërisë me ata të Kosovës?

Shumë keq shkonin dhe shpesh herë kanë ndodhur grindjet e përleshje ofenduese në mes shqiptarëve të Shqipërisë e të shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk i besonin rrëfimeve të vëllezërve shqiptar, duke ju thënë: “Mirë u a ka bërë Enver Hoxha, se asnjeri nuk e ka futur në burg apo internuar, pa bërë diçka”.

Kur dëgjonit këto mendime që kishin vëllezërit tanë nga Kosova për bëmat e Enver Hoxhës, si ndiheshit ju që i kishit vuajtur mbi kurrizin tuaj torturat dhe burgun e gjatë?

Shpesh, si ndërmjetësues, jam munduar t’i bind bashkëpatriotët e mij kosovarë, duke u thënë se: ‘të gjitha këto që tregojnë vëllezërit shqiptarë, janë të vërteta. Këto që po ju tregoj më kanë ndodhur edhe mua e shumë kosovarëve të tjerë, që kanë shkuar në Shqipni, duke na akuzuar me lloj lloj akuzash, gjoja në dëm të Shqipërisë e në favor të Jugosllavisë titiste’. Pas një pune intensive që bëra me kosovarët veç e veç, shumica u bindën për realitetin që ka qenë në Shqipëri gjatë rregjimit diktatorial enverist.

Sa qëndruat në Zvicër?

Unë ndënja rreth 1 vit në Zvicër, pasi nuk munda të merrja azil politik edhe pse morra një avokat për mbrojtjen time, ishte e pamundur dhe kështu unë jam kthyer në Tiranë, me dt.18 dhjetor 1992.

Po si është e mundur që nuk u’a dhanë azilin politik në Zvicër, edhe pse ju kishit qenë në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur në atë kohë azil politik u dha për shumë nga persekutorët tuaj, të cilët gjenden edhe sot në ato shtete perendimore si azilantë politikë?

Për të fituar azilin politik duheshin një sërë dokumentash  nga Shqipëria, që unë jo vetëm nuk i kisha, por s’kishte as kush të m’i dërgonte dhe kështu kjo gjë ishte e pamundur. Ndërsa sa për persekutorët tanë që i’u dha azili politik, është krejt e pashpjegueshme dhe nuk di çfarë t’ju them asgjë. Këto absurditete që tashmë i përkasin së kaluarës, i kemi biseduar edhe me shumë nga bashkëvuajtësit, sa herë takohemi!

Pasi u kthyet në Shqipëri, çfarë bëtë, ku shkuat?

Sa kam zbritur në aeroportin e Rinasit, kam marrë një taksi dhe kam shkuar tek Xhavit Shatku, në rrugën “Bajram Curri”, në afërsi të Medresesë. Skënderi ishte një ish i burgosur politik nga rregjimi komunist dhe para dënimit kishte punuar si pedagog  i matematikës në Peshkopi. Ai ishte akuzuar si agjent të UDB-së jugosllave dhe ishte dënuar me 25 vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Burrelit. (Me Skënderin isha liruar nga burgu me dt. 6 shkurt 1991 dhe së bashku kemi shkuar në Tiranë, tek Xhavit Shatku, që ishin kushëri të parë, pra baballarët vëllezër). Nëpërmjet nipit tim në Zvicër, Halil Abdullai, u lajmëruan vëllai im Hajrullai, të cilit i thanë se: ‘Jetullain e kanë kthyer në Tiranë’. Vëllai ka ardhur në Tiranë, për herë të parë në datën 29 dhjetor dhe pasi bisedoi me mua, duke më thënë: se dajallarët, Bajrush e Metush Brestovci, do të na kalonin tek dogana e Hanit të Elezit pa asnjë pengesë. Atëhere unë preva biletën e autobuzit Tiranë-Shkup dhë në Shkup u takova me dajat, të cilët më qetësuan, që mos të merakosesha, se ishin marrë të gjitha masat, që të kaloja kufirin pa asnjë problem. Dhe kështu ndodhi, pas 29 vitesh, këmba ime po shkelte përsëri në tokën e Kosovës, pikërisht me dt. 31 dhjetor 1992. I shoqëruar nga daja Bajrush dhe vëllai, u futa në oborrin e shtëpisë në Prishtinë, afër varezave të jahudive (hebrenjve)- Rruga “Taip Zeka”, ku edhe sot jetojmë unë e vëllezërit e mi.

Si e kujtoni atë takim me familjarët tuaj që s’i kishit parë që nga viti 1964, kur vendosët të largoheshit dhe erdhët në Shqipëri?

Ehhh (përlotet), pasi u përqafova me babain, e më pas me xhaxhallarët, Maliqin e Çerkinë, me vëllezërit e motrat, me hallën etj., me padurim e mallëngjim, po prisja të takoja nanën time, bijën e Zek Brezovcit, motrën e dajës Bajram e Naman! Pasi e pyeta disa herë babën e xhaxhallarët, (përlotet) në fund babai më tregoi, se nana kishte ndërruar jetë, para disa vitesh. Babai më tha: “Nana jote na e ka lënë amanet, mos me të tregue se më mërzitet djali”. Sado që njeriu mundet t’i përballojë dallgët e jetës, në atë moment më ka plasur vaji, e kam qarë si fëmijë.

Sot, pra pas kaq vitesh, duke pasur parasysh ato që u ndodhën juve këtu, (arrestimi, torturat, burgjet), a keni ndonjë pendesë, se përse morrët atë vendim, pra për të ardhur në Shqipëri?

Ehhh, a jam penduar që erdha në Shqipëri…?! Po ju them se: Në kohën që unë, vendosa që të arratisem për në Shqipëri, kurrsesi nuk më interesonte se kush e udhëhiqte atë. Nuk më hiqet kurrë nga mëndja në atë kohë në Kosovë, kur shkonim në shkollë, në rrugën e hapur nga dëbora, shiheshin qartë gjurmët e gjakut të meshkujve, të cilët arrestoheshin dhe torturoheshin në ambjentet e shkollës nga oficerët e UDB-së, gjatë aksionit për “mbledhjen e armëve”. Vendimi i profesoreshës Mania Gërbiç, duke më ngelur në klasë, gjë që bëri që të humbisja, vitin shkollor dhe kjo u bë shkas, që unë të vendosja përfundimisht, që të arratisesha për në Shqipëri. /Memorie.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...