Hamilton shpallet kampion bote për herë të shtatë (FOTO)

Piloti britanik i garave me makina, Lewis Hamilton, ka fituar titullin e 7 kampion në Formula 1, duke barazuar kështu Michael Schumacher.

Piloti i Mercedes triumfoi në garën e Turqisë, duke fituar titullin kampion bote për të katërtën herë radhazi dhe të shtatin në total.

Hemilton triumfoi sot në garën e Turqisë duke lënë pas krahëve Sergio Pérez dhe Sebastian Vettel të Ferrarit, respektivisht të dytin dhe të tretin, duke ju bashkuar podiumit.