Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Si e “pushtoi” Turqia me 450 milionë euro ekonominë e Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si e “pushtoi” Turqia me 450 milionë euro ekonominë e Kosovës

Në tregun e Kosovës operojnë 725 kompani nga shteti i Turqisë, me një kapital prej rreth 1.2 miliard euro, tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Këto kompani veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në fushën e energjisë, telekomunikacionit, sistemit bankar, arsimit, tekstilit dhe shëndetësisë.

Turqia vazhdon të mbetet një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar dhe një nga tre shtetet me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Njëherësh, është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovare – Turke, investimet nga Ankaraja zyrtare në Kosovë nga viti 2009 deri më 2019 kanë qenë rreth 450 milionë euro. Sektori energjetik përbën 31 për qind të te gjithë investimeve, pasuar nga sektori i financave dhe ai i transportit, thuhet në një përgjigjeje nga kjo Odë për REL.

Përveç investimeve direkte, Prishtina dhe Ankaraja zyrtare kanë edhe shkëmbime tregtare.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, importi i mallrave nga Turqia në Kosovë ka arritur vlerën prej 431 milionë euro, kurse nga muaji janar deri në korrik të këtij viti, Turqia ka importuar në Kosovë mallra në vlerë prej 220 milionë eurosh.

Ndërkaq, eksporti i produkteve “Made in Kosova” për në Turqi, vitin e kaluar ka qenë 8 milionë euro, përderisa gjatë këtij viti janë eksportuar mallra në vlerë prej 6 milionë eurosh.

Kosova dhe Turqia në vitin 2013 kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tregtare, e cila parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale. Turqia e kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Por, në Prishtinë, ajo u dekretua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të vitit 2019.

Në Kosovë, që nga viti 2004 vepron edhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Nga ajo periudhë, kjo organizatë ka realizuar qindra projekte të ndryshme, si ndërtim të parqeve, ndërtim të objekteve të mjekësore, ka restauruar një numër të madh të xhamive, por edhe ka bërë investime në ndërtimin e xhamive të reja në gjithë Kosovën. Përfaqësues të kësaj agjencie në Kosovë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se sa është shuma e përgjithshme për projektet e realizuara në Kosovë.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se qasja e investimeve të shtetit turk në Kosovë duhet të ndryshojë. Ai shton se destinimi i investimeve duhet të orientohet në hapjen e vendeve të reja të punës dhe jo në ndërtimin e objekteve të kultit.

“Çka është më shqetësuese, në qoftë se bëhet një analizë e qasjes se Turqisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në shtetet e Ballkanit Perëndimor investimet turke kanë efekte pozitive, qoftë në punësim, prodhim, qoftë në përmirësim të bilancit të pagesave. Kurse, në Kosovë për fat të keq, këto ndihma vijnë shumë më tepër për ndërtim të xhamive, renovim të teqeve të ndryshme dhe e tëra kjo nuk krijon stabilitet ekonomik dhe social”, tha Gërxhaliu.

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj shprehet se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë ndonjë mënyrë, që t’i japë përparësi investitorëve nga shtetet perëndimore.

“Përparësia e investimeve nga vendet e Perëndimit është sepse janë kompani ndërkombëtare me staf dhe eksperiencë ndërkombëtare, në fusha të caktuara. Nuk është i njëjtë sikurse një investitor që vjen nga vendet e Lindjes, i cili mund të sjellë para, por nuk mund të sjellë eksperiencë”, thekson Ramosaj.

Por, Safet Gërxhaliu shton se Turqia duhet ta trajtojë tregun e Kosovës njësoj sikur tregjet e vendeve të rajonit.

“Në këtë drejtim besoj se duhet të ndryshojë qasja e të bërit biznes ne mes Kosovës dhe Turqisë. Nuk duhet të jetë Kosova një hapësirë ku duhet të promovohet kultura dhe tradita turke. Duhet të forcohet partneriteti, duhet të respektohet e kaluara, por definitivisht të bërit biznes me Kosovën duhet të jetë i njëjtë, siç bëhet qoftë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe çdo vend tjetër evropian”, thotë Gërxhaliu.

Tregtia mes Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë ka shënuar rritje prej 430 milionë dollarë në vitin 2002 në 3 miliardë dollarë gjatë vitit 2016, ku një e treta e kësaj vlere paraqet tregtinë mes Serbisë dhe Turqisë.

Një nga objektet e kultit që do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke në Kosovë, me kosto prej rreth 40 milionë eurosh, është Xhamia e Madhe në Prishtinë, ndërtimi i se cilës ka filluar gjatë këtij viti në Lagjen “Dardania”.

Përveç investimeve direkte, në Kosovë disa nga kompanitë me kapital më të madh financiar janë dhënë më koncesion konsorciumeve turke.

Konsorciumi turko-francez, Limak –Aeroport de Lyon, në vitin 2010 ka marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro në të.

Ndërsa në vitin 2012, konsorciumi turk Limak–Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro.

Bechtel-Enka, konsorciumi amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e dy autostradave, atë që lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një vlerë mbi 1.6 miliard euro.

Edhe një numër i institucioneve arsimore funksionojnë në Kosovë nga investimet turke.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, qeveritë e të dy shteteve kanë nënshkruar 43 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi, si në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë./Express

Tags: ekonominëKosovëspushtoiTurqia

TË LIDHURA

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë
Bota

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

18:28 | 01/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
Next Post
VIDEO/ Refugjatët shesin veshkat në tregun e zi për të udhëtuar drejt Evropës

VIDEO/ Refugjatët shesin veshkat në tregun e zi për të udhëtuar drejt Evropës

Itali/ Rritet sërish numri i rasteve të reja të infektimit

Itali/ Rritet sërish numri i rasteve të reja të infektimit

“Jam i racës së Avni Rustemit”/ Meta mesazh përmes librit për Esat Pashë Toptanin

Meta: Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

by mirseda
22:05 | 03/07/2025
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit...

Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?

21:30 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

21:03 | 03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

20:50 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com