Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si e propozoi Reformën në Drejtësi Ahmet Zogu

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si e propozoi Reformën në Drejtësi Ahmet Zogu

Nga: Alfred Lela

Durrësi dhe një ngjarje me disa pjesë e javës së kaluar, që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit, ku u pëfshi si ‘certifikuese’ edhe gjykata e shkallës së parë të këtij qyteti, përsëriti Shqipërinë e para njëqind viteve. Asokohe për qeverisjen e Shqipërisë dhe për legjitimitetin publik, juridik dhe ndërkombëtar të pushtetit përplaseshin shumë palë: Qeveria e Durrësit, një qeveri tjetër e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe disa fraksione të tjera më të vogla në Veri, në Jug dhe në Shqipëri të Mesme apo edhe në mërgatë. Kongresi i Lushnjës ishte përpjekja më serioze dhe kombëtariste për të dalë nga politika refrakatre, krahinore, klanore dhe izolacioniste ku secili ‘prijës’ kërkonte t’i shërbente egos së tij më shumë se sa vendit dhe popullit.

Një vështrim të qartë të kësaj periudhe e jep Sejfi Vllamasi në librin ‘Ballfaqime politike’. Në të cilin autori, protagonist i hapave të parë të themelimit të shtetit shqiptar të dalë nga ‘fiset e Shqipërisë’ jep, ndër shumë të tjerë, një fragment tronditës. Vllamasi tregon se një ditë i ofrohet ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, mik dhe bashkëpunëtor i tij në Partinë Popullore dhe i propozon një ide se, “si mund të rrafshosheshin të gjitha dallimet mes palëve në konflikt, të vendosej paqja dhe të ‘bëhej’ Shqipëria.

Zogu i ri propozon që të thirrej një Kuvend i madh i të gjithë prijësve të Shqipërisë, nga të gjitha krahinat, duke përfshirë këtu edhe krerët kosovarë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, e të tjerë. “Pasi t’i mbledhim në një vend, ne do të largohemi bashkë me një grup miqsh besnikë të Partisë Popullore”, i thotë Zogu Vllamasit. Dhe do t’i vëmë minat ndërtesës, shton ai.

Vllamasi shqyen sytë para këtij propozimi radikal dhe çnjerëzor të Zogut dhe kundërshtimi i parë ka të bëjë me të huajt (a ka ndryshuar shumë në Shqipëri, a nuk vazhdojnë të jenë ndërkombëtarët arsyeja se pse bëhen apo nuk bëhen gjërat?).

Do të bëhet një apo dy muaj zhurmë, por të huajt do të pranojnë faktin e kryer, ia kthen ministri i Brendshëm rrëfimtarit të këtij episodi, gjithashtu një prej njerëzve me ndikim dhe pushtet në Shqipërinë e asaj kohe. Vllamasi nuk bindet.

Epo, ti Sejfi je përmetar, ia pret Zogu i cili pasi nuk gjen dot miratim duket se heq dorë nga skema. Vllamasi vazhdon më tej duke thënë se si dëshmitar i ngjarjeve të mëpasme në Shqipëri, jo pak herë i kishte dhënë të drejtë Ahmet Zogut.

Propozimi i Ahmet Zogut ishte në njëfarë mënyre ideja e tij për ‘Reformën në drejtësi’ në Shqipërinë e kohës. Një shekull më vonë ne kemi një ide tjetër, e cila në mënyrën e vet është gjithashtu një ftesë ër krerët që ‘të futen në një ndërtesë dhe të hidhen në erë’. Kësaj radhe duke se ideja është e ndërkombëtarëve, pikërisht pasardhësve të atyre për të cilët Sejfi Vllamasi shqetësohej se nuk do të pajtoheshin me veprimin ekstrem dhe nuk do e njihnin një qeveri të dalë nga një ‘zgjidhje’ e tillë ekstra politike.

Kondensimi i gjithë këtij tensioni politik që ka sjellë reforma në drejtësi u pa në durrës. Siç u pa se ‘krerët’ në Shqipëri vazhdojnë të bëjnë politikat e tyre të egos, pushtetit personal, klanit apo partisë së tyre. Ashtu si 100 vjet më parë kur esadistët, italofilët, kombëtaristët, irredentistët etj. përplaseshin për ta qeverisur dhe zotëruar Shqipërinë sipas idesë dhe oreksit të tyre, edhe sot dy vendime krejt të ndryshme nga e njëjta gjykatë dëshmojnë se Sejfi Vllamasi ende do t’i jepte të drejtë Ahmet Zogut.

Ndërsa mbretit të adhshëm të Shqipërisë do t’i jepnin të drejtë ndërkombëtarët. Ata e kanë gjetur rrugën e ‘të dhënit të drejtë’, nëpërmjet pajtimit në heshtje, si për rastin e  fundit të Durrësit, ashtu edhe për shumë të tjera.

 

Tags: Ahmet Zogualfred lelanderkombetaret

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Luftëtari në kolaps, presidenti Tavo merr vendimin ‘ekstrem’

Luftëtari në kolaps, presidenti Tavo merr vendimin ‘ekstrem’

Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!

Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!

Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje

Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com