Editorial - Opinione

Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!

               Publikuar në : 10:59 - 23/07/19 M. S

Nga: Mentor Kikia

Një gazetare, Laura Konda, pas 20 vjet përvojë pune në media, largohet. Eshtë e prekur, shumë madje. Meket ndërsa ndahet me shikuesit e Zërit të Amerikës.

E njoh këtë mekje zëri. E kam përjetuar edhe lëmshin që të mbështillet në grykë e të zë frymën. Eshtë në kufinjtë e një drame ndarja kur e dashuron profesionin që bën.

Kur i përkushtohesh punës, e adhuron atë si një gjë të shtrenjtë e të shenjtë. I kisha dhënë shpirtin dhe lumturohesha si fëmijë për çdo gjë të mirë që bëja.

Kur befas, pas 17 vjetësh më thanë: S’na duhesh më, na prish punë!

Por unë vazhdoj ta ushtroj dhe ta dua këtë profesion me të njëjtin pasion. Sepse gazetaria për mua nuk është thjeshtë një punë dhe mënyrë për të jetuar, por një mision për të thënë të vërtetën.

Faleminderit Laura që më riktheve një emocion kaq të fortë, jo për të kujtuar të ligjtë që të ngulin thikën pas shpine, por për të falenderuar të mirët që të japin dorën.

VOA

Madhështia e zërit të mekur të një gazetareje!Një gazetare, Laura Konda, pas 20 vjet përvojë pune në media, largohet. Eshtë e prekur, shumë madje. Meket ndërsa ndahet me shikuesit e Zërit të Amerikës. E njoh këtë mekje zëri. E kam përjetuar edhe lëmshin që të mbështillet në grykë e të zë frymën. Eshtë në kufinjtë e një drame ndarja kur e dashuron profesionin që bën. Kur i përkushtohesh punës, e adhuron atë si një gjë të shtrenjtë e të shenjtë. I kisha dhënë shpirtin dhe lumturohesha si fëmijë për çdo gjë të mirë që bëja. Kur befas, pas 17 vjetësh më thanë: S’na duhesh më, na prish punë!Por unë vazhdoj ta ushtroj dhe ta dua këtë profesion me të njëjtin pasion. Sepse gazetaria për mua nuk është thjeshtë një punë dhe mënyrë për të jetuar, por një mision për të thënë të vërtetën.Faleminderit Laura që më riktheve një emicion kaq të fortë, jo për të kujtuar të ligjtë që të ngulin thikën pas shpine, por për të falenderuar të mirët që të japin dorën.

Gepostet von Mentor Kikia am Dienstag, 23. Juli 2019

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT