Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si e krijuan Majat kalendarin e tyre, dhe pse u keqkuptua fundi i botës në 2012

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si e krijuan Majat kalendarin e tyre, dhe pse u keqkuptua fundi i botës në 2012

Tetë vjet më parë, bota supozohej të merrte fund. Të paktën kështu besuan disa interpretues të kalendarit antik të Majave. Ata vunë në dukje se kalendari Maja mbaronte fiks më 21 dhjetor 2012. U parashikuan skenarë të ndryshëm të ditës së apokalipsit, mes tyre ajo e përplasjes së një asteroidi gjigant me Tokën.

Sigurisht, Solstici dimëror i vitit 2012 erdhi dhe iku me shumë pak gjëra për të treguar të. Kalendari Maja kaloi thjesht në një “bak’tun” të ri, të barabartë me rreth 394 vjet, dhe bota vazhdoi jetën si më parë. Fiksimi me kalendarin Maja dhe Ditën e Gjykimit, ka kuptim nga një këndvështrim.

Kremtimet fetare të popullit Maja mbështeteshin shumë tek kalendari i tyre i jashtëzakonshëm. Por viti 2012 nuk u kuptua si duhet. Majat zhvilluan një sistem të detajuar të llogaritjes së kohës, të bazuar kryesisht në matjet astronomike, që i mundësuan atyre të ndanin kohën për ngjarjet bujqësore, kremtimet fetare dhe shumë gjëra të tjera.

Kalendari ishte ndërthurur ngushtë me fenë dhe kozmologjinë e tyre, duke i dhënë atij një lloj misticizmi që ka edhe sot njëfarë peshe. Megjithëse mund të duket më shumë si shpirtërore, origjina e vërtetë e kalendarit është e mbështetur fort tek shkenca.

Majat ishin astronomë të shkëlqyer. Ata ngritën ndërtesa të veçanta që shërbenin si teleskopët e sotëm,dhe ndërtuan tabela të hollësishme që katalogonin lëvizjet e Hënës, Marsit dhe planetëve të tjerë. Madje llogaritjet astronomike të Majave, përcaktuan me saktësi një eklips diellor që ndodhi në vitin 1991.

Majat përdorën disa kalendarë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, edhe pse ata ka të ngjarë të mos jenë shpikur prej tyre. Ekzistojnë ngjashmëri të mëdha midis kalendarëve të Majave dhe atyre të përdorura nga civilizimet e vjetra të Amerikës Qendrore si Olmek.

Majat duket se janë bazuar mbi to, dhe i kanë zgjeruar llogaritjet e kohës. Ato përdorën dy kalendarë të veçantë që numëronin ditët, hababin dhe tzolk’in. Hababi përbëhet nga 18 muaj me 20 ditë secili, me një muaj tjetër prej 5 ditësh i quajtur Wayab, për një total prej 365 ditësh.

Wayab cilësohej si një kohë e rrezikshme, dhe Majat u bënin oferta Perëndive për të shmangur fatin e keq. Tzolkin ka 260 ditë dhe përbëhet nga 20 ditë. Fiset Maja i përdorin ende sot këto dy kalendarë për sezonin e tyre bujqësor, dhe për të llogaritur kohën e festave fetare.

Anëtarët e kulturës së tyre i kanë llogaritur ditët për më shumë se 2 mijë vjet. Ashtu si edhe për Majat e sotme, kalendari kishte vlera të mëdha praktike për paraardhësit e tyre. Ai i dha mundësi të llogarisnin saktë se kur fillonin çdo vit mbjelljet, korrjet, dhe aktivitete të tjera bujqësore, dhe i orientonte mbi orarin e hollësishëm të ritualeve dhe ceremonive fetare për hyjnitë e ndryshme që ishin në qendër të kulturës së tyre.

Pjesa më e madhe e kuptimit të Majave mbi kohën, vinte nga lëvizja e trupave qiellorë. Ashtu si ne, kalimi i Diellit nga njëra anë e horizontit në tjetrën, i informonte për gjatësinë e një dite, dhe koha midis 2Solcisteve ishte një vit. Por, Majat gjurmuan më një saktësi të madhe edhe lëvizjet e trupave të tjerë qiellorë.

Pjesët e mbijetuara të shkrimeve të Majave, përmbajnë tabela që katalogojnë lëvizjet e planetëve, dhe ata u përpoqën të bënin parashikime mbi të ardhmen. “Dresden Codex”, libri më i vjetër i mbijetuar, shkruar në Amerikë, përmban tabelat mbi lëvizjet e Venusit, Marsit dhe Hënës.

Gjithashtu, Majat llogaritën shfaqjen e eklipseve të Hënës bazuar në vëzhgimet e tyre, si dhe gjurmuan lëvizjen e Jupiterit dhe Saturnit. Lëvizja e rregullt e planetëve ka të ngjarë të formojë bazën për pjesën më të madhe të kalendarit fetar të Majave, pasi ata përputhnin ngjarjet e rëndësishme me pozicionin e planetëve në qiellin e natës.

Kalendarët habab dhe tzolk’in përdoren së bashku për të krijuar një cikël të quajtur Raundi i Kalendarit, i cili zgjat rreth 52 vjet, ose 18.980 ditë. Ky numër është shumëfishi më pak i zakonshëm i numrave 260 dhe 365, ose pika e parë në të cilën takohen të dy kalendarët.

Pasi të ketë përfunduar një Raund i Kalendarit, fillon një tjetër.Për shkak se habab-i ishte ndërthurur dhe ngjarjet në tzolk’in përsëriten çdo 52 vjet, Majat kishin nevojë për një mënyrë tjetër për të llogaritur periudha më të gjata kohore.

Njësia bazë e Numërimit të Gjatë është 1 ditë, e quajtur kin. 20 kin bëjnë 1s uinal), 18 uinal 1 tun, 20 tun është një k’atun dhe 20 k’atun është 1 b’ak’tun. Majat i shkruajnë datat nga e majta në të djathtë, duke filluar me numrin më të madh.

Për shembull, 21 Dhjetori shkruhet si 13.0.8.2.2, ose 13 b’ak’tun, 0 k’atun, 8 tun, 2 uinal dhe 2 kin. Ky numër gjithashtu na lejon të rikthehemi në vitin e saktë kur Majat besojnë se ika fillesat bota jonë aktuale: në vitin 3114 para Krishtit, rreth 600 vjet para se të ndërtoheshin Piramidat e Gizës.

Majat e bënë zakon të shkruanin datën, siç matet nga Numërimi i Gjatë, në shumë prej mbishkrimeve të tyre. Për këtë arsye, arkeologët mund të tregojnë saktësisht kur ndodhën ngjarje të rëndësishme në botën Maja. Për shembull, ne dimë që qyteti i fuqishëm Tikal u pushtua nga një aleancë e qyteteve rivale Karakol dhe Kalakmul në vitin 562.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/planet-earth/how-the-maya-created-their-extraordinarily-accurate-calendar-thousands-of

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Apokalipsikalendari MajaToka

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Sulmi ndaj lokalit të efektivit/I vëllai: Kemi punuar me djersën e ballit

Sulmi ndaj lokalit të efektivit/I vëllai: Kemi punuar me djersën e ballit

I prekur me Covid, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

I prekur me Covid, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Për vota i drejtohen me ‘turra lotësh’…”/ Murrizi shpërthen në Parlament

“Për vota i drejtohen me 'turra lotësh'..."/ Murrizi shpërthen në Parlament







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

by mirseda
19:26 | 16/04/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës...

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

19:22 | 16/04/2026
Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

19:10 | 16/04/2026
Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com