Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

Nga: Amitai Etzioni “National Interest”

Brexit cilësohet shpesh, si një reagim i nxitur nga një valë e nacionalizmit të ekstremit të djathtë. E njëjta valë, shihet se ka përfshirë qeveritë nacionaliste anti-BE në Hungari, Poloni dhe Itali, si dhe që ka çuar në rritjen e ndjeshme të partive të djathta ksenofobike në Francë, Britani dhe Gjermani.

Presidenti francez Emanuel Makron, dha pak kohë më parë alarmin:”Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, Evropa nuk ka qenë kaq e rëndësishme. E megjithatë, ajo nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar sa sot. Shembulli kryesor është Brexit. . .Tërheqja ndaj nacionalizmit, nuk ofron asgjë; ajo është një refuzim pa një alternativë. Dhe ky është kurthi që po kërcënon sot gjithë Evropën”.

Patrik Kokbërn thotë se “Brexit është produkt i nacionalizmit anglez, por anglezët e nënvlerësojnë potencialin e tij shkatërrues, si një formë të identitetit të përbashkët”. Ai sheh një ngjashmëri midis Brexit, dhe shprehjeve të tjera të valës së ekstremit të djathtë.

Najxhëll Fareixh, që sot drejton Partinë Brexit, ka udhëhequr me herët Partinë e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), që organizonte shpesh parakalime fashiste nëpër rrugët e Anglisë. Brexit, dhe dukuritë e tjera që solli vala e nacionalizmit të krahut të djathtë në Evropë, janë kryesisht një reagim ndaj politikave të Bashkimit Evropian.

BE e njohur në fillim si Komuniteti Ekonomik Evropian, ishte një shoqatë tregtare ku bënin pjesë 6 vende. Gjatë dekadave që pasuan, BE shtoi anëtarët dhe e zgjeroi misionin e saj. Ajo u përqëndrua tek masat që lehtësonin tregtinë dhe lëvizjen e lirë midis vendeve anëtare.

Këto ndryshime ishin shumë të rëndësishme, në kuptimin që ato rrisnin efikasitetin, por nuk sfidonin ndjenjën e qytetarëve për identitetin e tyre kombëtar.

Me kalimin e kohës, niveli dhe synimi i aktiviteteve të integruara u zgjerua. Në vitin 1985, disa nga shtetet anëtare nënshkruan Marrëveshjen e Shengenit, që mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve midis shteteve anëtare. Ngritja e e Unionit Ekonomik dhe Monetar Evropian në fillim të viteve 1990, shënoi një tjetër zgjerim të rëndësishëm të qeverisjes në mbarë BE-në. Dymbëdhjetë shtetet anëtare, miratuan përdorimin e një monedhe të përbashkët (por edhe një politike monetare), që çoi në krijimin e Bankës Qendrore Evropiane, dhe miratimin e shumë rregulloreve që kanë të bëjnë me buxhetet kombëtare.

Që nga viti 2005, Bashkimi Evropian i kërkon secilit nga vendet anëtare të pranojë një numër të caktuar të refugjatëve që hyjnë në Evropë në mënyrë të paligjshme, pavarësisht kundërshtimit të fortë të disa vendeve. Si pasojë e zgjerimit të misionit, Brukseli u përfshi në kauza me përmbajtje të madhe emocionale dhe normative, siç janë ato që kanë të bëjnë me vlerat themelore dhe dallimet kulturore të kombeve anëtare, ndjenjën e identitetit të njerëzve dhe vetëqeverisjen. Rrëshqitja në rritje e BE-së drejt mbi-nacionalizmit, u përjetua si një humbje e sovranitetit.

Heqja e kontrolleve kufitare kombëtare, lehtësoi prurjet e mëdha të popullsisë si brenda ashtu edhe midis shteteve të BE-së. Francezët u mërzitën nga numri i madh i polakëve, që shkuan në Francë për të punuar.

Edhe britanikët u shqetësuan nga numri i madh i punëtorëve,s që shkonin aty nga vendet balltike, por edhe nga emigrantët dhe azilkërkuesit e rinj. Avokatët e Brexit u bashkuan nën moton:”Të ikim nga BE, të rimarrim drejtimin e vendit tone!”.

Duke pasur parasysh faktin që BE, ofron formën më të përparuar deri më sot të qeverisë mbikombëtare, pyetja kryesore është:Pse sfidohet me kaq padurim nga populizmi? Unë mendoj se krijimi i një qeveri mbikombëtare, duhet të shoqërohet me ndërtimin e një bashkësie mbikombëtare, ku njerëzit të transferojnë llojin e angazhimeve dhe përfshirjes, që ata kanë aktualisht me kombin e tyre. Gjithsesi, ndërsa BE-ja nuk ishte në gjendje të krijonte një komunitet të tillë, ajo ka vepruar si të ishte një e tillë. Një shembull:Gjermanët e Gjermanisë Perëndimorë, u dhanë një trilionë dollarësh gjermanëve të lindjes, gjatë dekadës që parë që pasoi ribashkiminn e vendit. “Ata janë bashkëkombasit tanë”- ishte shpjegimi kryesor.

Ndërkohë, të njëjtët gjermanë kundërshtuan dhënien e një shumë më të vogël parash Greqisë dhe kombeve të tjera të BE-së, që kishin probleme financiare. Ata nuk janë anëtarë të “fisit tonë”. Një dëshmi e lidhjeve të fuqishme të përbashkëta në nivel kombëtar, është se ndërsa miliona njerëz janë të gatshëm të vdesin për kombin e tyre, shumë pak janë të gatshëm të vdesin për BE-në, dhe akoma me pak për sindikatat e përparuara mbikombëtare.

Në kundërpërgjigje, udheheqësit e BE-së zgjeruan pushtetin e Brukselit. Presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, po bëjnë thirrje për një rritje të madhe të kompetencave të Komisionit Evropian, dhe për një integrim më të thelluar, përmes masave të tilla si krijimi i një unioni bankar në nivelin e BE-së, dhe krijimin e një buxheti të centralizuar.

Brexit, është pra një shprehje e reagimit nacionalist, ndaj lëvizjeve të parakohshme të BE-së. Anëtarët e BE-së po kundërshtojnë politikën e Brukselit, duke rivendosur kontrollet në kufi.  Greqia, Italia, Franca dhe Portugalia, kanë kundërshtuar kufizimet mbi defiçitin buxhetor dhe raportin e PBB-së ndaj borxhit. Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia, kanë refuzuar të pranojnë numrin e emigrantëve, që supozohet se duhet të marrin sipas ripërshpërndarjes proporcionale që kërkon BE.

Brexit, mund të jetë gjithashtu një shprehje e forcave reaksionare. Sidoqoftë, nëse dikush kërkon të shmangë rebelimin e mëtejshëm ndaj BE-së, ai duhet të kuptojë se ndaj kujt por reagojnë mbështetësit e Brexit. Lëvizjet e krahut të djathtë në BE, nxiten në një masë të madhe nga autoritetet, që kërkojnë që besnikëria dhe ndjenja e identitetit të njerëzve, të investohet ende tek shtetet e tyre kombëtare.

Ndonjë mund të argumentojë me lehtësi, se këto ndjenja janë të vjetëruara. Se ne kemi nevojë për një ndjenjë të bashkësisë globale, ose të paktën rajonale dhe post-kombëtare. Megjithatë, për sa kohë që udhëheqësit vazhdojnë të dështojnë në formimin e komuniteteve të tilla, ndjekja e politkkave “globaliste” post-nationaliste, që lejojnë flukset e njerëzve dhe mallrave të qarkullojnë midis kufijve kombëtare, do të minojë formimin e bashkësive mbikombëtare, dhe do të ushqejë nacionalizmin e ekstremit të djathtë.

Shënim: Amitai Etzioni është profesor i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Xhorxh Uashington në SHBA. Libri i tij më i ri titullohet “Ripërqafimi i patriotizmit”.

TIRANA TODAY

 

 

 

 

Tags: Amitai EtzionibeBrexit

TË LIDHURA

Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike
Bota

Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike

10:35 | 13/09/2025
Raketa bartëse Soyuz ishte sukses, Rusia lëshon në hapësirë ​​anije kozmike ushtarake
Bota

Raketa bartëse Soyuz ishte sukses, Rusia lëshon në hapësirë ​​anije kozmike ushtarake

09:24 | 13/09/2025
Veja e Charlie Kirk: Zëri i burrit tim do të mbetet! Mesazhi që kishte për autorin
Bota

Veja e Charlie Kirk: Zëri i burrit tim do të mbetet! Mesazhi që kishte për autorin

08:04 | 13/09/2025
Next Post
Xhoel Salinas, doktori me sindromën e rrallë që ndjen dhimbjet e pacientëve të tij (video)

Xhoel Salinas, doktori me sindromën e rrallë që ndjen dhimbjet e pacientëve të tij (video)

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në mes të emisionit/ Video

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në mes të emisionit/ Video

Video/ Ja kush janë 10 aeroportet më të rrezikshme në botë

Video/ Ja kush janë 10 aeroportet më të rrezikshme në botë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Ke parkuar gabim”/ 42-vjeçari i shkel këmbën efektives nga inati, arrestohet
Aktualitet

Ke parkuar gabim”/ 42-vjeçari i shkel këmbën efektives nga inati, arrestohet

by mirseda
10:58 | 13/09/2025
0

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë...

Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike

Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike

10:35 | 13/09/2025
Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë se sa Putinin?

Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë se sa Putinin?

09:56 | 13/09/2025
Raketa bartëse Soyuz ishte sukses, Rusia lëshon në hapësirë ​​anije kozmike ushtarake

Raketa bartëse Soyuz ishte sukses, Rusia lëshon në hapësirë ​​anije kozmike ushtarake

09:24 | 13/09/2025
Aksident i rëndë në Lushnje/ Automjeti del nga rruga, humb jetën një nga pasagjerët, përfundojnë në spital tre persona

Aksident i rëndë në Lushnje/ Automjeti del nga rruga, humb jetën një nga pasagjerët, përfundojnë në spital tre persona

08:35 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com