Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si duket Serbia…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi

Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama përmes “Balkan Open” synon ta lidhë pahkëputshëm territorilalisht Shqipërinë me Serbinë. Kjo ndoshta është e mundur përmes një tuneli nëntokësor nga Morini në Merdare.

Kur thua “Balkan Open”, gjithçka është e mundur. Pse të mos bëhet edhe ky tunel?!
Kur thua “Balkan Open”, në fakt ke përdorur një bay pas për të anashkaluar Kosovën!

Serbia e Edi Ramës për çdo ditë të Zotit zbaton në praktikë politikat shpopulluese kundrejt shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, duke ua pasivizuar adresat dhe duke ua pamundësuar kthimin në vendlindjet e tyre.
Shqiptartë në këtë pjesë të Serbisë për çdo ditë po pakësohen, kurse Edi Rama me projektin e tij “Balkan Open” synon të shumëzojë praninë serbe në brigjet shqiptare të Adriatikut!

Sa më pak shqiptarë në Serbi, aq më shumë serbë në Shqipëri. Ky është përafërsisht lajtmotivi i “Balkan Open”!

Përmes “Balkan Open”, Edi Rama synon të kalojë pahetueshëm mbi këtë problem të politikës serbe që dhunshëm pretendon të krijojë një realitet të ri etnik në terren, pikërisht ngjashëm siç ndodhi pas Kongresit të Berlinit (1878) kur Serbia zbrazi dhunshëm, në pikë të dimrit, afro 1000 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit.

Serbia e Edi Ramës ka kundërshtuar politikat evropiane dhe amerikane mbi pavarësinë e Kosovës dhe ka vazhduar me këmbëngulje të punojë kundër interesave shtetërore, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Por, ky fakt nuk paraqet problem që të përqafohet nga Edi Rama “Balkan Open”, si një opsion për të çua përpara, siç thotë ai, katër liritë universale: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve.

Megjithatë, nuk e kemi të qartë se me çfarë pasaporte do të lëvizin qytetarët e Kosovës drejt Serbisë?
Me cilat targa automobilat e Kosovës do të mund të kalojnë nëpër Serbi?

Mallërat e Kosovës a do të doganohen në Serbi me dokumenta ku figuron shteti i Kosovës, apo do të marrin ndonjë dokument special nga ofiqina e “Balkan Open”?

Serbia e Edi Ramës vazhdon të punoj fort në bosnjizimin e Kosovës, duke shty përpara Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, si një projekt që do të shërbejë si pyka e Çubrilloviqit për defunskionalizimin e shtetit të Kosovës.

Serbia e Edi Ramës ka kopjuar ligjet e Millosheviqit për përvetësimin e pronave të manastireve serbe në Kosovë. Këto zona kanë status ekstraterritorial dhe quhen “trashëgimi kulturore serbe” mbi të cilat nuk guxojnë të fluturojnë as zogjtë e Kosovës.

Serbia e Edi Ramës e para e paska ndihmu Shqipërinë e goditur nga tërmti para dy viteve, ndonëse e vërteta është krejt ndryshe. Kosova (FSK dhe Policia e Kosovës) ishin madje edhe para disa njësiteve shqiptare që arritën në zonat e Durrësit e Thumanës për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmetit.

Ndoshta, kur bëhesh pjesë e “Balkan Open”, jeton në një botë iluzioniste dhe harron se kush të ka ardhë i pari në ndihmë në një mëngjes të trishtuar nëntori.

Serbia e Edi Ramës me elegancë po iu shmanget ideve euroatlantike dhe po promovon projekte rajonale (“Balkan Open”) që janë zgjatime të iniciativave evro-aziatike, ku Rusia dhe Kina përbëjnë boshtin kryesor gjeostrategjik. Këto iniciativa kanë lindur si reagim ndaj politikave euro-atlantike të sigurisë kolektive dhe të demokracive liberale, kurse tani me “Balkan Open” skepticizmi euro-atlantik merr një dimension më të strukturuar dhe më të etabluar në mendësinë e politikanëve, të cilët gjatë ditës mendjen e kanë në Bruksel e Washington, kurse natën punojnë në gjetjen e alternativave për t’i zëvendësuar ato. Shpejt mund të ndodhë që të zëvendësohet edhe leku me rublën ruse, kurse anglishtja e italishtja të zëvendësohen me ruisishten dhe kinezçen! Në Serbi ka plot mësues pa punë dhe mos u habitni nëse një ditë të bukur me diell Tirana gdhin me ‘dobro jutro’, si ndihmë e pakursyer e Vuçiqit për kursistët e rinj të rusishtes dhe kinezçes.

Në Serbinë e Edi Ramës ka qeveritarë që punojnë në krijimin e një “bote serbe” në Ballkan. A mund të jetë “Open Balkan” paradhoma ku mbahen çelësat për të hy në “botën serbe”?!

Serbia në sytë e Edi Ramës duket si një vend idilik që duhet të ndiqet si shembull për demokraci, tolerancë, fqinjësi të mirë etj.

Serbia në sytë e Edi Ramës paraqitet si një vend që nuk ka bërë gjenocid mbi popujt e Ballkanit, prandaj kjo është edhe arsyeja se pse ajo nuk kërkon falje për një gjë të tillë.

 

Serbia në sytë e Edi Ramës na del si një vend tepër paqësor që nuk ka groposur me mijëra trupa shqiptarësh të maskruar, prandaj kjo është edhe arsyseja se pse ajo nuk i identifikon vendodhjet e këtyre varrezave masive!

Serbia në sytë e Edi Ramës është një iluzion që prodhon realitete të dyfishta. Njërin realitet Rama e percepton si gjakim për t’u dukur jo ajo që sheh, por ajo që ëndërron.
Duke u përgjumur në shtratin idilik të “Balkan Open”, Rama ëndërron një Serbi paqësore e miqësore, një fqi të butë e të mirë, me të kaluar të shkëlqyer që synon të projektoj të ardhme edhe më të shkëlqyer.

Realitetin tjetër, Rama nuk e sheh dot. Ose bëhet sikur nuk e sheh. Rama nuk e sheh Serbinë e vërtetë. Serbinë që mohon shtetin e Kosovës. Serbinë që nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, të cilën Rama po e shlyen me gomën e “Balkan Open” në emër të një ardhmërie fiktive.

Tags: emin azemikosovaopinionSerbia

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Covid-19/ ECDC paralajmëron: Varianti Delta do të ”pushtojë” Europën

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
Showbizz

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

by mirseda
22:37 | 28/11/2025
0

Nuk ka krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Prej kohësh dyshja janë përfolur për një ndarje...

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

21:54 | 28/11/2025
28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com