Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si do t’ia bënte bota pa sistemin GPS?

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Si do t’ia bënte bota pa sistemin GPS?

Nga David Hambling “BBC”

Kur lundrimi satelitor u bllokua në aeroportin kombëtar të Izraelit “Ben Gurion” vitin e kaluar, ishte vetëm aftësia e kontrollorëve të trafikut ajror, ajo që parandaloi aksidentet e rënda. Bllokimi ishte dukshëm aksidental, me origjinë nga forcat ruse që luftonin në Siri.

Por gjithsesi ai defekt nxori në pah, sesa serioze mund të jenë ndërprerjet në sistemin global të pozicionimit, ose siç njihet shkurt GPS.

“Ka një vetëdije në rritje të nevojës për të mbrojtur, forcuar dhe zgjeruar sistemin GPS”– thotë Tod Hamfris, inxhinier komunikimi në Universitetin e Teksasit. Sistemi GPS mbështet tani një mori të madhe të aspekteve të jetës sonë të përditshme.

Në formën e tij më të thjeshtë, ai na tregon në çdo kohë se ku ndodhet një marrës GPS. Ne i kemi ata në celularët dhe makinat tona. Ato u japin mundësi anijeve të lundrojnë në rrugën e duhur përmes kanaleve të vështira dhe shkëmbinjve nënujorë.

Edhe shërbimet e urgjencës mbështeten tani tek sistemi GPS, për të shkuar tek pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Portet do të pushonin së funksionuari, pasi vinçat e tyre kanë nevojë për sistemin GPS për të gjetur kontejnerin e duhur që duhet zhvendosur.

GPS luan një rol jetik tek operacionet logjistike, duke i dhënë mundësi prodhuesve të makinave dhe supermarketeve që të përfitojnë nga sistemet e shpërndarjes në kohë. Pa këtë sistem, raftet në supermarketet tona do të ishin më të zbrazëta, dhe çmimet do të ishin më të larta.

Edhe industria e ndërtimit e përdor sistemin GPS kur harton apo zbaton një projekt, ndërsa peshkatarët e përdorin atë në përputhje me rregulloret e rrepta. Por GPS nuk ka të bëjë vetëm me identifikimin e vendeve, por edhe me kohën. Të 30 satelitët që sillen në orbitë përreth Tokës, përdorin disa orë atomike, që janë shumë të sakta për të sinkronizuar sinjalet e tyre. Ata e lejojnë përdoruesin ta përcaktojnë kohën brenda 1/100 miliardin e sekondës.

Rrjetet e telefonisë celular përdorin gjatë gjithë kohës GPS për të sinkronizuar stacionet e tyre bazë, ndërsa institucionet financiare dhe bankare mbështeten tek ai për të siguruar që transferuat të ndodhin në mënyrë korrekte. Ne vërtet do të humbnim shumë pa këtë sistem në dispozicion.

Por a ka ndonjë gjë që mund ta zëvendësojë atë? Dhe si mund t’ia dalim pa këtë sistem të kudondodhur? Mungesa e navigimit satelitor për 5 ditë, do t’i kushtonte vetëm Britanisë më shumë se 5.1 miliardë paund (6.5 miliardë dollarë), sipas një vlerësimi të London School of Economics.

Ndërkohë një defekt në sistemin GPS, do t’i kushtonte ekonomisë amerikane rreth 1 miliard dollarë në ditë, dhe deri në 1.5 miliard dollarë në ditë, nëse kjo gjë do të ndodhte gjatë sezonit të mbjelljeve në prill dhe maj. E megjithatë ndërprerjet e shërbimit të GPS janë çuditërisht të zakonshme.

Ushtria e bllokon rregullisht atë në zona të caktuara, gjatë testimit të pajisjeve ose gjatë stërvitjeve ushtarake. Edhe qeveria amerikane kryen rregullisht prova që sjellin ndërprerje të sinjalit satelitor. Por ndërkohë disa probleme teknike, mund të shkaktojnë probleme në mbarë botën.

Sigurisht, ekzistojnë edhe sisteme të tjera globale satelitore të navigimit, Glonass-i rus, Galileo i Evropës dhe BeiDou i Kinës. Që të gjithë punojnë në një bazë të ngjashme me GPS. Por gjithnjë e më shumë, ndërhyrja ose bllokimi i qëllimshëm i këtij sistemi, mund të çojë gjithashtu në ndërprerje të sinjaleve nga sistemet e pozicionimit satelitor.

“Ushtria po del gjithnjë e më shpesh kundër bllokimit të sistemit”– thotë Çarli Këri, anëtar i Institutit Mbretëror të Navigacionit dhe themelues i “Chronos Technology”, që operon në këtë fushë. Dhe ushtria ka arsye të forta për t’u shqetësuar. Navigimi satelitor, u zhvillua fillimisht nga Pentagoni, dhe tani orienton gjithçka, nga dronët dhe anijet luftarake, tek bombat inteligjente dhe ushtarët në repartet e këmbësorisë.

Dhe ky sistem është i kërcënuar. Kriminelët përdorin bllokuesit e GPS, që mund të blihen lehtësisht në internet, për të gjurmuar makinat e vjedhura, pa u interesuar se kush tjetër preket në zonën përreth. Por ka rreziqe edhe më të mëdha se kaq.

“Ekziston gjithashtu një kërcënim i largët, që i gjithë sistemi GPS të dalë jashtë funksionit në kuadër të një lufte që mund të synojë ekonominë e SHBA, duke e sulmuar infrastrukturën e saj jetike”, thotë Hamfris. Edhe forcat natyrore mund të jenë po aq katastrofike.

Një stuhi e madh diellore, si ajo e “Carrington Event” e vitit 1859 , mund të rrëzojë në Tokë të gjithë rrjetin satelitor GPS ngjashëm me një sulm ushtarak. Por nëse GPS dhe homologët e tij do të zhdukeshin papritur, cilat janë alternativat që mund të përdorim në përpjekje për ta mbajtur të gjithë botën në lëvizje?

Një alternativë e mundshme ndaj GPS është një version i ri i Navigation Long Range (Loran),që u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i orientuar anijet aleate ndërsa ato po kalonin Atlantikun. Por ndryshe nga satelitët, ai përbëhej nga transmetues me bazë tokësore me shtylla 200 metra të larta që transmetonin sinjale radio.

Në fillim “Loran” ishte i saktë vetëm brenda disa miljeve, por nga vitet 1970 ai mund të jepte një vendndodhje të saktë brenda disa qindra metrave. Britania  dhe vendet e tjera i çaktivizuan transmetuesit e tyre “Loran” në vitet 2000, kur GPS i bëri ata të tepërt.

Por një version modern, i përmirësuar, i njohur si “eLoran” mund të ishte po aq i saktë sa GPS. Ai përdor transmetues dhe marrës më të përparuar sesa versioni origjinal, së bashku me një teknikë të njohur si korrigjimi diferencial – ku sinjali monitorohet nga stacionet e referencës dhe korrigjohet – për të përmirësuar saktësinë e tij.

Ky version i përmirësuar, thuhet se është i aftë të përcaktojë vendndodhjet në një saktësi prej më pak se 10 metra. Ndryshe nga GPS, ai është gjithashtu në gjendje të depërtojë në ndërtesa dhe tunele, pasi përdor një frekuencë më të ulët dhe fuqi më të lartë se sa sinjalet satelitore. Sinjalet e fuqishme të “eLoran”, janë shumë më të vështira për t’u bllokuar, dhe ky sistem nuk ka satelitë që mund të rrezikohen të goditen.

Por duhet që dikush ta financojë atë. “ELoran është një teknologji e shkëlqyer që mund të plotësojë boshllëqet në të gjithë vendin”- thotë Hamfris. Edhe pajisjet e tjera nuk kërkojnë infrastrukturë shtesë. Kompania amerikane “Draper Laboratory”, ka zhvilluar një brez të ri të lundrimit qiellor të njohur si Skymark që përdor një teleskop të vogël, të automatizuar për të gjurmuar satelitët, Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe objekte të tjera që rrotullohen rreth Tokës së bashku me yjet.

“ImageNav”, i zhvilluar nga Sistemet Shkencore për Forcën Ajrore të SHBA-së, është një sistem modern i navigimit optik për avionët. Ai ka një bazë të dhënash të terrenit për zonën ku po navigohet, të cilat i përputh me të dhëna nga kamerat video për të gjetur vendndodhjen e saj.

“ImageNav”, është testuar me sukses në një numër avionësh, por gjithashtu mund të përdoret në automjetet që drejtohen vetë. Ndërkohë kompania suedeze “Everdrone”, realizoi kohët e fundit dorëzimin e parë të një dërgese me dron midis spitaleve pa përdorur GPS.

Sistemi i këtyre dromëve, përdor një kombinim të fluksit optik dhe identifikimin e pikës referente për të gjetur rrugën e saj nga një pikë në tjetrën me një saktësi të ngjashme me GPS.

Por asnjë sistem i vetëm nuk mund të jetë në gjendje të zëvendësojë fuqinë e sistemeve të navigimit satelitor siç është GPS, dhe në rastin e një avarie ne mund të përfundojmë me një përzierje zgjidhjesh të ndryshme për anijet, aeroplanët dhe makinat.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20201002-would-the-world-cope-without-gps-satellite-navigation

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: botaGPSsistem

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë

“Nga shënjestër e bullizmit në legjendë të ringut: Historia e jashtëzakonshme e Conor McGregor”

17:48 | 02/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
I lexoi mesazhin në telefon, babai godet me grushte dhe shkelma 15-vjeçaren

Transportonin kanabis, arrestohen dy persona në Shkodër

Kaluan afatet e qëndrimit, riatdhesohen 25 shqiptarë në Rinas

Sistemi ETIAS, kthim te vizat? Ambasada e BE sqaron shqiptarët

Marrëveshje me autoritetet e BE-së, 25 shqiptarë riatdhesohen nga Franca

Marrëveshje me autoritetet e BE-së, 25 shqiptarë riatdhesohen nga Franca

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier
Aktualitet

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier

by mirseda
16:23 | 19/05/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si...

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

15:07 | 19/05/2025
Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

15:04 | 19/05/2025
“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

15:00 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com