E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Marrëveshje me autoritetet e BE-së, 25 shqiptarë riatdhesohen nga Franca

Me anë të një fluturimi me charter, u riatdhesuan në Rinas 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Njoftimi është përcjellë nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, një operacion ky që është zhvilluar në bazë të një marrëveshje me autoritetet përkatëse të BE-së.

Të njëjtat burime zyrtare shtojnë se operacione të tilla riatdhesimi, do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Një apel i hapur vjen nga ana e uniformave blu ndaj të gjithë shtetasve shqiptarë, që udhëtojnë për në vendet e BE-së.

Atyre u kërkohet që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njoftimi

Rinas – Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë

Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.

Lexo edhe :   Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin aq të suksesshëm?
Lexo edhe :   Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin aq të suksesshëm?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...