Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si do të reagojë Irani për Qasem Soleimanin

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si do të reagojë Irani për Qasem Soleimanin

Nga: David Patrikarakos “The Spectator”

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Televizioni Shtetëror Irakian raportoi se udhëheqësi i Forcës iraniane Kuds, Qasem Soleimani, u vra bashkë me 6 persona të tjerë, gjatë një sulmi amerikan me dron pranë aeroportit të Bagdadit.

Një gjë është e sigurtë: Kjo është më vrasja e rëndësishme ushtarake në shekullin XXI në Lindjen e Mesme. Madje më e rëndësishme edhe sesa vrasja e Osama bin Ladenit në vitin 2011. Bin Ladeni ishte më i famshëm, por në kohën e vdekjes ai ishte një figurë e izoluar i fshehur në një cep të Pakistanit.

Si organizator i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, vdekja e tij për Uashingtonin ishte një mbyllje e nevojshme e një kapitulli, por mbeti gjithsesi një akt kryesisht simbolik. Edhe Qasem Soleimani ishte një simbol: i fuqisë së Iranit përtej Lindjes së Mesme.

Iranianët lejuan që fotografia e tij të qarkullonte gjerësisht në Twitter. Ata inkurajuan shpërndarjen e lajmeve mbi të në mediat sociale dhe ato tradicionale. Por ai ishte gjithashtu edhe “motori” i fuqisë aktive operative të Iranit. Ishte organizatori kryesor i dhunës në Siri, Liban, Irak dhe Jemen.

Për sa i përket dëmtimit të rrjeteve terroriste aktive, vrasja e Soleimanit është e pashembullt. Pas një akti të tillë befasues, lindin dy pyetje. Pse tani? Dhe çfarë do të ndodhë më tej? Pyetja e parë duket, të paktën në sipërfaqe, më e lehtë për t’iu përgjigjur.

Sulmi ndodhi pak më shumë se 48 orë, pasi anëtarët e milicisë të mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, pas funeralit të disa anëtarëve të vrarë të grupit në një sulm ajror amerikan vetëm disa ditë më herët. Sulmi mbi ambasadë, e zemëroi shumë SHBA-në.

Presidenti Donald Trump kërcënoi direkt Iranin se “do të paguajë një çmim shumë të madh”, për çdo dëmtim ose humbje jete. “Ky nuk është një paralajmërim, por një kërcënim”- shkroi ai në Tëitter. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei reagoi menjëherë, duke u shprehur ndër të tjera se “SHBA nuk mund të bëjë asgjë!”. Dhe ky ishte me gjasë një provokim shumë i madh.

Vitin që shkoi, Irani rrëzoi një dron të sofistikuar amerikan, sulmoi një rafineri nafte në Arabinë Saudite, dhe goditi me raketa një bazë amerikane. Që të gjitha këto, pa asnjë kundërpërgjigje. Prndaj nuk është për t’u habitur pse disa në Teheran, filluan të kenë një lloj ndjenje pathyeshmërie.

Dhe ndërkohë Qasem Soleimani e kishte luftuar SHBA-në në të gjithë Lindjen e Mesme prej më shumë se 20 vjetësh, sidomos në Irak. Ai kishte ngjyer duart me gjakun e amerikanëve. Vetëm disa orë pasi u njoftua lajmi i vrasjes së tij, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se forcat amerikane kishin vrarë Sulejmanin “me urdhër të presidentit”.

Ai po bënte plane për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe anëtarët e shërbimit diplomatik në Irak dhe në të gjithë rajonin, thuhej më tej në deklaratë. Gjithashtu, Forca Kuds, cilësohet si “përgjegjëse për vdekjen e qindra anëtarëve të ushtrisë amerikane dhe të koalicionit që ajo drejton, si dhe për plagosjen e mijëra të tjerëve”.

Sulmi ka eleminuar operativin më të rëndësishëm të Republikës Islamike në Lindjen e Mesme, dhe kësisoj dëmi është i madh në nivelin ushtarak, ashtu edhe atë strategjik. Por kjo ngjarje ka shkaktuar edhe një problem politik. Irani i është rikthyer këtë shekull politikës së tij të hershme të zgjerimit rajonal.

Ai ka depërtuar në strukturën politike (dhe në fakt edhe shoqërore) të Irakut, dhe të Libanit përmes përfaqësuesit të tij si Hezbollah, në Jemen përmes grupit të militantëve Huthi, dhe natyrisht në Siri ku bashkë me Rusinë, është arsyeja se përse Bashar Al-Asad mbetet ende në pushtet.

Sulejmani ishte “fytyra” e mirëfilltë e Iranit në Lindjen e Mesme. Ndaj a mundet që fuqia kryesore shiite në botë të rrijë duarkryq, ndërsa bota arabe sunite sheh nga afër situatën, dhe përdor një qasje në funksion të pengimit të ambicjeve të Teheranit?

Përgjigja është jo. Dhe me një rrjet të tillë të sofistikuar grupimesh militante në të gjithë rajonin, ka të ngjarë që Teherani t’i përdorë ato për t’u hakmarrë, siç ka bërë në fakt gjithmonë. Lufta asimetrike është mënyra se si lufton Irani. Sidomos kur e di se nuk mund të zhvillojë dot një luftë konvencionale kundër Shteteve të Bashkuara.

Në të kaluarën, Teherani ka goditur objektiva të largëta si Gjermania dhe madje edhe Argjentina. Shtirrja e ndikimit të saj është e madhe. Këtë herë ka kundër një kosto shumë të madhe në rastin e përshkallëzimit të përballjes me një SHBA, që sapo ka treguar shpirtin e vet luftarak.

Ndërkohë, Teherani po përballet me kundërshti të mëdha brenda vendit, pasi sanksionet ndërkombëtare po vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë, e cila po vuan veç kësaj edhe pasojat e rënies së çmimeve të naftës. Populli është duke u revoltuar, dhe regjimi po i vret ata.

Është një periudhë shumë e rrezikshme. Por është edhe një një vit zgjedhor për Donald Trumpin.

Ai mund të joshet me gjasë të përballet me “Mullahët e çmendur”. Tani po diskutohet për një luftë të mundshme. Por kjo duket si diçka e tepruar.

As Irani dhe as SHBA-ja nuk duan një luftë, të cilën as nuk mund ta përballojnë, dhe as ta fitojnë përfundimisht. Por veprimi, në një mënyrë ose në një tjetër, do të vijë dhe atëherë ne të gjithë i nënshtrohemi ligjit të pasojave të padëshiruara. Në Lindjen e Mesme, ka aguar një dekadë e re, dhe duket se ajo mund të jetë edhe më e trazuar, se sa ajo që sapo iku.

TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpIranikasem sulejmaniSHBA

TË LIDHURA

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

16:27 | 03/11/2025
Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore
Bota

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur
Rajoni

Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

14:09 | 03/11/2025
Next Post
“SHBA do marr një mësim”/ Komandanti i ri iranian: Kemi varrosur shumë si Trump

“SHBA do marr një mësim”/ Komandanti i ri iranian: Kemi varrosur shumë si Trump

Liderët autoritarë sundojnë përmes frikës

Liderët autoritarë sundojnë përmes frikës

Po zvogëlohet me kalimin e kohës/ Çfarë po ndodh me trurin e njeriut

Po zvogëlohet me kalimin e kohës/ Çfarë po ndodh me trurin e njeriut







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

by mirseda
16:27 | 03/11/2025
0

Izraeli dorëzoi të hënën trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen...

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

16:25 | 03/11/2025
Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

14:58 | 03/11/2025
Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com