Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Si do të përdoret Liqeni i Ujmanit nga Kosova dhe Serbia

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si do të përdoret Liqeni i Ujmanit nga Kosova dhe Serbia

Kosova dhe Serbia firmosën dje në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen historike për normalizim ekonomik.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë. Ai shtrihet në veri-perëndim të vendit, në komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Liqeni ka një sipërfaqe prej 11.9 km2 (nga të cilat 9.2 km2 në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë.

Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër-Lepenc është 49 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ky liqen artificial furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kompaninë NeëCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas.

Pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni e quajnë absurde marrëveshjen, ku thuhet për “përdorim të përbashkët të Liqenit”.

Halim Gjergjizi, i cili ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta, thotë se ky projekt në atë kohë është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova. Sipas tij, liqeni është ndërtuar për nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Është absurde që paraqitet edhe një palë tjetër, çfarë është Serbia. Me gjithë dokumentet, gjithë historinë e ndërtimit të atij kapaciteti, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të shfrytëzimit ose të menaxhimit të atij sistemi. Ndoshta, do të ketë sqarime më vonë lidhur me këtë marrëveshje, por tash për tash është absurde. Uji nuk mund të shkojë në Serbi për shfrytëzim. Serbia nuk mund të shfrytëzojë ujin në mënyrë të përbashkët, ai është i dedikuar për nevoja të Kosovës”, tha Gjergjizi për Rel.

Tags: Kosovë-Serbiliqeni i ujmanitMarrëveshja

TË LIDHURA

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë
Rajoni

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve
Aktualitet

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
Next Post
Rriten tensionet mes vendeve/ Tetë avionë luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi, reagon Rusia

Rriten tensionet mes vendeve/ Tetë avionë luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi, reagon Rusia

Marrëveshje që i bën punë presidentit Trump, më shumë se Kosovës e Serbisë

Marrëveshje që i bën punë presidentit Trump, më shumë se Kosovës e Serbisë

Erdogan “kërcënon” Greqinë: Shpresoj që ata të mos paguajnë të njëjtin çmim si 100 vite më parë

Erdogan “kërcënon” Greqinë: Shpresoj që ata të mos paguajnë të njëjtin çmim si 100 vite më parë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

by mirseda
22:46 | 09/03/2026
0

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter që goditi Greqinë një ditë më parë ka shkaktuar pasoja të rënda...

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

22:11 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com