Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Marrëveshje që i bën punë presidentit Trump, më shumë se Kosovës e Serbisë

2 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshje që i bën punë presidentit Trump, më shumë se Kosovës e Serbisë

Nga Skënder Minxhozi

Kishte shumë kureshtje në ajër të enjten pasdite, rreth asaj që kryeministri kosovar dhe presidenti serb e kishin komentuar si një marrëveshje të madhe e historike, që do të nënshkruhej në Zyrën Ovale. Natyrshëm hija e rëndë e zyrës presidenciale amerikane, me të zotin e saj në krye të vendit, mes Vuçiç e Hotit, ja shtonte pritshmërinë një marrëveshjeje, e cila duhet thënë, ishte në ajër prej kohëve kur Thaçi predikonte korrigjimin kufitar. Si i tillë, ky akord mes dy palësh që ende urrehen, ka marrë në kohë forma të ndryshme, tamam si një salamandër diplomatike, që nga shkëmbimi i krahinave e njohja e ndërsjellë, e deri tek teksti i sotëm me hekurudha e pika doganore, i nënshkruar në praninë e Donald Trump. Çka e bën dokumentin e sotem de facto një ujdi tregtare e ekonomike…me Izraelin në sfond! Madje njohja që ky i fundit i bëri Kosovës, është ndoshta një lajm edhe më i madh se shtrëngimi i duarve mes Vuçiç e Hotit në zyrën Ovale.

Që të pranishmit në zyrën e presidentit Trump, por edhe opinionet publike në rajonin e Ballkanit, i dinë më mirë se vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmasat dhe peshën e marrëveshjes së sotme Trump-Vuçiç-Hoti, këtë e tregon edhe mesazhi në twitter i Donald Trump, i cili përgëzonte faktin që një vend më shumicë muslimane si Kosova, kishte normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Të tjera vende arabe vijnë më pas, njoftonte Trump, duke e radhitur tinëz Kosovën në një listë vendesh të cilës nuk i ka përkitur kurrë. Një dredhi e vogël diplomatike kjo, në mesin e një fushate elektorale të vështirë për presidentin amerikan.

Ta themi hapur që në fillim: nuk ishte hekurudha Nish-Prishtinë thelbi i krizës mes Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç nuk ishte dhe është as pastrimi i territorit serbo-kosovar nga antenat (fantazëm) 5g të Huaweit. Kriza mes dy vendeve ka rrënjë të thella historike, që nisin shumë kohë para se teknologjia 5g të shpikej, e që në marrëveshje nuk u trajtuan. Kufizimi i marrëveshjes në kuadrin ekonomik, mënjanoi atë që mesa duket përbën momentalisht një pengesë të pakalueshme edhe për diplomacinë amerikane në Ballkan: një kompromis tërësor dhe përfundimtar mes serbëve e kosovarëve që do të sillte njohjen e ndërsjellë, shbllokimin e procesit të integrimit evropian dhe hyrjes në NATO për Beogradin dhe të njohjes së përbotshme të shtetit kosovar, si subjekt i të drejtës ndërkombëtare me të drejta të plota.

Marrëveshja e Uashingtonit arriti të bëjë të heshtin gojët politike në Tiranë e Prishtinë, që e shanë dhe mallkuan pa frena Shengenin Ballkanik, kur atë e propozoi Edi Rama. Ky është një sukses i vogël i marrëveshjes, por edhe një dëshmi e rradhës sesa skuthë e hileqarë janë politikanët e kësaj ane të botës.

Në marrëveshjen e të enjtes mes Serbisë e Kosovës, nuk u pa shenjë e korrigjimit kufitar. Një provë se ajo konjukturë e rrezikshme që e lejoi këtë tezë të marrë formë dhe peshë, tashmë duket e tejkaluar si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë e Beograd. Profili i ulët i marrëveshjes ngjan më shumë si një akt noterik i hartuar shpejt nga një administratë amerikane që kërkon një sukses diplomatik në kohë fushate elektorale, sesa si një qasje serioze ndaj krizës serbo-kosovare. Një hap i parë, më shumë se një akt historik tërësor e shterrues.

Si e tillë, marrëveshja, e shoqëruar me lajmin e njohjes nga Izraeli të Kosovës, është më shumë një ngjarje që i bën punë presidentit Trump në këtë vjeshtë zgjedhjesh, sesa vetë palëve të interesuara ballkanike. Thelbin e asaj që ndodhi e përmblodhi më së miri Xho Bajden, kandidati presidencial demokrat, i cili deklaroi pas ceremonisë se “Kosova duhet të jetë e pavarur, jo pjesë e Serbisë”. Thjeshtë, qartë dhe shkurt.

Tags: Kosovë-SerbiMarrëveshjaskender MinxhoziTrump

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Erdogan “kërcënon” Greqinë: Shpresoj që ata të mos paguajnë të njëjtin çmim si 100 vite më parë

Erdogan “kërcënon” Greqinë: Shpresoj që ata të mos paguajnë të njëjtin çmim si 100 vite më parë

VIDEO/ Vajza e Robert Aliajt kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

VIDEO/ Vajza e Robert Aliajt kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

VIDEO/ Momenti historik kur Netanyahu i jep Hotit lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli

VIDEO/ Momenti historik kur Netanyahu i jep Hotit lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli

JU REKOMANDJOMË

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës 3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës 3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake

5 muaj ago
Shkëlqen Vllaznia e femrave, futet në grupet e Ligës së Kampioneve

Shkëlqen Vllaznia e femrave, futet në grupet e Ligës së Kampioneve

3 vjet ago
Nishani: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, shembulli i sakrificës për ruajtjen e identitetit kombëtar

Nishani: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, shembulli i sakrificës për ruajtjen e identitetit kombëtar

6 vjet ago
Pushimi i çështjes për lobimin rus/ Ristani: U vendos drejtësi

Pushimi i çështjes për lobimin rus/ Ristani: U vendos drejtësi

3 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com