Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si do të ndikojë në Shqipëri bllokimi i eksportit të grurit nga Rusia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si do të ndikojë në Shqipëri bllokimi i eksportit të grurit nga Rusia

A rrezikojmë prekjen e çmimit të bukës në javët dhe muajt në vazhdim? Në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, nuk pritet ndonjë ndikim i madh në këto dy aspekte. Duket se sinjalet e dhëna nga Rusia janë dëgjuar siç duhet në Shqipëri!

Nga: Adrian Civici

Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithrave në botë, vendosi të ndërpresë eksportin e grurit dhe disa drithrave të tjera – përveç vendeve të Bashkimit ekonomik euroaziatik – deri në datën 1 korrik 2020, me gjithë rritjen e çmimit në tregun botëror dhe përfitimet nga eksportet si rezultat i forcimit të dollarit amerikan dhe dobësimit të rublës ruse. Sipas Ministrisë ruse të Bujqësisë, një masë e tillë synon të “stabilizojë çmimet e drithërave dhe të garantojë nevojat e brendshme të vendit” duke pasur parasysh dhe situatën e krizës së Covid-19 dhe goditjeve që mund të shkaktojë ajo. Hera e fundit kur Rusia ka bllokuar eksportin e drithërave ka zgjatur gati 11 muaj: 15 gusht 2010 – 30 qershor 2011. Në fund të marsit 2020 qeveria ruse shpalli masat kufizuese nëpërmjet aprovimit të “kuotave të eksportit” të drithrave deri në 7 milionë tonë, kuotë që u arrit në 26 prill 2020. Mbas kësaj date, eksportet e drithrave bllokohen deri në 1 korrik, në pritje të një vendimi të dytë. Duke iu referuar rritjes së çmimeve në tregjet botërore dhe dobësimit të rublës kundrejt USD, eksporti i drithërave u bë mjaft fitimprurës për Rusinë dhe të ardhurat valutore të saj, por nga ana tjetër, kjo ishte edhe një arsye fortë për pezullimin e përkohshëm të eksporteve “për të mbrojtur tregun vendas nga rritja e çmimit të bukës dhe ngushtimi i  ofertës në treg”, sidomos në një kohë kaq të pasigurt, pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Një vendim i tillë u kritikua menjëherë nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin), OBT (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare të cilat i tremben faktit se “këto kufizime për eksportin e drithërave mund të shkaktojnë mungesa të rënda e kriza ushqimore, sidomos në vendet e varfëra … siç paralajmëron OKB-ja, kriza e grurit apo drithrave të tjera, mund të marrë ndoshta  “përmasa biblike” në rrethanat e një pandemie… Ekziston rreziku i rritjes së çmimit të grurit, që edhe përpara këtij vendimi ishte mjaft i lartë”. Çmimi i grurit të fortë, i përdorur për prodhimin e miellit dhe bukës, nga 200 euro/ton pritet të shkojë deri në 260 – 270 euro/ton. Arsyet e përgjithshme të kësaj rritjeje lidhen me rritjen e kërkesës globale për grurë, shqetësimet për ndryshimet klimaterike dhe efektet negative të tyre në prodhimin e grurit, sidomos thatësira e gjatë në Evropë – meteorologët paralajmërojnë se vera e vitit 2020 mund të jetë nga verat më të nxehta  të dekadave të fundit – dhe, mbi të gjitha, efektet e rënda që po shkakton kriza e koronavirusit. Të korrat e ardhshme të grurit duken të rrezikuara në shumë vende të botës, sidomos në vendet e mëdha eksportuese që furnizojnë tregun botëror me sasitë më të mëdha të këtij produkti jetik.

Po Shqipëria, si dhe sa e rrezikuar është të ndikohet apo të preket nga kjo situatë? A rrezikojmëprekjen e çmimit të bukës në javët dhe muajt në vazhdim? Në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme nuk pritet ndonjë ndikim i konsiderueshëm në këto dy aspekte. Duket se sinjalet e dhëna nga Rusia janë dëgjuar siç duhet në Shqipëri. Shifrat tregojnë se gjatë muajit mars 2020 regjistrohet shifra më e lartë e importeve të drithërave, veçanërisht grurit. 1,5 miliardë lekë importe në mars 2020, me një rritje prej 147% krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje 69% krahasuar me muajin mars 2019. Konkretisht, u importuan 43000 ton, ndërkohë që një vit më parë ishin importuar vetëm 21000 ton. Megjithatë, Rusia (bashkë me Serbinë) mbetet furnizuesja kryesore e tregut shqiptar të importit të drithit duke zënë rreth 50% të tij. Krahasuar me muajin mars 2019, importet nga Rusia janë rritur me 154%, bashkë me Serbinë, zënë rreth 70% të tregut tonë të importeve.

Kjo situatë ka bërë që kompanitë shqiptare të importit të drithërave dhe përpunimit të tyre, veçanërisht grurit të kenë siguruar tashmë  1,5 – 2 muaj importe stok, çka nënkupton që për një periudhë të paktën 2 – 3 mujore, nuk pritet që çmimi i miellit dhe bukës të ndikohet në tregun e brendshëm, natyrisht duke përjashtuar mundësinë e spekulimeve dhe “manovrimeve”. Nga ana tjetër, rreth 35-40% e drithit që përdoret në vendin tonë për prodhimin e bukës mbulohet nga importi, ndërsa pjesa tjetër nga prodhimi vendas. Mbetet për t’u parë se si do jenë të korrat e këtij viti – kur procesi i prodhimit është ndikuar dhe nga kriza e pandemisë – për të dhënë një gjykim për shkallën e prekjes së çmimeve të bukës nga bllokimi i eksporteve ruse.

Është momenti që Shqipëria ta rrishikojë rigorozisht politikën e saj rurale në lidhje me prodhimin, përpunimin e grurit dhe rezervat shtetërore dhe kompanive importuese e përpunuese, në mënyrë që të rrisë shkallën e autonomisë dhe sovranitetit për këtë produkt jetik e strategjik.

Mbas tregut të naftës, në javët dhe muajt e ardhshëm, është tregu i drithërave ai që pritet të përballet me tensione të reja, të lidhura ngushtë edhe me pandeminë Covid-19. Dhe kjo për tri arsye kryesore: nën efektin e paqartësive dhe dëmeve nga kriza aktuale dhe ridaljes në skenë të nocionit të “sovranitetit ushqimor”, shumë vende po përpiqen të garantojnë  tregjet e brendshme nëpërmjet politikave proteksioniste, duke dobësuar ndjeshëm respektimin e rregullave të tregtisë së lirë dhe kërkesave të OBT-së. Ukraina, eksportuese e madhe e grurit ka deklaruar se “po monitoron me kujdes eksportet e grurit dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të marrë masa për frenimin e tyre për të parandaluar rrritjen e çmimit të bukës, sidomos nëse situata e krizës pandemike do të vazhdojë të komplikohet”. Vietnami, një nga vendet kryesore të eksportit të orizit në botë, deklaroi se po shihte mundësinë e bllokimit të eksporteve të orizit, nëse situata pandemike përkeqësohej. Vendet eksportuese të naftës – që janë shumë të varura nga importi i grurit – të prekura rëndë nga rënia e paimagjinueshme e çmimit të naftës, po kalojnë periudha paniku rëniesh të ardhurash dhe deficitesh të larta buxhetore, panik që po e reflektojnë dhe te krijimi me urgjencë i stoqeve të mëdha të grurit, duke ndikuar akoma më shumë në rritjen e çmimit të tij; së treti, vështirësitë e mëdha dhe bllokimi i transportit ndërkombëtar po i bën akoma më të komplikuara praktikat dhe procedurat e importit.

Situata mund të qetësohet disi nëse tregjet amerikane dhe evropiane do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për t’i orientuar drejt tyre blerësit e grurit, natyrisht me çmime joshëse. Stoqet amerikane të grurit janë nga më të mëdhatë në botë dhe “hedhja e tyre në treg” me një vendim politik mund ta qetësojë ndjeshëm situatën, ndërkohë që edhe tregu evropian duket më disponibël për të mbushur boshllëkun e Rusisë. / Fjala.al

Tags: Adrian Civicieksporti i gruritrusishqiperi

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Zgjerohet fasha orare e vizitave në poliklinika

Zgjerohet fasha orare e vizitave në poliklinika

Justin Bieber pranon problemet e tij me xhelozinë

Justin Bieber pranon problemet e tij me xhelozinë

Një bebe në familje, Fifi ndan lajmin e bukur me fansat

Një bebe në familje, Fifi ndan lajmin e bukur me fansat

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com