Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shuarja e opozitës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
I munguari i madh në ditën e protestës së opozitës

Ben Andoni/Vetëm pak orë pas certifikimit të zgjedhjeve së përgjithshme shqiptare, një pyetje po rri pezull mbi kokat e qytetarëve shqiptarë: Cili do t’i bëjë opozitën e vërtetë z. Rama në mandatin e ri? Të gjithë votat pro të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po i paraprijnë asaj, që kanë më së shumti frikë shqiptarët, se katër vitet e ardhshme do kemi një monolog të stërgjatë të Ramës dhe një kundërshti të zbehtë.

Togfjalëshi i fundit është përcaktimi sesi mendohet sot opozita e ardhshme shqiptare. Është për të ardhur keq se z. Lulzim Basha nuk e bën dot opozitën e vërtetë për asnjë arsye, ka dalë nga procesi i tretë zgjedhor humbës, e nga një i katërt në partinë e tij si manipulues. Nuk mund ta bëj dot as LSI-ja që paçka fjalëve nuk tregon dot vlera të justifikojë qëndrimin e saj. Mbi të gjitha, në tetë vitet e fundit, LSI ka qenë pjesë e ekzekutivit me dy qeverisje të përfolura.

Më e keqja s’mbaron këtu. Ajo lidhet me Partinë Demokratike. Ku fryma opozitare ka humbur krejt dhe në vend të kësaj mbizotëron një përçarje e thellë, që nuk mund ta shërojë dot grupimi kundër Lulzim Bashës dhe ai vetë me akrobacitë e shëmtuara. Që pas mesnatës së 18 Majit, ai ka humbur besueshmërinë e kauzës, por edhe atë pak frymë të mbetur që bulëzonte ende nga PD-ja.

Më kot, tani, një takëm brenda saj e justifikojnë dhe besojnë në ngritjen e këtij formacioni, që jo vetëm nuk përfaqëson me masën e PD-së, por ka larguar edhe të gjithë ato shtresa sociale, që e votonin pa kusht. Kauzën e të përndjekurve ka kohë që e tollovit PS-ja me listat që nuk mbarojnë; atë të legalizimeve, me gjithë zullumet e mban, sërish PS-ja, paçka se faturat vrastare nga Strasburgu vijnë me një rregullsi matematike; e fundit edhe anti-komunizmin sot e ka marrë partia, që konsiderohet si vazhdimësi e PPSH-së!!! Kjo është tragjedia më e madhe, humbja e frymës së një partie, e cila mundi në 1992 të trondiste skenën shqiptare me frymën dhe alternativat, duke u bjerrur sot, në një parti që flet thjesht për mbijetesë politike.

Sa për LSI-në, opozita e saj do të jetë e zbehtë, sepse në mos të tjerat, lufta më e madhe do të jetë për të mbajtur të bashkuar bazën e saj fleksible, që më shumë sesa ideologjinë e partisë ka interesin e shpejtë pragmatist dhe vazhdimësinë e punësimit. Dhe, paçka vrullit, dëshirës së lidershipit të ri të znj. Monika Kryemadhi, logjika e interesit te LSI e kalon çdo ideologji.

Në këto kushte, ashtu si kemi parë në orët e fundit, dy partitë që proklamojnë opozitën më shumë janë marrë me formën sesa me thelbin. Ndërkohë që urrejtjen më të madhe të dy partitë kinse anti-PS e kanë dhe do e kenë me njëra-tjetrën, për shkak se nuk vunë dot në funksionim atë bashkëpunim, me të cilin kërkonin të ishin në pushtet, në kurriz të Ramës. Duket se më shumë këto parti do merren me njëra-tjetrën sesa opozitën e vërtetë, që duket se Rama do t’ia bëjë vetes me shpërfilljen e tij egoiste.

Të paktën këtë e treguan qartë në orët e fundit, kur më shumë sesa të merreshin me atë që nuk kuptohet në thelb të rritjes së çmimit të ujit, PD dhe LSI-ja u morën me njëri-tjetrin. E gjithë ajo që mbet në fund është se jo thjesht nuk ka më opozitë, por se partitë në Shqipëri nuk duan t’i bëjnë opozitë Ramës, që tashmë vazhdon me ligjërime pindarike në vetën e parë, i patrazuar nga askush, përveç ndonjë zëri qytetari, gjatë dëgjesave që i kërkon marrjen e legalizimit dhe kuptohet gabimeve të veta…Shuarja e opozitës, kjo është për të ardhur vërtetë keq për demokracinë shqiptare. (Javanews)

Tags: ben andonilsilulzim bashaopozitaPDShuarja

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi në supermarket

Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi në supermarket

I forti i pafajshëm në rendin e sotëm botëror

I forti i pafajshëm në rendin e sotëm botëror

Aleksandër Vuçiç: Vendimi për lirimin e Haradinajt, skandaloz

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Vuçiç ironizon me sugjerimet e shkencëtarëve ndërkombëtarë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Abuzimi me subvencionet e BE-së, 7 të arrestuar në Çeki, mes tyre dy zyrtarë të lartë
Aktualitet

Abuzimi me subvencionet e BE-së, 7 të arrestuar në Çeki, mes tyre dy zyrtarë të lartë

by mirseda
13:27 | 08/04/2026
0

Autoritetet në Çekia kanë arrestuar shtatë persona, mes tyre dy zyrtarë të lartë nga ministria e Industrisë,...

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

Turqia ‘tregon muskujt’, nxjerr pamjet nga stërvitja ushtarake “Atdheu Blu-2026” në Mesdheun Lindor

12:06 | 08/04/2026
Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

Dy javë pa sulme/ Liderët europianë reagojnë pas arritjes së armëpushimit me Iranin

12:02 | 08/04/2026
Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

Sherr me thika në Londër, humb jetën 21-vjeçari

11:50 | 08/04/2026
“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

“Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”/ Kryeministri Rama inspektim në spitalin e Lezhës

11:32 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com