Është shtyrë sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit.
Bëhet me dije se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i ish-ministrit. Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 11 qershor.
Kjo nuk është hera e parë që gjyqi ndaj Tahirit shtyhet, pasi është shtyrë edhe më parë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.