Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë vaksina mbërrijnë të martën

Ministria e Shëndetësisë informon se dërgesat e Pfizer që ishin parashikuar të mbërrinin sot, do të vijnë nesër, ditën e martë.

Janë 15.210 doza të aksinës anticovid që do të vijnë 24 orë me vonesë, por arsye e kësaj vonese nuk bëhet me dije.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.