Ministrja Xhaçka zbulon detaje nga vizita me kryeministrin Rama në Bruksel

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbuluar disa detaje nga vizita në Bruksel së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për News 24, Xhaçka tha se po bisedohet për një mekanizëm të ri të shpërndarjes së vaksinave nga COVAX.

Më tej, ajo shtoi se sipas saj, qeveria shqiptare i ka përmbushur detyrat dhe topi tashmë është në fushën e BE-së.

“Tre ishin temat kryesore që u biseduan në Bruksel. E para që detyrat e shtëpisë janë kryer të 15-ta. Të gjithë kanë diskutuar që është koha që ndoshta brenda presidencës suedeze të kemi edhe vendosjen e datës për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë.

Plotësimi i kushteve është parakusht për plotësimin. Ka pasur avancime shumë pozitive në përmbushjen e të gjitha kushteve. Edhe ministri i Jashtëm ka qenë në konsensus për vendosjen e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

Me një mekanizëm të ri për të ofruar vaksina edhe për Ballkanin e BE-së. Do të mundësohet një lidhje e drejtpërdrejt e vendeve me komisionin duke pasur garanci për pagesat. Çështja tjetër është që edhe mekanizmi i COVAX të fillojë të funksionojë së shpejti.  Ka qenë një bashkëpunim shumë i efektshëm. Mund të them se ne i kemi përmbushur detyrat tona dhe topi tashmë është në fushën e tyre”,– tha Xhaçka.